ORIGJINA E FSHATRAVE TË KËRÇOVËS DHE QYTETIT
NGA BAJRAM ÇELIKU – BALI
Kërçova me rrethinë ka një histori të lashtë. Sipas shumë historianëve të lashtë thuhet se, banorët e parë kanë qenë Ilirët pasardhës të Pellazgëve. Edhe atë, të fisit të Penestëve, apo Enestët, siç i përmendin disa historianë me kryeqendër Uskanën. Penestia, apo Enestia përbënte një territor të madh, dhe shtrihej në mes të disa mbretërive të asaj kohe, si: Dardanëve në veri, Paonëve në jug, Stuberës në lindje, malin Sharr në perëndim dhe dilte në Detin Adriatik. Pozita e mirë gjeografike e sajë i shtynte dëshirat e fqinjëve që ta bënin si pronë për vete, nëse nuk e merrnin me luftë, së paku ta bënin mike të tyre. Aspiratat okupuese, së pari i shprehu mbreti i Stuberës, Perseu në vitin 229 para Krishtit. Mbret iliro-maqedonas, me një ushtri të madhe niset në drejtim të Penestisë për ta pushtuar fortesën e Uskanës së lashtë, me qëllim për tu bashkuar me mbretin ilir Bardhylin e Shkodrës. Ky i fundit kishte kërkuar nga Perseu që të bëjnë bashkimin e mbretërive Ilire në luftë kundër perandorisë romake. Historiani i asaj kohe Polibi shkruan, se: mbreti i Penestëve Sirra, duke e ditur se do të sulmohej nga Perseu, kërkon ndihmë nga gjyshi i tij Arrabeu, mbret i Linkestisë që t’i vinte në ndihmë. Ushtria e Linkestëve në krye me Arrabeun për gjatë natës para agimit arrin në fortesën e Uskanës, e kur Perseu sulmon fortesën, Penestët mbrohen me të gjitha forcat, por munden nga ushtria e fortë e Perseut.
Perseu shkatrron fortesën e USKANËS, e cila deri atëherë ishte e pamposhtur, dhe e rrënoi deri në themele, duke vazhduar të rrënojë e djeg edhe venbanimet tjera të Penestisë. Robërit e luftës ia dërgon si dhuratë lufte mbretit Bardhyl të Shkodrës me të cilin takohet në Lezhë, e jo në Shkodër siç ishin marrë vesh më parë.
Nga historianë të kohës mësojmë se popullata e këtyre vendbanimeve, për nga përkatësia etnike ishin Ilir, dhe flisnin një gjuhë apo shqipen lokale të asajë kohe, e jo gjuhën maqedonase, apo greke, gjuhë që nuk egzistonin në atë kohë. Nuk mund të thuhet se, në atë kohë ka egzistuar popullatë sllave apo greke. Asesi, as gjuhë maqedonase. Kësi kombesh as që kanë egzistuar, por as sot e kësaj dite nuk mund të thuhet se egziston popullatë maqedonase në territorin e Maqedonisë së sotme, e jo më në territorin e Kërçovës. Gjuha maqedonase si dhe ajo greke e serbe, u formuan në mënyrë artificiale shumë vite më vonë nga Rusia për shkak të interesit të tyre strategjik. Së pari i futën ilirët në luftra vëllavrasëse në mes tyre, e pastaj gjatë pushtimit osman, duke përdorur fenë edhe asimiluan një pjesë të madhe të popullatës së tyre. Në këtë mënyrë u krijuan edhe shteti Grek, Serb e më vonë edhe shteti Maqedonas, një shtet falso dhe pa baza entiteti, kur dihet se ishin shqiptarë edhe pse ortodoks, por flisnin shqip dhe nuk dalloheshin as në veshjet kombëtare. Këto barbarë përdorën metodat më të këqia për të bërë asimilimin e shqiptarëve, duke varë në litarë priftërit shqiptarë para kishave ku ligjëronin në gjuhën shqipe, e në vend të tyre sillnin priftër serb, bullgarë apo nga Rusia. Kështu shqiptarët qenë të detyruar të mësojnë gjuhën e tyre, e asimilimi bëhej dalëngadalë. Për të vërtetuar këtë na e pohojnë shumë banorë të fshatrave shqiptarë, të cilët tregojnë se të parët e tyre në shtëpi flisnin shqip, por në kishë u ndalohej të flisnin në gjuhën shqipe. Shkak, që Sot: Kërcova, qyteti i vetëm në Maqedoninë e Veriut, i ka nga dy katunde afër njëri-tjetrit: Mahmute- “Llazërovci”, Shitovë – “Premkë”, Jagoll-“Dolencë”, Popojan, një fshat ku jetojnë së bashku edhe sotekësajdite të krishterët dhe myslimanët. Fshati tjetër Oslome, mes fshatrave shqiptar. Dhe, Rreshtani në afërsi të Këçrovës me banorë të krishterë. Fshat, që edhe sot e mbanë emërimin në gjuhën shqipe Rreshtan, sipas historisë vërtetë të dy vëllezërve: njëri kur bëhet “musliman” e tjetri mbetet i krishter. Vëllai “musliman”, shpesh thoshte: vëllai im u bë “shka” dhe shkoi në Rreshtan, e unë mbeta në Dllapkindoll. Ose, fshati tjetër i krishterë afër Zajazit, Bukuçon. Emërtim në gjuhën shqipe.
Periudhë më asimiluese thuhet se, ka qenë koha kur viset shqiptare ranë nën pushtetin e Mbretërisë serbo-kroato-sllovene, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve ortodoks, regjistroheshin si serb, apo maqedonas, dasht apo pa dashur ato. Edhe mësuesit serb silleshin nga Serbia, dhe mësimi zhvillohej në gjuhën serbe, deri sa në kohë të Italisë aty kah viti 1942-’43, kur Kërçova me rrethinë ishte pjesë e pandarë e “Shqipërisë Madhe”, mësimi filloi të zhvillohej në gjuhën shqipe, dhe mësuesit silleshin nga Shqipëria. Shteti shqiptarë bëri çkamos për të shpëtuar shqiptarët nga asimilimi i tyre total nga serbi i zi, dhe falë ministrit të arsimit Ernest Koliqi, Kërçova sot folë e shkruan gjuhën e tyre, gjuhën e nënës. Se, fshatrat e krishterë të territorit Kërçovës kanë folur shqip më tregonte edhe gjyshi im, Emin Çeliku në një rrëfim të tij për gjyshin e tij po me të njëjtin emër. Gjyshi më rrëfente se, gjyshi i tij na kishte qenë një kaçak mali në kohë të Turqisë. Njëherë kishte qëndruar mbi fshatrat e Kopaçkës, e turqit kishin mbledhur haraqin nga fshatrat për rreth. Kishte dëgjuar britmat e fshatarëve të cilëve haraçi u merrej me dhunë, e ato të mjerët luteshin që turqit tu lenin diçka për të kaluar dimrin me fëmijtë e tyre për të ngrënë, por tagrambledhësit as që deshin të dëgjojnë për hallet e tyre. Dëgjon Emin Kaçaku hallin e tyre dhe me shokët tjerë kaçakë sulmon tagrambledhësit turq duke i vrarë që të gjithë. Thirrë banorët të cilëve u ishin marrë pasuritë, dhe u thotë: që secili të merrte plaçkat e veta. Fshatarët marrin pasurinë e tyre dhe fillojnë të japin urata në gjuhën shqipe. Emin Kaçaku i pyet ata se, nga e dinin ta flisnin aq bukur gjuhën shqipe? E, ato i përgjigjen, se: edhe ata janë shqiptarë, por shqiptarë ortodoks. Gjuhën shqipe e kanë folur brez pas brezi. Emin Xhambaz Kërçova u premton atyre se, sa herë të jetë nevoja të kërkojnë ndihmën e tij, e ai do tu ndihmojë që turku mos i prekë më kurrë. U thotë atyre: tani e kuptova se, ju edhe pse jeni të krishterë, jeni gjaku ynë, jemi të një gjaku shqiptarë.
Nga e gjithë kjo, duhet të na bëhet e qartë, se: të gjithë fshatrat e krishterë në territorin e Kërçovës së sotme, janë shqiptarë dhe jo sllavë siç e shtrembërojnë historinë serbët, bullgarët, apo ato të ashtuquajturit maqedonas, kopila të serbit e bullgarit.
Më la pa fjalë një bisedë që zhvillova me një nuse nga Lezha e Shqipërisë, kur e pyeta se pse u bë nuse te një i krishterë nga fshati Bukuçon i Kërçovës? E, ajo mu përgjigjë: ,,Kur unë me prindërit e mi erdhëm për tu njohtuar me prindërit e burrit, bisedën e zhvilluam në gjuhën shqipe dhe na thanë, se: edhe ato janë shqiptarë. Vetëmse të krishterë, fe që na dallon nga shqiptarët myslimanë. Kjo për mua fliste nusja nga Shqipëria nuk ishte aspak problem, edhe pse burri im nuk dinte aspak të fliste shqip. Linda dy djem dhe që të dy flasin shqip, por në shkollë mësojnë në gjuhën maqedonase, dhe e flasin mirë edhe atë gjuhë. Se, të krishterët e fshatrave të Kërçovës me të vërtetë janë shqiptarë, e kuptova edhe unë kur isha nxënës i klasës së parë pranë gjimnazit të Kërçovës. Rrija në një bankë me një moshatarin tim “maqedonas”, tani mjek i kardiologjisë në Kërçovë. Gjatë ligjërimit të një profesori maqedonas unë merrsha shënime, dhe kur profesori thoshte: shënoni presje, ose pikë e shenja tjera të pikësimit, unë i shënoja me shkronja. Ai më qortoi, pse i shkruaja me shkronja, e jo me shenjat përkatëse të pikësimit? Edhe, atë: mu drejtua në gjuhën shqipe, që më habiti. Kur e pyeta nga e njihte gjuhën shqipe, ai mu përgjigjë, se: edhe ai ishte me prejardhje shqiptare, dhe të parët e tij në shtëpi gjithmonë kanë folur shqip, vinte nga fshati Premkë i Kërçovës. E faleminderova në shqip, e ai ma këtheu në shqip. Dëshmi kjo, që duhet të na bindë se, të gjithë fshatrat e krishterë të Kërçovës, datojnë nga koha kur në këto troje jetonin Ilirët e moçëm të fisit Penestë.
