14/12/2024

Një nisje e shkëlqyer për romanin “Dëshirë e djegur”, autori merr çmimin shkrimtar i vitit 2023

0
Ramiz-Selimi-Deshire1

Nga MBA Dafina Selimi

Në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtinë u bë promovimi i romanit të shumë pritur nga shkrimtari tashmë i njohur Ramiz Selimi, i titulluar “Dëshirë e djegur”. Ky eveniment i rëndësishëm kulturor u mbajt me sukses të madh  duke sjellë krijues, lexues dhe miq të autorit për të festuar momente të veçanta në skenën e letërsisë.

Vet pjesëmarrësit së bashku me autorin dhe panelin që ishin një ëmbëlsirë e kthyen këtë ngjarje në një kujtim të pashlyeshëm. Moderatorja e shkëlqyer zonja Mimoza Abrazhda hapi evenimentin duke përshëndetur të pranishmit si dhe mysafirin e nderit profesorin e autorit Anton Kolaj. Pastaj gazetari i mirënjohur Asllan Bajrami lexoi me zërin e tij të ëmbël një fragment hyrës, për ti hapur rrugë fjalimit të zotit Prof. Safet Gërxhaliu që si temë kishte biografinë e autorit. Ai tregoi për rrugëtimin jetësor të autorit që ishte një fjalim tejet mbresëlënës dhe interesant, duke treguar për fëmijërinë, shkollimin dhe peripecitë e paskajshme jetësore.

Recensenti i romanit autori i mbi njëqind veprave Prof. Prend Buzhala, tha se “Dëshirë e djegur” është një vepër e thellë dhe kuptimore, ku autori shkruan me ndjeshmëri për sfidat e jetës, për ëndrrat dhe ndjenjat që kishte përjetuar personazhi emblematik Dardan Iliri. Ai tha se vëllimi i dytë vazhdon pas romanit “Rrënjët e Kujtesës”duke shtjelluar në pjesën e parë peripecitë dhe jetën studentore, për të vazhduar në pjesën e dytë me emigrimin dhe pësimet e dhimbshme nga matrapazët. Buzhala tha se Dardan Iliri është syzheu i veprës që bart emblemën e fatit të njeriut shqiptar.

Një diskutim të ngrohtë dhe tejet përmbajtjesor e mbajti shkrimtari nga Peja zoti Esat Loshaj, i cili tha se ky roman vlerësohet lartë me të gjithë elementet e veta letrare artistike dhe kuptimore. Duke mbajtur rëndësinë dhe vlerat përmbajtjesore të romanit, Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës e ka vlerësuar lartë punën e zotit Selimi, për merita të shquara, për vlera të shquara ideo-artistike dhe përmbajtjesore, me çmimin Shkrimtar i vitit 2023.

Autori në një fjalë të ndjeshme të shoqëruara nga emocionet shprehu mirënjohjen dhe falënderimet për të gjithë ata që ishin të pranishëm. Një vend të veçantë në falënderimet e autorit zuri edhe redaktorja e romanit zonja Violeta Allmuça, e cila kishte thënë se romani “Dëshirë e djegur”, ishte njëri ndër romanet më të mira që kishte lexuar. Ramiz Selimi kërkoi nga lexuesit të hapin faqet e këtij romani dhe të marrin pjesë në aventurën e tij.

Promovimi u shoqërua edhe nga një diskutim i ngrohtë, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin mendimet e tyre. Në fjalimin e tij zoti Anton Kolaj tregoi për kohën kur e kishte nxënës dhe tani ndjehej krenar me të arriturat e Ramizit. Përderisa kolegu nga Austria zoti Hazir Mehmeti tha se është kënaqësi që kemi njerëz të tillë në mërgim. Vajza Dafina Selimi mburrej me të atin dhe i tregoi dy këshilla që i kishin hyrë shumë në punë. Kurse zoti Afrim Berisha recitoi poezinë e Ndre Mjedës, “O lejlek, o shpend udhëtarë”.

Kjo ngjarje u pasua nga një seancë nënshkrimi ku mysafirët morën dhuratë librin. Pas koktejit të shtruar, autori dha edhe disa intervista për mediat vendore.

Me një shpresë të madhe dhe entuziazëm për të ardhmen e romanit “Dëshirë e djegur” ky promovim shpalli një sukses të qartë dhe një ndikim të dukshëm në botën letrare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok