NJERËZIT TOKSIKË TË HAPËSIRËS SONË
(Nga ligjërimet për të vërtetën)
Nga Prend BUZHALA
Në jetën e përditshme i takojmë edhe një soj të njerëzve që përkufizohen si njerëz toksikë; nuk ka fort rëndësi nëse me ta merret psikologjia apo në janë tipa që i takojnë fushës së karakterologjisë. Ka një larmi karakteresh te njerëzit e tillë.
Fjala është për atë soj karakteresh që nuk e durojnë as suksesin e as lumturinë e të tjerëve. Në pamje të parë, njerëzit e tillë duket sikur japin gjithçka nga vetja, dhe veprojnë kështu që të nesërmen ty të të rrokullisin në humnerë. Të tillët do të ju dëshpërojnë sa më shumë në çfarëdo bisede që bëni me ta, mbasi pas secilës fjalë, tek ta, do të ndjeni një ndjesi hakmarrjeje ndaj dikujt e gjithçkaje. I lumtur ai ndjehet etëm kur ty të dëshpëron.
1.
Do të hasësh vazhdimisht njerëz që flasin vetëm keq. Njerëz që në rrjetet sociale që shkruajnë vetëm keq. Dhe medie që përhapin vetëm lajmin e keq. Disa të tjerë ndiejnë nevojë të jenë gjithnjë negativë, të fyejnë, të kritikojnë, të diskutojnë mbarë e prapë. E bëjnë, sepse janë të pakënaqur me veten., por pyetja shtrohet: përse nuk largohen nga mënyra e tillë e mendimit, e sjelljes, e qëndrimit, për ta pasur një jetë të qetë e në paqe?
E mira është që ka njerëz me integritet të fortë psikik që nuk lejojnë që toksikët të menaxhojnë a kontrollojnë emocionet e tjetrit. Dhe nga njerëzit me integritet të tillë psikik, që fare nuk reagojnë ndaj toksikëve, dhe toksikët ikin, sepse e ndiejnë vetën se janë hedhur në koshin e mbeturinave, si njerëz pa vlerë. Ofenduesit gjithnjë shprehin pasigurinë e tyre.
Tjetri mund të tallet me punën tënde, me dietë tua, me veprimtarinë tënde, por ti ndiq rrugën tënde, mos e kthe kokën nga ata!
Jo pak psikologë, intelektualë, shkrimtarë, këshilltarë spiritualë e shtrojnë pyetjen: si mund t’i njohim ata. Dhe si të ikim prej tyre. Ata shprehen: njëra shenjë është lodhja që ndjeni nga njerëzit e tillë pas një bisede të gjatë. Janë njerëz që aftë që ta shuajnë kënaqësinë a lumturinë tuaj. E mandej ju më nuk mund të punoni asgjë.
Disa të tjerë janë provokatorë me nam. Dhe prej tyre, në vend të një këshille a mendimi për çfarëdo qoftë, nga ata si dhuratë, ju do të zemëroheni dhe nervozoheni pa masë për shkak të stilit tejet pesimist të bisedës, për shkak e nuk shohin asnjë anë të bardhë, por shohin vetëm zi, fatkeqësi.
Të thonë: “Nuk ka kuptim të punosh”.
Të thonë: “Nuk ka kuptim të shosh në një veprimtari kulturore, të borosh libra a të lexosh libra, se nuk ka kurrfarë dobie.”
Të thonë: “E kotë është të përpiqesh të bësh diçka në jetë, jeta është një katastrofë. Kjo shoqëri është një tmerr.”
Të thonë: “Asgjë të vlefshme nuk ka në Kosovë.”
2.
Ata nuk të nderojnë, as nuk i vlerësojnë prirjet që ke, as nuk kanë ndjeshmëri se po ta humbin kohën në bisedë. Dhe ti ndjehesh i mjerë në bisedë me ta, ndjehesh i frustruar, te ta nuk sheh asnjë kompromis, duan që te vetja ta tërheqin vëmendjen e të tjerëve, asnjëherë nuk pranojnë se kanë qëllime e motive të ulëta.
Për të të dëshpëruar sa më shumë, për të të dekurajuar, ata theksojnë secilin gabim tëndin, stërmadhojnë gabime të imëta, për të të bindur se ti je i pavlerë. Secilën punë që e bën, duan të të bindin se nuk ke për çka as të gëzohesh, as të festosh për asnjë të arritur, për asnjë vepër.
Duan që ti të mos bësh asgjë pa i pyet njeriun e tillë, që dëshiron të jetë kontrollor i jetës sate.
Nuk të lejon të propozosh diçka, as të shfaqësh mendim, por kërkojnë që t’i ndjekësh pas.
Disa të tjerë duan të ju shpallin përgjegjës për jetën e tyre. Dhe qajnë.
Disa të tjerë duan që të të mbajnë në kontroll, duke ta përmendur vazhdimisht një mëkat a një gabim!
Flasin keq pa shpine. Flasin me të tjerët për ty, por me ty nuk bisedon. I ikin shikimit sy më sy.
Ti e ndien se diçka nuk shkon.
Të tjerë njerëz kujdesen që të mos ndjehesh i sigurt, duke të të mbajtur “në distancë”.
Njerëzie e mirë këshillojnë: largohu nga njerëzit e tillë, sado që kjo nuk është e thjeshtë.
Mund t’i lësh hapësirë e mundësi që njeriu i tillë të përmirësohet, dujke ia bërë me dije që qëndrimet e tilla nuk do t’i pranoni.
Kësisoj, ti nuk do të ndjehesh depresiv, i shkurajuar. As të brengosesh për gabimet e të tjerëve.
3.
Janë një kategori tjetër njerëzish që vazhdimisht i theksojnë problemet e veta, dhe në këso rastesh nuk ka vend për të biseduar për problemet tua.
Të mos harrojmë: miqësia është ajo që jep dhe merr.
Një palë tjetër ju kritikojnë së tepërmi, vazhdimisht. Mes miqsh nuk ka asgjë të keqe, po qe se ka një këmbim informacionesh të sinqerta, por ç’t[ bësh me kritikën jo-konstruktive. E ti mund t’i thuash: do t’i humbasësh edhe ata miq që i ka.
Një palë tjetër vazhdimisht paraqiten të viktimizuar. Duket sikur janë specializuar në shkollën e gjetjes së fajtorit.
“Veç nëse e mbaj një maskë kundërgaz për pastrimin e ajrit e për t’u mbrojtur si nga lëndët helmuese, si prej helmit të njerëzve”, shprehet një mik. Fjalën e kishte që kundruall njerëzve të tillë ri ta ndërtosh një tjetër ndjeshmëri, për të mos u ndikuar. Dhe zgjidhe atë shoqëri njerëzish, me të cilët ndjehesh mirë.
(Prend Buzhala, 9 maj 2019)