28/04/2024

NJË SHKRIM PËR VETE DHE DY TË TJERË

0

(pas vlerësimit nga qarku i Vlorës 1 vit më parë, ende emocione)

Nga Albert HABAZAJ

Emocione dhe sot. Një vlerësim nga të tjerët është sa krenari aq dhe përgjegjësi, sa kënaqësi aq dhe shqetësim…

Gjatë punës së përditshme dhe veprimtarive, që ndoshta me frymën do të pushojnë, kujtesa shoqërore na sjell në vëmendje edhe çaste që ndihesh ca ngushtë, jo thjeshtë e zakonshëm sin ë përditshmërinë tonë sa të ngarkuar, aq të bukur. Edhe pse më duket, se përsëri do të më nxehin djersët, Pikërisht si sot, 1 vit më parë, mësuesin veteran dhe shkrimtarin Vasil Gjivogli, poetin dhe folkloristin Kristo Çipa dhe mua na u bë një nderim i lartë nga qarku i Vlorës. Edhe pse më duket, se përsëri do të më nxehin djersët, nga që e kam vështirë e ndihem keq të shkruaj për vete, ndjej detyrim shpirtëror dhe moral të shpreh mirënjohje me përulësi për ata që na nderuan dhe pë rata që morën pjesë e u ndien mirë me vlerësimin tonë. Ka qenë data 15 janar 2023, kur u zhvillua ajo veprimtari nderimi, vërtet mbresëlënëse në mjediset e Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.

Vlerësimi. Me Titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” u nderuan:

  1. Vasil Gjivogli nga Piqerasi, bashkia Himarë me motivacionin:

Për frymëzimin dhe edukimin e brezave të tërë në zonën e Bregut të Detit me pasionin e tij si mësues dhe shkrimtar, si dhe ngritjen lartë të frymës patriotike nëpërmjet botimeve me poezi, tregime e fabula”.

  1. Kristo Çipa nga Piluri, bashkia Himarë me motivacionin:

Për kontributin e shquar në fushën e kulturës në qarkun e Vlorës, si krijues, artist, folklorist dhe poet i njohur”.

  1. Albert Habazaj nga Tërbaçi, bashkia Himarë me motivacionin:

Për ruajtjen dhe ngritjen sa më lart të vlerave tona kombëtare nëpërmjet veprimtarisë së tij shoqërore, letrare, shkencore, patriotike dhe folklorike. Frymëzim për brezat e rinj të cilët udhëhiqen nga veprat e tij”.

Mendime të miqve. Vullnet Ruzhdi Sinaj: Me kënaqësi mora pjesë sot në ceremoninë e nderimit me titullin “Personalitet i shquar i qarkut Vlorë” të 3 figurave të spikatura si Albert Habazaj, Kristo Çipa dhe Vasil Gjivogli. Shkrimtari dhe studiuesi Albert Habazaj është një personalitet i shquar, kontributi i të cilit i kalon kufijtë e Vlorës, shtrihet në të gjithë Labërinë dhe merr përmasa mbarëkombëtare. Profesor Vasil Gjivogli ia ka kushtuar jetën e tij profesionit fisnik të arsimdhënësit duke edukuar breza të tërë. Poeti i njohur Kristo Çipa, i nderuar me titullin “Naim Frashëri” nga presidenti i Republikës, ka një kontribut të paçmuar për publicistikën dhe trashëgiminë tonë kulturore. Aktiviteti i mbajtur në sallën e bibliotekës së universitetit “Ismail Qemali” u moderua nga kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa. Morën pjesë kryetari i këshillit të qarkut, Ervis Moçka, kryetari i bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, kolegë deputetë, intektualë si dhe miq e dashamirës. Urime 3 personaliteteve të shquara për titullin dhe u uroj shëndet dhe jetë të gjatë në realizim e tejkalim të misionit të tyre fisnik!

Shqiponja Pazaj Veshaj: Pata kënaqësinë të merrja pjesë sot në ndarjen e Titujve të Nderit: “Personalit i Shquar i Qarkut Vlorë” të z. Kristo Çipa, të z. Albert Habazaj dhe të z. Vasil Gjivogli! Veprimtaria e tyre e shquar, arti, kutura që kanë përcjellë dhe përcjellin për brezat janë rrënjë të shëndetshme nga të cilat kultivojmë thesaret e traditës së bukur labe.

Për t’i prekur nga afër këto vlera po ju sjell një copëz nga: “Bejka e Bardhë” e z. Kristo Çipa:

Në këtë natë dhjetori ç’ më solli tek ty?/ Pasha Anadolli, madhështor Ali!/ Luan i Janinës, kryemik i vdekjes/ I vjedh vetëtimës dredhinë e përpjekjes”…

Por edhe “10 Shqiponjat e Tërbaçit” janë tashmë e shumë vite emblemë në vargjet patriotike  e lirike, të cilat z. Albert Habazaj ka skalitur me gjuhën e atdhedashurisë: “Ndër zemra atdhetarie/ Vjeshta ka ngjyra lirie./ Shqipëri, e bardha Nënë,/ Kush s’të do, u shkult’ me rrënjë!”

Ju uroj përzemërsisht shëndet të mirë këtyre artistëve të mëdhenj dhe suksese në vlerësime dhe ngjarje të tjera!

Aleksandra Arshiaj: Pata kënaqësinë të isha sot në dekorimet me titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë” të z. Kristo Çipa – mikut të babait tim si dhe z. Albert Habazaj – gjakut me vlerë dhe të kristaltë të babait tim, Avniut. Këta mjeshtra i përkasin një letërsie të gjerë duke shkruar poezi dhe prozë dhe duke kënduar e lëvruar njëkohësisht këngën labe në zemër të Labërisë, duke bërë jehonë në mbarë Shqipërinë me folklorin e tyre të papërsëritshëm dhe të paarritshëm në Polifonine Labe. Një dyshe fantastike si Kristo dhe Alberti ose anasjelltas. Njëri me Ansamblin “Bejka e Bardhë” dhe tjetri me Ansamblin “10 Shqiponjat e Tërbaçit”. Të jesh pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme, është nder dhe kënaqësi si dhe, përveç kësaj një privilegj pasi këta njerëz me vlera i përkasin brezit të artë të letërsise dhe folklorit. Shume suksese Kristo Çipa dhe Albert Habazaj! Faleminderit që më dhate mundësinë të isha aty mes jush!”

Prof. dr. Gëzim Tushi: “Urime Berti. Vleresim i merituar për kontributet e Tua publike, artistike e shkencore”.

Riza Rrokaj: Puna e ndershme, thjeshtësia, dashuria për Njerëzit, virtytet e trashëgura janë krenari dhe përgjegjësi për ty.

Lela Qejvani: Urime Berti, ti meriton edhe më shumë, sepse je fisnik dhe punon me shpirt pa interes!

Lejla Gorishti: “Urime Berti. Vlerësim i merituar për gjithçka që ke bërënë fushën e letërsisë dhe artit!”

Kujtim Dashi: “Urime dhe, sikur ta dinin se një fjale të mençur do ta përdorte një tërbaçiot i porsanderuar nga Qarku i Vlones, do ta nxirrnin nga qarkullimi shkodranët batutën!…”

Dervish Mukaj: “Urime Berti! Suksese. Unë të njoh dhe deklaroj me përgjegjësi se Ty nuk të hyn vetja në qejf”.

Vasil Gjivogli (i bashkënderuari me mua dhe Kiçon) thotë: Emri nuk e zbukuron e as e shëmton njeriun, ndërsa njeriu e zbukuron apo e shëmton emrin. Me shpirt, vullnet e këmbëngulje…

Mirënjohja ime. Shumë më urojnë, më thonë fjalë të mira e shumë mira deri në mburrje e derdhje mburrjesh, saqë  nga dashamirësia patjetër, një mik më cilëson poliedrik, tjetri madhështor, një tjetër maratonomak i pa lodhur e i pa përtuar, dikush ka merak se mos më hipën vetja në qejf a se mos më rrëmben entusiazmi…, por unë, pasi e falënderoj për urimin, i bëhem garant: Për porosinë, mos ki merak…

Sidomos kur të vlerëson një qark si Vlora, fiziku dhe mendimi im është i vogël për të shprehur mirënjohjen e madhe me dritë diellore që buron nga shpirti im.

Mirënjohje Tërbaçit – Vendlindjes së dashur, që është fryma e parë dhe e fundit, Himarës, Labërisë, Vlorës!

Mirënjohje prindërve që më bënë kokën dhe dritë iu bëftë dheu ku prehen!

Mirënjohje mësuesve të mi, sidomos 3 të veçantëve: Kujtim Mici, Zaim Hoxha dhe Rexhep Abazi, që më vështrojnë nga lart të tre; po ashtu mirënjohje të gjithë mësueseve dhe mësuesve, që nga klasa e parë në shkollën 8-vjeçare “Halim Xhelo”, Tërbaç e deri më sot që shkoj 63 vjeç [64 tashmë)!

Mirënjohje dr. Ervis Moçka, kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë dhe sekretarit Vllasi Nasaj!

Mirënjohje deputetëve dr. Bujar Leskaj dhe Vullnet Ruzhdi Sinaj !

Mirënjohje moderatorit universal sivëllait tim më të vogël, por ndriçimtar në mendim, fjalë, poezi, gazetari dhe këngë, dr. Aleksandër Çipa !

Mirënjohje të përhershme “Shqiponjave të Tërbaçit”: Lavdie Goxho Xhakaj, Liri Gaçaj Shkurtaj, Hava Çelaj Muçaj, Shpresa Kapo Çelaj, Liljana Rrapi Kapaj, Vito Shirokaj Veraj, Fatmira Hodo Skëndaj, Meme Ribaj Habazaj, Evgjeni Seferaj, Flutura Nanaj dhe Antoneta Goxho Mehmetaj! Ju jeni vërtet, ashtu siç u cilësuan në Prishtinë: “Shqiponjat e Jugut”.

Bekim e mirësi paçi të gjithë, edhe ju dy miqtë e mi që u bashkëvlerësuam sot, mësuesi veteran Vasil Gjivogli dhe poeti e këngëtori Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”!

Mirënjohje kryetarit të bashkisë Himarë Gjergj Goro, patjetër Bokes, ish – nënkryetar i kësaj bashkie, Simbol Pazaj, sot në një funksion tjetër!

Mirënjohje miqve të babait tim Agim Ruka e Dane Hoxhaj, lirikut tonë Hiqmet Mehmetaj dhe zonjës së tij të nderuar Nazo Arapi!

Mirënjohje miqve të penës poetike e studimore doc. Odise Çaçi, Eqerem Canaj, Ruzhdi Bajrami, Çlirim Hoxha, Vullnet Bilbilaj, Laureta Petoshati, Alma Sinan Feruni, Lela Qejvani, Shpresim Kasaj, Pajtim Xhelo, Ahmet Demaj, Nuredin Veshaj, Shqiponja Veshaj, dr. Asqeri Llanaj, piktorit Edi Kojani Art-Gallery Vlore, aktorit Ilirian Ali, gazetarit Genc Demiraj, dr. Llukë Gjidede, dr. Halit Harizaj, dr. Arben Hysi, intelektualëve Vilson Haxhiraj, Petrit Brokaj, Mihal Kalia, Seri Xhaferaj, Hairo Koçi, Maksim Ramohitaj, Petrit Xhamaj, muzeologëve artistë Bebi Dobi e Skënder Spahiu; bardit unikal të labërishtes, mikut tim të vjetër Tomorr Lelo; patjetër mësueses Aleksandra Arshiaj, vajzës së poetit të talentuar të Labërisë, të paharruarit Avni Varfaj, domosdo fotoreporterit Apostol Bashaj, si dhe stafit të z. Albert Deliaj me televizionin “6+1 Vlora”!

Mirënjohje veprimtarit dhe mikut tim Aleks Seferaj; mësuesit veteran tërbaçiot Lefter Beqiraj, tërbaçiotëve të mi dhe bolenasve të Kristos e të mitë!

Edhe atyre miqve të mirë që munguan me arsye u shpreh mirënjohjen, se e di që donin të ishim bashkë!

Mirënjohje vjehrrit tim Zeqir Ribaj, që dhe pse 90 vjeçar, ka shpirt djaloshar me ëndrra të pastra!

Mirënjohje Barkut të të pavdekshmit Lefter Çipa, që iu mblodhën Kiços si Detashment mirësie, që nga Sandri (Aleksandër L. Çipa), Ndrekua (Andrea L. Çipa), Beni (Arben L. Çipa) dhe Ardi (Ardian L. Çipa), familjarisht, me mesazhin e përcjelljes së stafetës tek fëmijët, tek brezat. Sivjet bën një gjysmë shekulli miqësia jonë, falë Lefterit dhe Babait tim qysh më 1973. E përhershme qoftë, me bekim fryme dhe gjaku!

Familjes sime, së pari e së fundi, që më përkrahin idealet e mia dhe … “më durojnë…”. Mejo -Plotmëria ime. TË NJËMBËDHJETË. Gjithçka imja. Më falni, që u ha shumë kohë nga ajo, që mund e duhet ta kalojmë bashkë, por gjëra të mira bëj, mendoj se janë dhe të dobishme e të bukura.

Të gjithëve ju që na nderuat sot në nderimin tonë – MIRËNJOHJE!

Shfrytëzoj këtë rast vlerësimi dhe reflektimi që t’i rikujtoj vetes dhe t’ju them juve:

Kam shumë miq e mikesha shkodranë, të cilët i vlerësoj për kulturën e dëlirë dhe mendjen e hapur. Më kryesore dhe e paharrueshme është shprehja e tyre lapidare, që, kur duan të mallkojnë tjetrin, thonë: “Me t’hy vedi n’qef”. E kujtoj këtë fjalë të urtë e të artë, kur më mburrin njerëzit, sidomos kot…

Ditën e vlerësimit nga Qarku i Vlorës. Personalitet i Shquar i Qarkut, Albert Habazaj (Tërbaç), Kristo Çipa (Pilur), Vasil Gjivogli (Piqeras)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok