22/12/2024

Një këshillë publike për ministren e jashtme të Kosovës

0
u6_Alma-Lama

Nga Alma Lama

Duke vazhduar te besoj fuqishem se askush nuk meriton te lincohet, pra as ju po ju them:

Edhe pse nuk mund te evitohet plotesisht, ministrat e jashtem nuk merren me politike te brendshme, prandaj mos u perziej.

Vleresoje postin qe te eshte dhene per ta perfaqesuar  Kosoven ne arenen nderkombetare, per te bere avokaten e saj, jo per ta sulmuar per krim e korrupsion.

Ne politiken e jashtme nuk thuhen te gjitha te metat per vendin tend sepse ka kush t’i thote; ate e bejne kundershtaret e ne rastin e Kosoves armiqte shume te ashper e te fuqishem si Serbia e Rusia.

Nese i thua, ua ke mbyllur gojen te gjithe ambasadoreve te tu, i ke vene me shpatulla pas murit perballe kundershtareve.

Deri tani nuk e ke kuptuar kete rol, shpresojme te permiresohesh.

Gjykata Speciale nuk eshte pune e jotja. Kur shteti yt do te sulmohet per kete, duhet ta mbrosh, duke thene se Kosova ka treguar gadishmeri per denimin e krimeve te luftes duke e themeluar kete Gjykate, jo duke fajesuar ata qe e miratuan.

Ketu duhet te distancohesh nga  qendrimi i Levizjes Vetevendosje qe mendon se themelimi i saj ishte  gabim. Kosova duhet te pastrohet nga akuzat.

Gjykata Speciale tashme ka marre rrugen e saj dhe te gjitheve neve na mbetet te shohim a do te vertetohen akuzat e renda ndaj te arrestuarve.

Edhe nese vertetohen, pergjegjesia eshte individuale dhe jo e UCK-se qe ishte nje formacion ushtarak qe luftoi per liri, qe doli nga gjiri i nje populli te pushtuar e persekutuar per me shume se nje shekull nga Serbia.

Nie minister i jashtem nuk duhet te shohe vetem bardhe e zi, por te gjitha ngjyrat. E nje kryediplomat, ka per detyre qe t’i beje vendet e tjera te shohin ngjyrat me te bukura te vendit te tij.

Kaq per kete teme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok