21/12/2024

Një shesh i bukur arbërësh , merr emrin e bukur – ”Sheshi Mirdita”

0
Gjomarkaj-Arbreshet1

Nga Artan Lleshi Gjomarkaj

Nga data 27 shtator , dita kur një popull vital në bregun tjetër të Adriatikut gëzon e lut festën më tradicionale të komunitetit, Shën Kozmo e Damiano ,në një shesh të vogël , jofort larg vendlindjes së De Radës, Zef Serembes dhe Terenc Toçit , pra qysh prej ditës së Shën Kozmait e Damianos, një shesh i bukur me pamje nga Shqipëria do të quhet “Sheshi Mirdita”.

Pasi banda frymore e pallati komunal tē San Kosmo Albanese  ekzekutoi hymnet kombëtare te Shqipërisë dhe Italisë ,kryetarët e bashkive përkatëse , z.Damiano Bafa , kryetar i komunës San Kosimo Albanese dhe z.Albert Mëlyshi , kryetar i bashkisë Mirditë , zbuluan pllakatën në të cilën shkruhet:-“Sheshi Mirdita ,, _”Piazza Mirditë,,.Pllakata u bekua Veskovi udhëheqës i delegacionit Santuar të ritit bizantin ardhur nga Roma .Në ceremoninë e zbulimit të pllakatës përveç fjalës së rastit , ( fjalime mbresëlënëse) të krysuesve z.Bafa dhe z.Mëlyshi , me plot mbresa përshëndeti gjithashtu Këshilltarja Rajonale e rajonit të Kalabrisë , Znj.Pasqualina Straface , e cila solli mes fjalës së saj urimet më të ngrohta të Presidentit Rajonal , z.Roberto Ochiutto për aktin madhështor të vllazërimit të dy komuniteteve tona , gjeste të cilat mbajnë gjallë historinë e derisotme shqiptaro-arbëreshe e përshëndrisin udhën e së ardhmes.Në ceremoni mori pjesë gjithashtu si i ardhur nga Presidenca e Republikës së Shqipërisë , Z.Klement Zguri , këshilltar i Presidentit të Republikës Udhtimi për mbërritjen në Sheshin Mirdita ka nisur fillë pas ceremonisë Solemne të Binjakëzimit të Bashkisë Mirditë me komunën San Kosmo Albanese, ceremoni e organizuar në mbarim të Meshës Solemne , në prani të qindra qytetarëve vendas dhe qindra pelegrinëve ardhur nga të gjitha rajonet e italisë.

Mirdita , ashtu sikur ka gërmat e saja të ndritura ndër arkivat e Vienës , Parisit , Berlinit , Venecias e Romës , nga sot ka gërmat e saj edhe në një pllakatë tek një shesh arbëresh ku me siguri italo-shqiptari i shquar Terenc Toçi ka hedhur të parat gjurmë fëminore për të qënë më vonë jovetëm një dijetar i formuar pranë  vendit ku u thur “Flamuri Arbrit,, si gazeta më e shquar arbëreshe dy shekuj më parë , por për të qënë edhe themeluesi i ndër të parave gazeta javore e më vonë të përditëshme shqiptare siç ishte gazeta “Taraboshi,, e po ashtu për të qënë i pari patriot i cili organizoi Kuvendin e degjuar të Kimzës me 1911 , kuvend nga ku dihet se është ngritur për të parën herë Flamuri Shqiptar pas ripushtimit osman dhe është kërkuar vetëqeverisja ose më saktë është themeluar Qeveria e Përkohëshme e Kimzës. Ky shesh ku sot mban emrin “Sheshi Mirdita ,, , sikur gjithë Shqipëria u përgjak nga dhuna komunise , edhe ky shesh përgjaket së largti me gjakun e patriotit Terenc Toçi pasi Tirana komuniste Terencin trim e dënoi me vdekje në muajn Mars 1945 për fajin e vetëm se ishte patriot i rrallë.

Gërmat e Mirditës në qytezë të San Kozmos jan poaq të ngrohta sa vargjet e Zef Serembes në çdo varg , e vetēm kto gjashtë a shtatë gērma më bëjnë të kujtoj se këtu edhe vetë De Rada, pikërisht në këtë shesh me pamje nga Shqipëria ka endërruar Shqipërinë ndaj është pasionuar e ka shkruar “Këngët e Milosaos,, ka patur mall për vendin e gjyshërve të tij ndaj ka mbledhur më bukur se askush çdo rrem e degë të veprës së Barletit shkodran , për të mos u humbur kurrë  historia e kryelegjendarit tonë hero , Gjergj Kastriotit.

Mirdita tashmë është edhe emër sheshi në një qytet që ka për Monumente Kulture shtëpinë e De Radës  e po ashtu edhe  Santuarin “Shën Kozma e Damiano ,, -kishë e tejetzbukuruar me afreskët e piktorit me famë botërore , Nikos Jannakakis., por mbi të gjitha ky qytet është njëri nga pesë qytetet që formojnë Unionin Arbëresh, sikur janë San Demetrio Korone , Santa Sofia ,San Giorgio Albanese ,Vaccarrizzio Albanese , qytete të cilat delegacioni yne i vizitoi dhe u pritëm me tepër vllazëri nga të gjithë kryetarët e komunave dhe stafet administrative dhe u premtuam se midis administratës së Bashkisë Mirditë dhe administratave të të gjithë ktyre komunave e në veçanti midis nesh dhe komunës së San Kosmo Albanese me të cilën tashmë jemi binjakëzuar , do të ketë bashkëpunime të denja e të pareshtura në të mirë të të dyja komuniteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok