15/11/2024

Nuk u ftua në ceremoninë e 30-vjetorit të RENEA-s, Flet Shkëlzen Brahaj: Ishte shumë e rëndë për mua dhe familjen time

0

Në ceremoninë e 30 vjetorit të Repartit RENEA ka munguar efektivi hero i këtij reparti, Shkëlzen Brahaj, i cili thotë se nuk kishte marrë ftesë për të qenë në këtë ceremoni.

Shkëlzen Braho ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në një interviste për Fax News, ku ka folur për ftesën që nuk mori në ceremoninë e 30-vjetorit të forcave RENEA.

Duke vlerësuar maksimalisht efektivët e forcave RENEA PËR punën që bëjnë, ai u shpreh se ishte shumë e rëndë për të dhe familjen e tij që të mos ftohej në këtë ceremoni.

Fjala e tij

Heronj janë të gjithë trupa speciale. Të them të drejtën nuk mora pjesë sepse nuk kisha ftesë. Largimi im nga ajo strukture është bërë në mënyrë të padrejtë. Brenda 24 orëve jam njohur me urdhrin. E kam refuzuar, kam kërkuar sqarim. Më kanë thënë do transferohesh. Unë e kam mohuar.

Nuk jam pjesë e saj fizikisht prej një muaji edhe pse shpirtërisht jam aty. Kam një jetë të tërë aty. Jam një nga 10 veta që mbrojtën repartin e Zall Herrit në vitin 98, i vetmi që nuk u thye. Jam certifkuar për kurs antiterrorizëm në Amerikë. 

Ai repart ka qenë dhe do ngelet elite. Janë grupe të mirëtrajnuara. Edhe pse në drejtimin e saj ka çaluar. Nuk ka shumë rëndësi drejtimi, puna është te trupat, që e bëjnë më së miri atë punë. Postimi im në Facebook nuk ka qenë pëer të ulur vlerat e efektivëve apo ndonjë drejtuesi. Por të mungoj unë në atë ceremoni ishte shumë e rëndë për mua dhe familjen time. Bashkëshortja dhe fëmija im e kanë vuajtur shumë punën time, sepse kam qenë gjithmonë në detyre kur kishte raste te jashtëzakonshme. Të paktën një mesazh të merrja.

 

(E.H/Faxweb.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok