NJË MËSUESE SI ANA DO TË MBETËT NË KUJTESËN E BREZAVE TË SOTËM DHE ATYRE QË DO TË VIJNË

0

IN-MEMORIE

“Veprat e mira, kur bëhën në mënyrë të thjeshtë, janë si të vdekurit, që rrojnë edhe në ara si lule, që u bëjnë ballë futrtunave, si yje, që nuk perëndojnë kurrë.” (Klaudios)

Nga Fran Gjoka

Jeta është e ndërtuar e tillë që ka një fillim dhe një mbarim. E gjatë këtij intervali kohor, kushdoqoftë, kërkon që me punë të memorizohet sa të jetë e mundur për mirë tek njerëzit me të cilët ke punuar e bashkëpunuar, natyrisht, edhe në shoqëri e kudo. Aq më tepër në sektorin e arsimit, në punën e bukur e fisnike të mësuesisë, nga ku ke nxjerrë prej duarve të tua breza të tërë intelektualësh, specialistë të fushave të ndryshme. Pas disa dekadave të shërbesës në arsim, pa menduar ndoshta se…, prapë një ditë të gjithë do t’i lëmë pas. E kështu jeta ndërpritet e mpleks keqardhjen, dhimbjen dhe, së bashku me të, edhe kujtimin e mirë në shërbesën ndaj profesionit të mësuesisë.

Të gjithë ata që kanë punuar e vazhdojnë të punojnë, vendosin nga një tullë në ngrehinën e madhe të arsimit. E gjithë ata që e kanë njohur, që kanë punuar e që kanë dëgjuar për të në rrjetet sociale, me dhimbje të thellë kanë përjetuar largimin nga jeta të Mësueses së Nderuar, Ana Ndoka, që për 40-vjet sakrifikoi shëndetin e saj për t’u dhënë dije e kulturë nxënësve, duke mos u ndalur për asnjë çast së kërkuari kuptimin e jetës, duke dhënë në funsksion të këtij misioni fisnik të gjitha mundësitë dhe aftësitë e veta kulturore e profesionale. Orët e mësimit paraqiteshin të një niveli bashkëkohor, kishte një orientim të drejtë, korrekt, e vetëdijshme, e përgjegjshme në çdo rrethanë, sado i vështirë dhe i ndërlikuar të ishte procesi mësimor. Ana, e prirur pas mirësisë, e buzëqeshjes, ajo jepte atmosferë e ngjyrë gjithkujt që takonte, mjedisit ku në Lezhën historike kalonte, dhimbjen që ndjente për humbje jete njerëzish dhe optimizmin që e karakterizonte.

E tillë ishte fryma, që Ana jetësonte, e tillë ishte jeta që ajo thurte dhe aq shumë e donte, me pagabueshmërinë që nisi 40 vjet më parë në mësuesi, në të gjitha etapat e saj, sepse karakterizohej nga një intuitë për t’u orientuar drejt, ku i duhej të “përballej” jo rrallë me kapriçot e jetës, të cilat me urtësi, mençuri e pjekuri i kapërcente denjësisht dhe me vendosmëri.

Mësuese Ana Ndoka u lind në fshatin Tale të Lezhës. Arsimin bazë e përfundoi në fshatin e saj të lindjes dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme pedagogjike në Tiranë. Me mbarimin e shkollës së mesme për mësuesi, u emërua në shkollën 8-vjeçare, Ungrej, një prej zonave më të thella malore të Kashnjetit. Dhe pas 3-viteve pune intensive transferohet në shkollen 8-vjeçare Ishull-Shëngjin. Pasioni për mësuesinë po rritej nga viti në vit dhe kështu e pa si domosdoshmëri vazhdimin e studimeve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër, dega Bio-kimi. Nga viti 1976 e derisa doli në pension punoi mësuese e biologjisë dhe kimisë në një ndër shkollat më me zë të qytetit të Lezhës, në shkollën “Gjergj Kastrioti”. Këtu punon për më shume se 40 vjet në arsim dhe nuk përfitoi asnjëherë nga konjukturat politike të kohës, siç ndodhte rëndom me të tjera mësuese, të cilat sapo krijoheshin hapësirat nga miqtë dhe bashkëshortët e tyre, siguronin një punë tjetër të rehatshme dhe me pagë më të lartë. Dëshira dhe pasioni i saj ishte mësuesia, ndaj me të drejtë do të thoja se Ana Ndoka do të mbetet një ndër ikonat e mësuesisë lezhjane e më gjerë. Kjo dritëdhënëse në dije e arsim, kishte si objektiv të saj, rritjen dhe edukimin e një familje prindërore të thjeshtë, por të ndershme dhe me tradita të shkëlqyera arsimdashëse, frymë të cilën e gjeti përsëri dhe e fuqizoi në familjen e Marash Ndokës, me të cilin lidhi të ardhmën e saj. Jeta bashkëshortore e tyre u konsolidua, duke u bërë kështu një çift model dhe dijitoz e me plot vlera e virtyte të larta njerëzore për Lezhën.

Në këto vite të vështira të tranzicionit, Ana, bashkë me bashkëshortin e saj, Marashin, investuan shumë nga vetja, duke rritur e shkolluar dy fëmijë të mrekullueshëm. Sot janë koshient fëmijët për sakrificën e nënës së tyre për një shkollim cilësor në arsimin parauniversitar, duke përfunduar me sukses në universitetet më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit, duke u mësuar denjësisht atyre udhën e dijes dhe të prosperitetit. Sot djali dhe vajza shikojnë te prindërit e tyre modelin e një babai shmebullor, një nëne, që sa jetoi e punoi, personifikoi modelin, frymën, figurën e një nëne të dhembshur dhe edukatore e përsosur, me cilësitë më të spikatura individuale. Mbetet një nënë e shkëlqyer, që rrezatoi veç dashuri e mirësi, një nënë qytetare me emancipim bashkëkohor. Gjatë viteve në mësuesi e kujtoj shpesh një thënie të saj: “Jeta i jepet njeriut vetëm një herë dhe ajo duhet jetuar me dinjitet”.

Këtë devizë, Ana e kishte të fiksuar në memorien e saj gjatë viteve të ndritura në mësuesi. Kjo vajzë dhe grua lezhjane e ndjente përherë se njeriu, si qënie shoqërore, nuk mund të mendojë vetëm për veten, por lumturineëduhet ta gjejë edhe tek ajo se çfarë bën për të tjerët, për komunitetin, për njerëzit në përgjithësi dhe me fëmijët në veçanti. Kjo ishte Ana dritëdhënëse në dije, arsim e kulturë, një ndër ikonat e arsimit tonë lezhjan, një mësimdhënëse e talentuar në lëndën e shkencës natyrore, ku ka aplikuar me një sukses të menduarit logjik e në rrugë të pavarur të nxënësve. Zotërimi përfeket i orës së mësimit e bënte që t’i përdorte me mjaft efikasitet etapat mësimore, duke krijuar shpesh situata tërheqëse e zbavitëse, krejt natyrshëm, pa iu shmangur thelbit të lëndës, sepse ajo dinte kur duhej t’i hapte e t’i mbyllte portat e kimisë e biologjisë, dinte të orientohej e të zgjidhte në thesaret e saj të pafund, dinte si t’ua transmetonte nxënësve përvetësimin logjik dhe aktiv nga ana e tyre. “Mësuesi i aftë është ai,- më thoshte shpesh Ana,- që din të orientojë mësimin dhe të motivojë nxënësit.” Ndaj, do të thoja me plot gojë, se puna e Anës në mësuesi nuk mbeti kurrë skllave e ngurtë e rregullave, por thellë kornizave tradicionale të mësimdhënies, duke i dhënë frymëmarrje të plotë orës së mësimit. Asnjëherë nuk diti të diferencojë nxënësit sipas shoqërisë e miqësisë, por gjithmonë ishte pranë tyre me pasionin që jepte profesioni i mësusisë, edukimi dhe kultura qytetare që e karakterzionte sa jetoi e punoi. Kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e saj dhe kur ishte përballë privilgjeve, të mirave materiale e famës shoqërore e miqësore që ajo kishte. Ndejti deri në frymëmarrjen e fundit e dashur me të vërtetën dhe e rreptë me padrejtësitë. Tani ajo nuk jeton më dhe…E kujton me lotë mallëngjimi djali i saj, Kreshniku, me lotë malli dhe dhimbje e shoqëron vajza e saj, Vilma për humbjen e parakohshme të nënës së tyre, nipat e mbesat, motrat dhe vëllezërit, ish-nxënësit, kolegët dhe mbarë komuniteti prindëror lezhjan. Emri dhe kontributi i saj në mësuesi do të mbetën përjetësisht të salvuara në memoriet e brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë, si ndër emrat më të nderuar e respektuar të arsimit lezhjan. Përjetësisht mirënjohje misionares së arsimit! I përjetsëm qoftë kujtimi i saj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok