Një konsull i kudo ndodhur, dinamik e i palodhur
Nga Shyqyri Fejzo
Në pjesën veriore të Gjermanisë, aty ku ritmi i përditshëm ecën me saktësinë e një ore zvicerane, si në gjithë vendin, rri si një dritë e qetë shqiptare një Konsull Nderi, njeri që Atdhetarizmi dhe diplomacia eshte pjesë të frymës së tij. Kolë Gjoka e ka vitin e 6 që kryen këtë punë dhe prej 12 vitesh përfaqësues i Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë së Tiranës në veriun e Gjermanisë. Ai është prej atyre që nuk flasin me zë të lartë; përkundrazi, ai flet me qetësinë e njeriut që e njeh peshën e fjalës dhe vlerën e veprës.
Zyra, telefoni dhe emaili i tij jane bërë derë e hapur për çdo shqiptar që shkel në Gjermani: studentë me ëndrra të freskëta, punëtorë me halle të përditshme, familje që kërkojnë orientim, shkrimtarë që kërkojnë promovim, artistë që duan të shpërndajnë dritën e tyre. Te ai gjejnë jo vetëm procedurë dhe ligj, por edhe buzëqeshje, durim dhe një qasje njerëzore që nuk të lejon të ndihesh i huaj në këtë vend të huaj.
Në një takim që bëmë në Hamburg, mësova shumë nga veprimtaria e tij. Në moment erdhi një telefonatë. Mbasi i ktheu përgjigje, m’u drejtua i qeshur, “Unë gëzohem kur ky person nuk me telefonon më. E pyes: –Edhe kur nuk te telefonon më? – Po. A e di pse? Sepse problemin e tij u zgjidh dhe nuk ka pse më merr prap në telefon, ndaj gëzohem.-
Puna dhe veprimtaria e Konsullit të Nderit, për vet vecorinë është e shumëllojshme dhe tepër komplekse. Për punë që kanë specifika të tilla është e vështirë të bësh edhe pyetje. Megjithëatë, kur vura re se me sa pasion fliste për punën, e pyeta nga një kënd tjetër.
-Kolë, të lutem më thuaj dy raste që në veprimtarinë tuaj të kanë lënë përshtypje dhe ndjenja të pa shlyeshme.Vec, dëshëroj një ngjarje të gëzueshme dhe një tjetër që mund të ketë mërzitur dhe trishtuar.-
Krojti pak në rrëzë të veshit, u mendua pak me sy të pulitur dhe filloi.
-Po e nis nga një ngjarje që më ka trishtuar shumë, jo vetëm mua. Këtu, në Hamburg, sic e di, pati një aksident tragjik në ndërtim. Ranë nga skela nga kati i 8-të 5 puntorë të rinj shqiptarë dhe fatkeqësisht të gjithë ndërruan jetë. Kuptohet, konsulli në këto raste le cdo punë dhe prioritet, duhej ndjekur ndodhia, aksidenti dhe procedurat. Fatkeqësisht asnjeri nga ata nuk kishte dokumentacion e sigurim jete. Kishin punuar në të zezë.
Në këto raste njeriu shtrydh cfarë ka në mendje dhe në zemër, për të gjetur ndonjë mundësi ndihme për fatkeqët tanë shqipëtarë. Duhej bërë kërkim, se populli ynë ka fjalën e urtë popullore “ai që kërkon gjen, por ai që këmbëngul, gjen dhe merr.” Duke kërkuar e gjetëm një nen të një ligji që na cliroi nga ankthi e meraku.
-Ai ligj theksonte në një nen: “çdo njeri qe punton është i siguruar!” , Ceshtja e dokumentacionit eshte dicka tjeter. Kuptohet, duheshin përpjekje, kohë ec-ejake derisa problemi u zgjidh së mbari. Trishtimi dhe keqardhja pati një farë neutralizimi, kur familjet e fëmijët e tyre muarën pensionet. Në kontaktet dhe bisedat që bëmë në Shqipëri me pjestarët e familjeve të tyre, jam ndjerë më keq, më trishtueshëm se kudo gjatë jetës time.
Kurse, përsa i përket ngjarjeve që kanë cliruar energji pozitive, ka disa, por unë do të përqëndrohem vetëm në njërën prej tyre.-Vura re se dhe tani që tregoi për fatkeqët e aksidentuar, ndihej i prekur thellë. Pastaj vazhdoi:-Unë jam krenar që komuniteti shqiptar në veriun e Gjemanisë është i integruar në jetën shoqërore gjermane, por kurrsesi e asimiluar. Për këtë punojmë shumë. Midis morisë së problemeve që jeta na vuri përpara për zgjidhje, për mua, problem i shkollimit të fëmijëve ka qënë dhe mbetet më kryesori.
-Në shpjegimin e tij Konsulli u ndal në faktin se këtë detyrë themelore e cila kërkon vemendje e kujdes të vazhdueshëm ai e ka parë në dy plane.
-Në atë se cfarë mund të bënte për vendin e tij, Shqipërinë dhe si kishte punuar këtu në Gjermani që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën e bukur shqipe.
Pas studimit të gjendjes, duke analizuar thellë të gjithë faktorët e mundësishëm, në bashkëpunim me organet shtetërore shqiptare dhe gjermane, i u dha një rezultante që të bashkëpunonin për mbështetjen e një shkolle profesionale (disa profesionesh) në rrethin e Mirditës dhe realizimin e financimit e mbarëvajtjes së projekteve të saj për përgatitjen e specialistëve të profileve të ndryshme me arsimin e mesëm. Pas një “odiseje” të gjatë propozimesh, ndërhyrjesh, programesh etj. të cilat nuk po i përshkruajmë në këtë bisedë, u arrit sipas shpjegimeve të zotit Kolë, që “shkolla Profesionale Shen Jozefi Punëtor në Mirditë” të ngrihet profesionalisht në një nga shkollat profesionale më cilsore në Shqipëri, e cila prej mëse 25 vitesh ka nxjerrë qindra specialist të mesëm të kualifikuar.
Në këtë drejtim ai është ndjerë i kënaqur dhe i lumturuar, mbasi në zbatim të detyrave dhe programeve që ndjek, i’u dha mundësia, ti shërbej edhe vendlindjes, Mirditës. Aktualisht po punon per te realizuar një Projekt me katër shkolla profesionale të Mirditës, Lezhës, Kamzës dhe Pogradecit. Me sa vihet re, shkollimi i fëmijëve në gjuhën e bukur shqipe është renditur në problemet kryesore të funksionit të tij. Në vazhdim ai shpjegon se një drejtim tjetër edhe më i madh, është ai që lidhet me shkollimin e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë për mësimin e gjuhës shqipe, u ka dalë këtu për Gjermaninë Veriore në Schlesëig-Holstein, Hamburg, Bremen etj. ku kanë arritje por jo vetkënaqësi. Flet shpenguar dhe me krenari se ka ngritur 17 shkolla shqipe me një model bashkëpunimi të qëndrueshëm me landet. Është arritur që mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë të institucionalizohet, mësimi të zhvillohet në shkollat shtetërore gjermane, mësuesit e gjuhës shqipe të paguhen nga Ministria e Arsimit Gjermane, materialet mësimore i siguron shteti Shqiptar. Eshtë arritur e po përsoset më tej bashkëpunim më i hapur dhe i gjërë me komunitetin. Vemendje po i kushtohet përgjithësimit të përvojave pozitive si dhe organizimit të seminareve e veprimtarive përgjithësuese në dobi të punës. Është detyra e mësuesëve tanë të talentuar që fëmijëve shqiptarë përvec gjuhës shqipe tju mësojnë historinë dhe gjeografinë, kulturën dhe traditat e kombit tonë. Kur unë vizitoj këto shkolla i pyes vazhdimisht femijt se nga cili qytet apo fshat i Shqipërisë kanë ardhur prinderit e tyre. Shumica e dinë, pjesa tjetër do ta mësojnë shumë shpejt.
Çdo dokument që ai nënshkruan ka mbi vete qetësinë e mendimit, saktësinë e ligjit dhe ngrohtësinë e një zemre që e di se shërbimi ndaj njerëzve është detyrë e lartë. Në pritjet e tij s’ka formë pa përmbajtje: ka kujdes, respekt, dhe një vështrim që të dëshmon se secili ka vlerë. Nuk është rastësi që shumë e kërkojnë, shumë e vlerësojnë, dhe edhe më shumë e respektojnë. Ai ka sjellë me vete një përvojë të gjatë nga vitet e punës me njerzit, që nga Shkodra apo nga Kina e largët, një horizont të gjerë kulturash, një art komunikimi që ndërton ura, jo barriera. Aty dhe nga jeta ka mësuar se diplomacia nuk është vetëm protokoll, por mbi të gjitha, është durim, dëgjim dhe aftësi për t’i bërë njerëzit të ndihen të parët dhe të vlerësuar.
Në Gjermani ai ka kultivuar një profil të qartë: një konsull që nuk qëndron mbi njerëzit, por pranë tyre. Ai ndjek dhe organizon aktivitete kulturore, përkrah promovimin e librave, mbështet çdo nismë që i jep emër të mirë Shqipërisë dhe i lidh më fort dy vendet që ai ju shërben me devotshmëri. Në çdo aktivitet që organizohet, ai shfaqet jo si figurë zyrtare e ftohtë, por si një njeri që e përjeton me shpirt përfaqësimin e kombit. Atë e dallon thjeshtësia e karakterit, zotësia profesionale, dhe mbi të gjitha dashuria për njerëzit. Ku shfaqet ai, shfaqet pa zhurmë, por lë gjithmonë gjurmë. Gjurmë pune, mirësie, dhe respekti që nuk blihet me tituj, por fitohet me përkushtim.
Kështu, në udhën e gjatë të diasporës shqiptare në Gjermani, ai qëndron si një urë e qëndrueshme: midis kulturave, midis njerëzve, midis halleve dhe zgjidhjeve. Dhe si çdo njeri që punon me zemër, ai nuk ka nevojë të flasë për vete; flasin veprat, njerëzit, dhe mirënjohja që e shoqëron kudo. Duhet detyrimisht të kthehemi në retrospektivë në një kohë tjetër, konkretisht në fundin e janarit të vitit 1996 për të hedhur dritë mbi ardhjen e Kolë Gjokës në Gjermani dhe veprimtaria e tij.
“Odiseja” e lëvizjes së Kolë Gjokës nga Shqipëria, nga Mirdita e tij e dashur, është pothuajse e njëllojtë me ato të qindra e mijra emigrantëve të tjerë shqiptarë. Arësye e lëvizjes, e deklaron vetë Kola; “Është se nuk shikon ndonjë mundësi reale për përmirësimin e jetës, për mundësinë e punës dhe sigurinë.” Edhe pse i qëndronte mbi kokë si një cekan i rëndë thënia e Horacit të lashtësisë: “Kur shkoni në një vend të huaj, ndërrohen vetëm qiejt jo trojet.” Ai nuk ktheu mendje e rrugë. “Në fund të fundit trojet aty janë, nuk lëvizin. Kur ta shikoj të arësyeshme dhe unë aty do të jem e mund të kthehem një ditë.”
Ishte me fat që pasi siguroi vizën gjermane, mori avionin në fund të janarit 1996 dhe u ndodh në Gjermani, në qytetin metropol të Hamburgut. Aty i ra menjëherë në sy kontrasti i madh, kontrast i dy botëve. Shpresa në këtë mes ishte e madhe. Kola tregon se në fillim ka kryer punët nga më të ndryshmet, pa qibarllëk e sqimë. Shpesh kërkonim punë ku të mundnim, por jo gjithnjë gjenim. “Ne, emigrantët e parë shqiptarë na ka munguar shumë mundësia e përshtatjes, mungesa e gjuhës, por të flasim drejt, për ne shqiptarët atëhere nuk ka qënë një opinion pozitiv.”
Që në fillim punën, e cila është babai i të gjithave, e ka dashur. Nëpërmjet saj arriti të ndryshoj opinion në ambientet gjermane dhe në vitin 2002 mundën të blejnë bisnesin ku kishim punuar, duke u bërë vet pronarë të tij, që funksionon edhe sot i tillë. Po ashtu, me gjuhën gjermane tregon për peripecitë e përpjekjet maksimale e vetëm dy fjalë dinte kur erdhi. “Në këto kushte e konsideroja trurin “sfungjer” për të thithë cfarë më duhej për gjuhën, si dhe njohjen e zakoneve, traditave, disiplina e korrektesa etj.” kujton ai. Synimin e ka arritur, përshtatja me këtë gjuhë, këto zakone e tradita, me ligjet për bisnesin e punën. Në shtetin gjerman gjithësekujt që ka vullnet, e zotësi për të vepruar, i hapen rrugë dhe perspektiva për të ecur përpara, brenda kuadrit ligjor të këtij shteti. Kjo këtu është provuar plotësisht për mërgatën e shqiptarëve e cila për landin e Hamburgut i afrohet shifrës të 50 mijë njerëz.
Në konceptin filozofik, theksojnë njerëz të shquar, si Hygoi, Tolstoi, Heminguej apo dhe Lasgushi ynë, bazën e një ecurie normale dhe të suksesëshme të njeriut në jetë përcaktojnë edhe një fëmijëri të vuajtur dhe e trishtuar. Skamja, varfëria, pasiguria për punë është një shkollë dhe faktor për të ecur përpara saktë dhe shpejt. Kjo dukuri në fjalorin popullor të Shqipërisë gjen vend në thënien “Më mirë pyet të vuajturin se të diturin.” Nga ky koncept dhe reflektimet e tij në jetë, nuk ka bërë përjashtim edhe Kola. Ai, shkallët e përshtatjes dhe afirmimit i ngjitëte, ngadalë dhe tepër i sigurtë këtu në shtetin gjerman. Por, duhet theksuar se edhe “emigracioni është një shkollë mbi shkollat.” Nuk është rastësi që gjendja dhe statusi i tij sot, njihet si “Konsulli i Nderit” i shtetit shqiptar në Gjermaninë e Veriut. Në saje të punës, korrektesës ndaj ligjeve e rregullave, ai ngjiti një nga një shkallët për vëndin që i takonte në shoqërinë gjermane.
Kështu, viti 2011 e gjen anëtar të CDU. Ky moment për Kolën ka pasur një rëndësi të madhe. Më pas, në saje të qartësisë së mendimit për çdo problem që dilte për të dhe shoqërinë, si dhe të këmbënguljes në punë dhe çdo detyrë që ngarkohej, në vitin 2017 ishte kandidati i pare Shqiptar për në Bundestagun Gjerman. Edhe në vitet 2021 e 2025 ka rikandiduar për në Bundestagun Gjerman. Nga viti 2016-2021, është nënkryetar i CDU Elmshorn, ndërsa nga viti 2021 vazhdon të jetë kryetar i CDU Elmshorn. Po ashtu, nga viti 2017 antar i këshillit Bashkiak dhe nga viti 2019 Deputet i Qarkut Pinneberg.
Ky status i bukur dhe i merituar ka bërë atë që sot ai të jetë shumë i vlerësuar nga gjermanët. Ndërkohë Kola, nuk shkëputet nga Shqipëria, nga Mirdita e tij e dashur. Ai sot është Kryetari i shqatës gjermano-shqiptare Alb-Diaspora e.V.-Antar i kryersisë së Dhomës së Tregtisë gjermani-shqipëri DAË e.V. Gjermanët, atë person që e do atdheun e vet e duan dhe e afrojnë shumë, mbasi në atë mënyrë ai do edhe Gjermaninë.
Në tërë veprimtarinë dhe punën e tij, Kola i ruhet shumë shterpësisë së shpirtit dhe heshtjes së fjalës. Ai absolutizmin e ka fituar jo si titull, e të mbahet pas tij, por si substancë. Kjo gjendje dhe ky status sot atë e ka bërë të rritë besimin në forcat e veta dhe sigurinë të bëjë të gjitha detyrat shtetrore e shoqërore. Ai mundohet të bëjë edhe gjera të vogla por me dashurinë shpirtërore. Prandaj edhe shumë shqiptarë e kerkojnë për ndihmë.
Njëri nga ata që e kërkonte, para një viti, një mbrëmje pak vonë e merr në telefon. “Ju jinni Kola?” ishte pyetja. “Po”, unë jam, po ju kush jeni? Zëri që vinte nga telefoni sqaron: “Jam një shqiptar nga x fshat. Ju nuk më njihni. Kam ndier për ty dhe diku gjeta dhe numurin tuaj të telefonit. Jam në München dhe po flas nga një kabinë. Kam ardhur me vizë të rregullt, me një kopje kontratë pune me vete, por ai që më dha kontratën, nuk përgjigjet me në telefon. A ke ndonjë mundësi të më ndihmoni të paktën sa të kaloj natën sonte? Bën ftohtë, në vend të panjohur. Gjuhën nuk e di.”
“Mirë. Të kuptova. Do të qëndrosh aty ku je afër asaj kabinës dhe një gjysëm ore. E kuptove?” – “Po, kuptova” m’u përgjigj. Unë i ruaj kontaket për ditë të tilla. Në München, prej ku mori telefon ai person, kisha kontaktin e një personi qe e kisha ndihmuar disa muaj më përpara, por që nuk e njihja personalisht. E mora menjherë në telefon dhe e luta ta ndihmonte personin. U tregua shume i gatshem. Ai që unë i telefonova, pas një gjysëm ore më njoftoi se e kishte takuar dhe e kishte marrë në shtëpi. Do të merrem unë me të, une nuk ta harroj ndihmen tende, më tha. Të nesërmen dhe më pas nuk lindi nevoja të merrem me atë, mbasi ai që e strehoi e kishte rekomanduar për një firmë ku ai atje punon ende.
Tani, numri i shqiptarëve në Gjermaninë e Veriut është rritur shumë, tregon Kola. Deri tani kemi biseduar për një veprimtari normale edhe pse ka shumë punë. Pa u vetkënaqur edhe në këtë veprimtari ka raste që ndonjëherë “na vret veshin” edhe ndonjë mendim fatalist si “vendi ynë nuk bëhet.” Ka diçka thellësisht të dhimbshme në mënyrën se si, sot, përmes disa gazetave, portaleve dhe platformave digjitale, trajtohen personalitete historike e kulturore të kombit tonë. Shpesh, përmendja e emrave të tyre shoqërohet me gjykime të nxituara, riprodhime të cekëta, apo me qasje të ngarkuara me paragjykime dhe interesa të momentit, larg shërbimit ndaj së vërtetës historike dhe respektit institucional. Në këto mardhënie, dukuri të tilla, edhe pse të rralla, i vlerësojmë dhe gjithnjë argumenta kemi modelet pozitive të punës, përshtatjen e shqiptarëve cdo ditë e më tepër.
Në përvojën e tij shumëvjeçare si Konsull Nderi në vendet e Gjermanisë Veriore, Kolë Gjoka ka dëshmuar se diplomacia nuk është vetëm çështje protokolli apo dokumentesh zyrtare, por mbi të gjitha qëndrim qytetar, kulturë dialogu dhe përgjegjësi morale ndaj fjalës publike. Shembujt konkretë të veprimtarisë së tij, të vlerësuar jo vetëm nga bashkëkombësit, por edhe nga institucionet dhe opinioni gjerman, flasin për një qasje konstruktive, që ndërton ura dhe jo ndarje. Këtë rol të rëndësishëm, kontributin që ka dhënë e jep si misionar i rëndësishëm në forcimin e mardhëënieve dhe miqësisë midis popullit dhe shteteve shqiptar e gjerman, organet e pushtetit qendror dhe lokal e kanë vlerësuar lart.
Kështu, Këshilli i Qarkut Lezhë e ka nderuar Kolën me titullin “Nderi i Qarkut Lezhë”, ndërsa institucioni i Presidentit i akordon titullin “Për Merita të Vecanta Civile”. Gjithës kush e ka të qartë se njeriun nuk e nderojnë dekoratat e titujt. Përkundrazi. Në këtë rast Kolë Gjoka nderon këta tituj.

Konsulli i Nderit Kolë Gjoka në një takim me të rinj në Gjermani

Konsulli i Nderit Kolë Gjoka në CDU
