30/12/2024

Një shembull i tolerancës fetare te shqiptarët e shekullit XVIII në penat e personaliteteve të shquara të botës!

0
Lady-Mary-Wortley-Montagu

Nga Jahja Drançolli

Me interes të veçantë sot janë përshtypjet e shkrimtares angleze me origjinë aristokratike, Lady Mary Wortley Montagu (1689-1762, Londër), të cilat lidhen me tolerancën tonë fetare. Shkrimtarja në fjalë ka lindur në Londër, pasi bashkëshorti i saj Edward Wortley Montagu u emërua ambasador britanik në Stamboll, shkrimtarja Lady Mary Wortley Montagu, tashmë në cilësinë e një udhërrëfyese të vëmendshme në një letër të datës 1 prill 1717 njoftonte se “shqiptarët shkonin në xhami të premteve dhe në kishë të dielave.” (“They go to the mofques on Fridays, and to the church on Sunday, faying for their excufe, that at the day of judgment they are fure of protection from the true prophet; but which that is, they are not able to determine in this world. I believe there is no other race of mankind, who have fo modeft an opinion of their own capacity”). Gjithashtu mbresëlënëse janë edhe raportet e tjera të saj për luftërat e shqiptarëve ndaj Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimin e tyre pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok