16/11/2024

Një gangster për kryeministër…

0

Nga Iva V. Grillo

Nuk ka asnjë dyshim që në krye të shtetit shqiptar është një gangster.

Shumë mundohen ta etiketojnë thjeshtë si telendar, të dalë nga fiqiri, arrogant, etj por fakt është që të gjitha këto janë thjeshtë ambalazhim i thelbit të vet prej gangoje.

Dhe jo nga ata gangot që shohim nëpër filma dhe ndonjëherë u veshin ndonjë cilësi njerëzore për ti bërë filmat më interesantë.

Përkundrazi…

Në rastin e kryeministrit bëhet fjalë për një vulgaritet dhe bullizëm të tejskajshëm, që nuk njeh asnjë kod te komunikimit publik, etik apo edhe kanuni po të doni…

Për ironi të fatit në Parlamentin Shqiptar sot paskan qënë edhe disa fëmijë…

Vras mendjen kush e ka pasur këtë ide “brilante” të dërgojë fëmijë për edukim apo eksperiencë në Kuvendin e Shqipërisë?! 🤔

Nuk u mjaftojnë fëmijëve ekspozimet nga televizioni e mediat sociale për të parë kryeministrin “në aksionet” e veta të çakërdisura ?!

Në fakt fëmijët duhen mbrojtur nga modele të tilla duke fikur televizorin, ndërruar stacionin apo duke ua zënë sy e veshë me duar sa herë që del në publik ky lloj individi apo kushdo që bullizon si ai…

Përsa i përket amnistisë fiskale të cilën po do ta kalojë përsëri me bullizmin e vet dhe te shpurës se socialistëve që i shkojnë nga pas si manare, na duhet t’i kujtojmë se vendet e tjera evropiane nuk janë klasifikuar në vendin e parë per korrupsion, drogë apo krim të organizuar.

Ato vende nuk kanë mafien të ulur këmbëkryq në kryeministri apo pushtet lokal…

Kështu që krahasimi me to jo vetëm nuk qëndron, por është abuziv, si shumica e gjërave që del nga goja e këtij individi.

Fjalimet e këtij njeriu fillojnë gjjthnjë me frazën përçarëse: “ne dhe ata”.

Në fakt shqiptarët duhet të kuptojnë një herë e mirë që nuk ka “ne dhe ata”.

Ka vetëm “ai” me interesat e veta përballë “nesh” me nje Shqiperi pothuajse të shitur.

Tani duhet ndarë mendja a do ti rrijmë përballë asaj që përfaqëson ky individ siç na e kërkon detyra qytetare, interesi ynë dhe i vendit, apo do rrisim breza të tërë që do shohin si model suksesi një gangster?!

https://www.facebook.com/iva.grillo.16

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok