06/11/2024

Njëqind vjetori i lindjes së kryeplakut prof. dr. Anton Çeta, pajtues e mbledhës i thesarit të trashëgimisë folklorike

0

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sot, me 3 janar 2020, kujtojm me lavdi njëqind vjetorin e lindjes së prof. dr. Anton Çettës, pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike mbarëshqiptare. Gjithqka rreth pajtimit është nisur nga Lumbardhi me 2 shkurt 1990, nga kryeplaku i ynë i urtë i pajtimit të gjaqeve, prof. dr. Anton Çetta, Kryetar i Levizjës i Këshillit Kombëtar pë Pajtim të Gjaqeve, i cili gjatë jetës së tij kishte arritur të grumbullonte, ndermjetësonte, pajtonte me mijëra familje të gjakosura, plagosura e të ngatërruara në mes veti. Pikërisht ai, arriti ta ç’rrënjosë fenomenin e egër mesjetar gjakmarrjen, duke i hapur rrugë shtigjeve të tjera të unitetit tonë mbarëkombëtar, e luftës për liri, demokraci dhe pavarsi të Kosovës.

Në atë kohë anembanë Kosovës e trojeve tona etnike në Rrafsh të Dukagjinit e Kosovës, organizoheshin tubime të tilla të fuqishme pajtimi në ç’rrenjosje të fenomenëve negative të gjakmarrjës e mosmarrveshjëve të përgjithshme në mes shqiptarëve. Njëkohësisht një tubim i tillë pajtimi është organizuar edhe në zonën time në Lugut të Drinit, e cila është mbajtur të dielën e Pashkëve me 15 prill të vitit 1990, kur Kisha Katolike shqiptare në Zllakuqan në krye me ish/famullitarin e Zllakuqanit, don Mark Sopin (ish/ ipeshkëv i Dioçezës së Kosovës) e bashkëpuntorët e tij të përafërt të famullive të dekanatit të Pejës (Don Marjan Uka-Sheqeri, famullitar në kishë të Gllaviqicës, Don Franë Sopi, famullitar në kishë të Klinës, Don Pashk Dani, famullitar në kishë të Budisalcit, Don Lenc Sopi, famullitar në kishë të Pejës, Don Lush Sopi, kapelan në Kishë të Zllakuqanit) e tërë kjo në kuadër të Këshillit Organizativ të apajtimit të gjaqeve në krye me prof. Anton Çetta e bashkpuntorët e tij i të të gjitha kategorive, intelektual të lart, profesor, student, krijues etj. Në këtë veç tjerëve morën pjesë edhe (krye)klerik të bashkësisë katolike shqiptare si dr. don Lush Gjergji e të bashkësisë islame shqiptare, imam Rexhep Boja (ish/kryeimam i BIK-ut) e imami Xhevat Kryeziu etj., të cilët kanë organizuar ndermjetësuar në pajtimin e gjaqeve në oborrin e Kishës së “Shen Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan, ku nën ndermjetësimin e prof. dr. Anton Çettës, u falën shumë e shumë gjaqe, plagë e ngatrresa të tjera nga Lugu i Drinit me rrethinë e zona e Dukagjinit dhe e Drenicës në përgjithësi. Një veprim tjetër pajtimi për së dyti herë është mbajtur edhe me 24 qershor 1990, ditën e Pajtorit të famullisë “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan, pikërisht në oborrin e Kishës përsëri u organizua një manifestim tjetër i fuqishëm i pajtimeve të gjaqeve, ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra pjesmarrës të kategorive të ndryshme nga të gjitha vëndet e Kosovës, në krye me plakun e urtë e karizmatik, prof. dr. Anton Çeta e intelektual të tjerë nga të gjitha zonat shqiptare e mergata. Vlen të potencohet se kryeplaku prof. dr. Anton Çetta, me 1 maj 1999 ka arritur ti mbledhë mbi gjysmë milioni njerëz në një tubim të pajtimeve të gjaqeve në atë kohë në Llukë të Epërme të Komunës së Deçanit, ku janë falur me mijëra gjaqe, plagë e ngatrresa tjera të kategorive të ndryshme.

Prof. dr. Anton Çetta dhe viti 1990 mbetën vit i faljeve e pajtimeve të cilat hynë në historin tonë të lavdishme mbarëkombëtare si një vit faljeje, uniteti, paqjeje dhe pajtimi të popullit shqiptar kudo që jeton, brenda trojeve të tyre etnike e mërgatë.

Prof. dr. Anton Çetta, e meriton një bust në qendër të Prishtinës, Tiranës, pse jo edhe në Klinë dhe qytete të tjera të Kosovës, që do të thotë se kjo është gjëja më vogël që ne si popull e shoqëri mund të bëjmë për këtë Kryetarin e Levizjës së Këshillit Kombëtar për Pajtim të Gjaqeve e mbledhës i thesarëve tona të vyeshme të trashegimisë folklorike mbarëkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok