16/05/2025

NJË “MËSUES” I NJERËZIMIT DHE “KLASA” E TIJ…

0
Bill-Clinton-Femijet

Nga Ndue Dedaj

Ka disa ditë që vras mendjen se ç’diçiturë mund të ketë kjo fotografi.

“Thjeshtësia e Madhështisë”, mund të ishte me të parën njëra nga ato, pasi për diçiturën më domethënëse të saj mund të shpallej një konkurs botëror. Apo, më e pakta, ndër shqiptarë.

Presidenti ngjan me një mësues kujdestar, që po e çon klasën e tij diku… Po ku?

Nuk është diçka e zakonshme, pasi “mësuesi” po i mban ata fëmijë përdore dhe ata, po ashtu, ecin të zënë përduarsh njëri me tjetrin. Edhe vështrimi i tij nuk është si të jetë duke shkuar me nxënësit e tij për të parë një film në kinema, apo ata për të luajtur me bashkëmoshatarët e tyre në lagjen tjetër. Ata janë gazmorë dhe duan të luajnë e qeshin duke e përfshirë dhe atë, por ai sheh diku tej, në të ardhmen e tyre, se si duhet të jetë ajo?…

Ata janë fëmijët e Luftës së Kosovës dhe kanë dalë në liri, por nuk mjafton kaq. Liria është diçka shumë më e madhe se bombat e NATO-s mbi ushtrinë serbe.

Ky doemos që është një shpjegim.

Por, thellë – thellë, edhe pse nuk është e lehtë të përfytyrosh se si kanë qenë ungjillizuesit e parë, ky zotëri i lartë i paqes së njerëzimit të ngjan si njëri nga ata. Mbase gjithmonë bota ka nevojë për profetët e lirisë dhe paqes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok