21/11/2024

Nuk ka hapje të Urës pa dialog!

0

Nga Florim Zeqa

Misioni i NATO-s, përkatësisht KFOR-i ka ritheksuar se vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog dhe në koordinim me ndërkombëtarët, në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale dhe e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e “moderuar” e Kurtit nga hapja e Urës

Në një komunikatë për media, përfaqësuesi i NATO-s, Goffus ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, i cili adresoi shqetësimet e sigurisë në lidhje me hapjen e mundshme për trafikun rrugor të urës së lumit Ibër në Mitrovicë.

Goffus theksoi nevojën për një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme mes dy vendeve dhe popujve. Ai vuri në dukje se vendimet duhet të merren përmes dialogut e jo në mënyrë të njëanshme, në koordinim të plotë me komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale në të dy anët e lumit Ibër.

Kjo deklaratë e shefit të NATO-s shënon fundin gjuhës populiste të Albin Kurtit, me kartën e ‘hapjes’ së Urës mbi lumin Ibër!

Deklarata e fundit e Albin Kurtit “Për hapjen e Urës së Ibrit po i presim QUINT-in e KFOR-in”, e tregon qartë tërheqjen e tij përfundimtare nga vendimi për hapjen e Urës kryesore që e ndan qytetin e Mitrovicës në dysh.

Përfundimisht tani është e qartë se Ura mbi lumin Ibër nuk do të hapet para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe pas tyre deri në arritjen e një momentumi të ri politik pas krijimit të qeverisë së re.

Për fatin e keq të Kosovës dhe të qytetarëve, ketë konstatim timin nuk po e kanë guximin ta thonë troç politikanët, e aq më pak liderët e lartë shtetëror dhe partiak, e për më keq se kaq, nuk po e thonë as njohësit e rrethanave politike, të cilët janë të kyqyr në rrjedhat e sistemit politik, të cilët i dinë më mirë sesa unë rrethanat që e kanë determinuar themelimin e Asociacionit një etnik serb në pjesën veriore.

Andaj, nuk është aspak e ndershme për të luajtur me ndjenjat qytetarëve, duke u thirrur në gjëra krejtësisht të parealizueshme siq është hapja Urës mbi lumin Ibër pa pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Fundi i gjuhës populiste të Albin Kurtit

Pra, tashmë i erdhi fundi gjuhës populiste të Albin Kurtit me kartën e “hapjes” së Urës kryesore në Mitrovicë, të urës simbol të ndarjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve.

Sikurse heqja e një mbishkrimi dhe vendosja e një tjetri në veriun e vendit që nuk e nënkupton shtrirjen e sovranitetit në veri, as tërheqja taktike e serbëve nga isntitucionet shtetërore në veri nuk e nënkupton shtrirjen e sovranitetit me kryetarë pa legjitimitet qytetar!

Shtrirja reale dhe e vërtetë e sovranitetit në veri nënkupton vjeljen e tatimeve mbi pronat dhe bizneset serbe në veri, inkasimin e rrymës dhe të ujit dhe të gjitha shërbimeve tjera nga serbët lokal të veriut.

Kryeministri aktual me tërheqjen e fundit për hapjen e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, u zhvesh komplet nga të gjitha premtimet mashtruese ndaj qytetarëve.

Ngjyrosja dhe fasadimi i Urës i mbeti i vetmi ngushllim për mos-hapjen e paralajmëuar për 15 gusht 2024 me pompozitet të madh në mediat e vendore dhe ndërkombëtare!

Përfundimisht, nuk do të jetë Albin Kurti ai që do ta hapë Urën pa përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare me të cilat e kanë ngarkuar Kosovën pararendësit e tij në qeveritë paraprake! Mosmbajtja e premtimit bazik për hapjen e Urës kryesore në Mitrovicë e ka ulur për tokë imazhin e Kurtit para qytetarëve të vendit, duke e lënë atë me imazh të thyer edhe para aleatëve strategjik të Republikës së Kosovës, të cilët e presin me padurim largimin e tij nga pushteti

KFOR-i do të vazhdoj të zbatojë mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të krijuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes së qytetarëve. Domosdoshmërisht isntitucionet e Republikës së Kosovës në çdo kohë duhet të jenë të koordinuara dhe bashkrenduara në veprime me KFOR-in dhe misionin e BE-së, si garantuese të lirisë dhe sovranitetit të shtetit tonë.

Florim Zeqa

18.09.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok