21/12/2024

ORNELA RADOVICKA,  ZËRI ARBËRESH NË SEMINARIN E MËSUESVE NGA DIASPORA

0
Ornela-Radovicka

Prishtinë, 18-21 korrik 2024

Nga Hazir MEHMETI

“Arbërishtja e deklaruar nga UNESKO si gjuhë ne rrezik. Dija dhe ndërgjegjja për gjuhën, mbi gjuhën, si dhe kulturën arbëreshe ,të ecin në mënyrën paralele me dijen dhe ndërgjegjen për  gjuhën shqipe. .  Arbëreshët kanë nevojë për abetaren e tyre”

Vështrim:
Seminari i radhës, tani i 17 – ti me radhë u mbajt në Prishtinë organizuar nga qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë.  Takimet gjithëpërfshirëse të mësuesve nga diaspora nisen 21 vjet më parë në Bern, duke kaluar në seminarin të parë (2005 ) në Prishtinë organizuar nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
Në ditën e tretë të seminarit u paraqit me ligjëratën e saj interesante Ornela Radovicka, studiuese e njohur e kulturës, historisë, gjuhësisë e traditave arbëreshe. Ligjërata e saj ishte shumë argumentuese, e bazuar në fakte mbi nevojën e bashkëpunimit me arbëreshët, problemet e nevojat e tyre për ta mësuar gjuhën e tyre.  Është lëshim të mos dëgjojnë e mësojnë të gjithë seminaristët mbi mësimin e arbërishtes nga nxënësit arbëresh në seancë të përbashkët e jo vetëm pak prej tyre në njërën prej punëtorive me kohë të shkurtër.
Duke qenë njohëse e shkëlqyer e problemeve për ruajtjen e gjuhës tek nxënësit arbëresh në shkollat e qendrave arbëresh, ajo foli mbi planin e bashkëpunimit me shkollat e fshatrave arbëresh me nxënës që flasin shqip në vende të ndryshme.  Ajo zbërtheu në detaje nevojat dhe përpjekjet për ta unifikuar arbërishten tek arbëreshët fshatrave të largëta të cilët flasin varietete gjuhësore sa gati nuk kuptohen mes veti njëri ngulim me ngulim tjetër.
“Ndoshta unë mund të kem qenë femra e parë që i kam vizituar të gjitha fshatrat arbëreshe sa janë tani 54 ngulime (fshatra). Së bashku me At Antonio Belluscin, të gjitha hulumtimet në fshatrat arbëreshe i mblodhëm në një libër, vepër që nuk e bënë as akademitë dhe ua kemi dhënë Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve në Tiranë e drejtuar nga  Diana Kastrati. U gëzuam shumë që qeveria kishte hapur një qendër për arbëreshët”.   Ajo foli mbi nevojën e unifikimit të arbërishtes dhe hartimin e një abetareje të përbashkët për të gjithë nxënësit që dëshirojnë ta mësojnë në shkolla arbërishten.  Ajo theksoi se: riti bizantin i dalluar nga ritet latin dhe të tjerë ishte element dallues dhe ndihmoi në ruajtjen e arbërishtes dhe identifikoi arbëreshët dhe arbërishten shekujve. Theks të veçantë ajo vuri se:  Akoma nuk e keni kuptuar qe Arbëreshët duan gjuhen e tyre!  Qe arbëreshet nuk kane një gjuhe te përbashkët. Arbëreshët duan arbërishten e tyre dhe jo gjuhen shqipe!!!   Si njohëse e mirë e rrethanave dhe nevojave të arbëreshëve, Ornela Radovicka iu drejtua figurave shtetërore përgjegjëse duke konstatuar se nuk kanë bërë asgjë për arbëreshët  dhe për për ruajtjen e arbërishtes si gjuhë e saj.  E Vetmja që kishte treguar interesimi ishte Donika Donika Gërvalla-Schwarz, ndërsa fare Ministria e Arsimit të Shqipërisë.
Projekti i nisur nga grupi i shoqatave arbëreshe,  shkolla të mësimit plotësuese në Zvicër, Qendra e Studimeve Albanologjike në Frasnito e mbështetur nga  Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, lidhur me shkëmbimi i përvojave në praktikë të funksionimit të mësimit të arbërishtes në shkolla ku ka nxënës arbëresh që e flasin arbërishten dhe dëshirojnë ta mësojnë në shkollë gjuhën e tyre. Kjo nismë e projektuar do jetësohet gradualisht dhe pret mbështetje konkrete e të gjithanshme.
Pjesë nga tema e ligjëratës: ” Plan bashkëpunimi mes shkollave me nxënës arbëresh dhe me nxënës tjerë në diasporë”

Ornela Radovicka: Shkova në këtë takim  jo si mësuese, por për një projekt mbi arbëreshët.
Po pse zgjodha Diasporën do thotë dikush?  Kisha provuar me parë lidhje me Shqipëri dhe Kosovë  dhe asgjë nuk u bë.
Shansi fundit e pash me Diasporën kur nga diaspora Lidhja e  Krijuesve dhe poetëve në Mërgatë  kryesuar nga Kryetari i tyre Musa Jupolli, Sekretari Mentor Thaçi, Koordinatori i gjuhës shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiu, Prof dhe hulumtuesi Hazir Mehmeti, Mësueset Bashkim Halilaj e shumë mësues të shkollave në Diasporë, nën drejtimin e mikut të arbëreshëve dhe  anëtar nderi të Qendrës sonë, Rexhep Rifati erdhën në Kalabri për orën e tyre Letrare. Ata me një mendje u treguan të gatshëm dhe menjëherë u hodhëm në “kandiere”

Projekti:
Të shpëtojmë arbërishten dhe të pasurojmë gjuhën shqipe.
Kohë zgjatja: Viti akademik; Tetor 2024 deri në Maj 2025

Qëllimi i projektit: Të pasurojmë leksikun mbi gjuhën arbëreshe, të njohim historikun dhe kulturën arbëreshe në kurrikulat shkollore, por edhe të përhapim historinë shqiptare tek vëllezërit tanë arbëresh.

Objekti: Koordinimi dhe binjakëzimi i dy shkollave: Ungra\ Lungro në Kalabri, me një popullsi arbëreshe numri i të cilëve arrin mbi 80% dhe shkolla shqipe e diasporës në  Zvicër

Në specifikën e saj ky projekt përmbledh;

A)Mësuesit dhe nxënësit e diasporës
Arbërishtja e deklaruar nga UNESKO si gjuhë ne rrezik. Dija dhe ndërgjegjja për gjuhën, mbi gjuhën, si dhe kulturën arbëreshe ,të ecin në mënyrën paralele me dijen dhe ndërgjegjen për  gjuhën shqipe.

Të  pasurojnë leksikun me arbërishten

Spastrimi i gjuhës arbëreshe nga ndikimet e huaja, dhe aty ku nuk arrihet me arbërishten, të   pasurohet me shqipen!

Të njihen me historikun, kulturën, artin, arkitekturën, e vëllezërve arbëresh.

Të promovojmë për hapjen e pikave të tjera të Mësimit arbëresh në  kurrukulat shkollore të ngulimeve arbëreshe.

Të krijohen akorde bilaterale midis shtetit të Kosovës apo Shqipërisë për trajnim intensiv si fillim të disa mësuesve madre lingua arbëreshe  për të nisur e krijuar një armatë mësuesish për arbërishten që të vijë duke u përmirësuar deri në pajisjen e tyre me një licencë.

  1. B) Mësuesit dhe nxënësit arbëresh

Dija dhe ndërgjegjja për sensibilizimin e  mësimit të gjuhës, dhe kulturës arbëreshe, por edhe të njohim kulturën, historikun e rrënjëve të të parëve tanë.

Të pasurojmë leksikun në arbërisht

Spastrimi i gjuhës arbëreshe nga ndikimet e huaja, dhe aty ku nuk arrihet me arbërishten, të   pasurohet me shqipen me ndihmën e vëllezërve shqiptarë në diasporë.

Materiali didaktik

  1. A)     Arbëreshët vënë në dispozicion, dy volumet mbi  Alfabetizzazonit

Arbërisht Përse Jo?    B) Fjalorin arbërisht të Emanuele Giordano në PDF

Paradokse që ndeshim midis Vullnetit të arbëreshëve në përdorim të arbërishtes në institucionet italiane, dhe institucioneve linguistike mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe

Nëse institucionet italiane, për të folmen arbëreshe  vënë në përdorim termin “gjuhë arbëreshe”, paradokaslisht kemi institucionet  mbi  e për arbëreshët mbi gjuhën dhe kulturën e tyre në Itali Kalabri, Napoli,  Bari, Venezia, etje Vazhdojnë ta konsiderojnë Arbërishten variant apo dialekt të shqipes.

Katedra e Universitetit të Kalabrisë ende e pa qartë apo JO transparent mbi kategorizimin e kësaj çështje. Nëse mbështet projektin Arbërishte Përse Jo, dhe në fund të kopertinës shkruan “ Kurs në gjuhën shqipe” nuk arrijmë ta kuptojmë këtë “ Sfinks” të pozicionit të saj apo këtë “ Gioco di parole”

– Nuk ka një pozicion të qartë  nga palët akademike, dhe këtë e shohim në simpoziumin e fundit kryer nga  Katedra e Universitetit të Napolit ku Gjuha arbëreshe nuk  është një gjuhë më vete, por trajtuar nga ata  një dialekt, apo variant i gjuhës shqipe?!

Kjo situatë, herë i një  pozicioni i paqartë, herë dualistik i këtyre institucioneve dhe akademikëve sjellë një situatë amorfe e paradoksale dhe herë penguese.
Kush janë këto pengesa?
A) Na ofrohet ligji i cili jep të drejtën për mësimin e gjuhës  arbëreshe, por nuk kemi një mbështetje nga ana akademike për këtë ligj, sepse mbështesin gjuhën shqipe dhe jo vullnetin e arbëreshëve

B). Sot bota arbëreshe nuk ka ende një gjuhë të zyrtarizuar, një gjuhë të njëjësuar. Bota akademike  ende nuk ka bërë as  unifikimin e 52 ngulimeve. Kisha arbëreshe këtë problem e ka zgjidhur  që në 1968 duke e  përkthyer në arbërisht. Ernest Koliqi e ka quajtur këtë vepër aktin më të vështirë dhe më madhor deri në atë kohë që arbëreshët bënë për gjuhën e tyre.

  1. C) Nëse ligji jep mundësinë për mësimin e arbërishtes, paradoksi qëndron se nuk ka mësues mbi gjuhën dhe për gjuhën arbëreshe,  dhe se Katedrat mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe  nuk kanë në auditorët e tyre asnjë student me profil mësues arbërishte. Shkurt: Nuk ekzistojnë  katedra të mirëfillta, ku të “fabrikohen” mësues për gjuhën arbëreshe.

Një paradoks i madh qëndron në mos kompatibilitetit.  Mos përputhja midis Katedrave të gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Kalabri, Napoli, etje, dhe vullnetit të arbëreshëve në Molise, në Sicili, në Puglia, Kampania, apo në mënyrë të veçantë arbëreshët e 70 shoqatave  arbëresheve që gjenden sot në Kalabri të udhëhequr nga  dy federatat FAA dhe UNIARB përfaqësuar nga drejtuesit e tyre  Damiano Guagliardi dhe  Italo Elmo, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre  duke konsideruar  të folmen e arbërishtes si Gjuhë dhe jo  si një dialekt të gjuhës shqipe,  siç vazhdohet të konsiderohet nga bota akademike. Arbëreshët ende janë në pritje në kthimi i arbërishtes në normë si gjuhë zyrtare në përdorimin e saj  në katedrat e gjuhës dhe kulturës arbëreshe, ashtu siç e përcakton edhe ligji.

Një paradoks  krijon  në vetvete edhe Ligji 488\99,  kur vendos klauzolën si tutelë (si mbrojtje) vetëm shtatë krahinat  me popullsi minoritare  historik arbëreshe.

Gjuha arbëreshe dhe përdorimi i saj në shtyp në Kalabri.

E vetmja gazetë në Kalabri që funksionon sot në Arbërisht është Jeta  Arbëreshe me Profesor Agostino Giordano,.

RAI Calabria nëpërmjet Gazetës Ufficiale 121 i jep mundësi arbëreshëve t’iu ofroi

shërbime radiofonike si  dhe programe televizive  në arbërisht.
Kush është risia që sjellim për herë të parë në këtë seminar?

Risia qëndron tek Akordi  i vënë në zbatim për një projekti të përbashkët, mbi mësimin e gjuhës arbëreshe në kurrikulat shkollore, gjë e cila bëhet për herë të parë midis një shkolle arbëreshe në Kalabri dhe një shkollë të diasporës  në Zvicër.

Pas ligjëratës pati pyetje e diskutime nga seminaristët lidhur me arbëreshët dhe gjuhën e tyre e cila po flitet gjithnjë e më pak. Në raste ishte biseda mendimesh të ndryshme.
Ligjërata e saj ishte e thukët dhe shembull se si duhet konkretisht dhe me profesionalizëm të flitet për arbëreshët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok