Një fragment nga romani Zhgënjimi i Venerës
Një fragment nga romani
ZHGËNJIMI I VENERËS
NGA KRISTAQ TURTULLI
Politikanët e këqinj dhe burokratët mediokër sado të pasur të jenë, bëjnë jetë qeni, por pa zakonet e mira të qenit.
Aleks Fonda kish udhëtuar disa orë të mira me avion në mot të rënduar me rreshje e shkrepëtima dhe ndjehej i lodhur. Vendosi çanën mbi gjunjë dhe përkuli trupin drejt sediljes që kish perpara. Fërkoi ballin një copë herë, psherëtiu dhe mbeshteti ballin në parakrah.
‘Mirë do jetë të marr një sy gjumë’ mendoi.
Dëgjoi trokitje të befta, ngriti kokën me pertesë. Disa pika të mëdha, të nxituara shiu lëpinë xhamin e dritares së autobusit. Ndjehej apatik, nuk i bëhej të lëvizte.
Maks Keri u ul me zhurmë pranë tij e përqafoi dhe i tha:
-Hej, miku im, mos fli.
-Hë!
-Mos fli të thashë. Shihe, s’të vjen inat, edhe para një jave kur u takuan e njëjta sinfoni e mërzitshme dëborë dhe shi.
Aleksi e pershendeti me një lëvizje të lehtë të kokës.
-Prandaj dua të fle,- i tha dhe i buzëqeshi lehtë për mirësjellje.
-Hëm! Jo, jo, jo, kjo nuk durohet. Plakaruqi dimër e teproi me tekat e tij: dëborë, llohë, shi të lodhshëm dhe ngricë, – u grind Maksi zë zvargur. U kollit dhe më pas vazhdoi: – Dje, gjatë bisedës në telefon me vëllain që jeton në Francë, dëgjoja këngën e zogjve dhe përnjëherësh mu bë sikur ndjeja kundërmimin dehës të luleve. Më beso, m’u hap gjoksi. Këtu te ne, për dreq po del marsi dhe akoma të kërcasin dhembët prej të ftohtit.
Aleksi luajti kryet përsëri pa ditur ç’të thoshte. Dhe atë e lodhi ky dimër i gjatë, por më shumë e acaroi mbledhja e djeshme e bordit, aq sa i shkaktoi dhimbje të forte koke. Shkak u bë blllokimi i përkohshëm dhe aksidental sondës së shpimit. Ai si inxhinier me përvojë, u përpoq tua sqaronte shkakun e vërtetë të avarisë, por burokratët, minjtë e zyrave krakërinin në hava ngaqë ishin pykë, të pa aftë nga ana profesionale. Ata nuk dinin gjë tjetër veç të shisnin mend dhe, me marifet përpiqeshin t’i a linin atij doçin në derë. Ai e dinte ketë proçkë të ndyrë të tyre, nuk ishte e para here qe përplasej me ta, prandaj materialin sqarues e kish bërë në shumë kopje:
‘Ja ku i keni çështjen tuaj, të sqaruar dhe dokumentuar,’ u tha,’Unë e eleminova avarinë në mot të keq me erë dhe shi.’
Dhe me hapa të mëdhenj, pa vështruar askë, doli nga salla e madhe. Boll me ata minj gërryes, të qelbur, kish dhe ai çështje personale.
Aleksi gogësiu i bezdisur. Akoma s’i kish dalë e keqja e asaj mbledhje marroqe. I dukej sikur nata po zbriste ngadalë, mbështetur mbi patericat e deformuara të ftohtit.
Maksi e shqoi gogësitjen e Aleksit. I qeshi pa të keq në fytyrë pastaj nisi t’i thoshte:
-Hej mik, shkundu, mesiguri duhet ta dish, për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe të papërballueshëm, emigracioni i parë në këtë vend të ftohtë verior ka qenë i vonë. Thuhet se diku në veri u shfaqën Vikingët kur ishin në kulmin e fuqisë, por nuk qëndruan gjatë. Ikën si erdhën, ngaqë nuk e përballuan të ftohtin e egër. Këtu në dimër dielli është skandaloz. Ta kënaq po ta shohësh nga brenda shtëpisë, ulur në dritare. Të mashtron me shkëlqimin e metaltë. Të ngjan si plakaruqe e mykët e veshur me fustan të shndritshëm, rënduar nga tualeti. Ëhë, po u joshe dhe dole jashtë, cikna, thëllimi të pret dhe të kafshon si me dhembë ujku. Nuk jam plotësisht i sigurt, por në një emision televiziv mësova se në Nju Foundland gjendet një shtatore Vikingu, e di këtë, hë?
Aleksi e aprovoi me kokë dhe, pa e vrarë mendjen gjatë i tha:
– Tashmë koha ka pësuar ndryshime të mëdha. Ja, për shembull, vjet u bë mot i thatë, pa shumë reshje. Të kujtohet?
-Ëhë, më kujtohet. ju kujtohet viti i kaluar? Moti ishte i thatë me pak reshje shiu. Ju kujtohet?”
“Unë bëj”.
Maksi iu drejtua shokut të tij dhe e pyeti:
“A ju pëlqen dritat veriore?”
“Hem! Nuk e di.”
“Kur isha me një mikun tim në veri të Kanadasë vitin e kaluar dhe pashë Boreal Aurora, mbeta pa fjalë. Më befasoi me magjinë e tij. Ishte hera e parë në jetën time që pashë Aurora Boreal. O Zot çfarë bukurie! Mbeta i mahnitur nga mrekullia e NËNËS NATYRË. E papërsëritshme, në ngjyra, lëvizje, gjithëpërfshirje, jetë e vërtetë. Aty, në atë mrekulli, fshihej sekreti dhe misteri. Frymëmarrja e gjithë universit, qiellit, ujit dhe tokës. Yjet lart, thellë në qiell, më ngjanë si fëmijë të brishtë, delikatë. Aurora Boreale i qetëson yjet dhe i mbulon me vello plot shkëlqim. Pëlhura e shndritshme noton ngadalë në gishtat e universit, shoqëruar nga simfonia e dritës, me notat magjike të Bahut, Mozartit, Bethovenit… Ah zot sikur të isha një piktor gjenial…
‘A ju pëlqen të jesh gjeni? …
“Pse jo”, tha Aleksi dhe qeshi.
“Hëm…!
Të gjithë duan të jenë dikush, – murmuriti Aleksi indiferent dhe ktheu kokën nga dritarja.
Maksi pa i kushtuar vëmendje veprimit të shokut vazhdoi:
“Po ju recitoj një poezi të një miku tim poet:
Bukuritë e Dritave Veriore
ndërsa kërcejnë në unison të guximshëm…
“Ou, ou, ou…”, e ndërpreu Aleksi i mërzitur.
Maks vazhdoi pa i kushtuar vëmendje:
shfaqja e gjallë e rrotullimeve shumëngjyrëshe
me pasion bëjnë gjithësinë dhe luajnë…
“Ou, ou, ou, mjaft, mjaft,” ngriti zërin Aleksit: “O Maks, nuk më interesojnë marrëzitë poetike”.
“Hej, mirë, mirë, nuk ju pëlqeu?” Max pyeti: “Por javën e kaluar më thatë se më pëlqen dhe e vlerësoj artin, kulturën dhe veçanërisht letërsinë.”
“Nuk e di. Nuk më intereson”, foli mendueshëm Aleksi dhe shtoi: “Java e kaluar ishte javë e kaluar.”
“Aurora boreale është magji!” Tha Maksi dhe e pa me habi: “Prandaj ju fola për Aurorën boreale.”
“Të thashë, sot nuk më pëlqen dhe nuk më intereson!”
“Nuk të intereson! Pse nuk ju pëlqen aurora boreale? i tha May dhe shtoi me një ton të indinjuar: “Miku im i dashur, me sa shoh unë nuk ke asnjë ndjenjë të bukurisë, veçanërisht me mrekullinë e Nënë Natyrës”.
-Mos më mërzit, nuk e sheh, po çmendet natyra, njerëzit dhe vitet.
-Hëm, thua po çmenden?!
-Po, o mik po. Ndërsa buroktatët dhe aparaçikët bërtasim me të madhe për ngrohje globale, shpenzojmë, hedhin në erë, vjedhin miliarda dollarë dhe nga ana tjetër nuk sheh një ditë të vetme, të ngrohtë vere.
-E di unë, e di,- pranoi Maksi pa mëdyshje, zbardhi dhembët dhe shtoi:- Aleks o vëlla, i ke alergji burokratët dhe ke të drejtë.
-Sigurisht kam të drejtë. Burokratët janë si shushunjat, për të vegjetuar dhe mbrojtur kolltukët e tyre, krijojnë qëllimisht, inkurajojnë veset më të këqia të shoqërisë.
-Ha, ha, ha, ha!- Qeshi me të madhe Maksi: – Bukur, bukur fort, i ke rënë pikës. Pa, pa, pa, edhe ne kemi një drejtore të byrosë teknike, e cila edhe pse është pykë në diell nga profesioni na plasi buzën. Duhet të zbresë Zoti nga lart t’i mbushë mendjen asaj debiles që e ka gabim. Një ditë u mata ta kundërshtoja, të thosha idiotes një të vërtetë. Një miku im më goditi me bërryl dhe më pëshpëriti: ‘Hej, Maks, nëse nesër do të gdhihesh pa punë, kundërshtoje. Hakmarrja e debiles është e tmerrshme’. E qepa gojën me njëmijë penjë. Por kur ktheva kryet dhe pashë fytyrën e zverdhur të mikut, sakaq e kuptova, ai u pendua që më dha atë këshillë, me frikën se mos e shisja, sepse mosbesimi dhe pabesia na gëryen të gjithëve ne.
– Ja, e sheh sa e vërtetë është. Burokratët e këqinj janë sëmundje e shoqërisë, ata qëllimisht ngjallin në turmë frikë, panik dhe vetë ferri nuk ka tërbim të ngjashëm me atë të një burokrati të pa aftë. Hej, Maks është e vështirë të shpëtosh prej kësaj sëmundje dhe jo më ta shkatërrosh.
-Me sa shoh ke dert të hapur ndaj tyre?
-Kam, bile shumë, por të kuptohemi, jo dert të hapur, kurrsesi jo, mbasi ata janë të pa mëshirë. Nuk jam aq koqe kandari, sa ti bie murit me kokë,- i tha ftohtë, thatë Aleksi dhe piu ujë me gllënka të vogla nga shishja plastike.
– Edhe unë. E vërteta e hidhur është që këtë drejtore të ngjashme me breshkë gërmuqe, shemtaraqe, na e solli te ne, me katapultë shefja e madhe e qytetit akoma më e pa aftë se kjo. Por… kjo shefe e madhe e qytetit, është shumë e bukur, mjeshtre një kurvëri, ajo ka futur mes shalëve, bërë loço, kryetarin e bashkisë.
-Nuk e di, ndoshta dhe gaboj, kjo shefe e madhe mos është Mishele Greenbay?- e pyeti Aleksi.
– Ëhë, po, ajo është. E njeh Mishelë Greenbay?
– E njoh Mishelën Greenbay dhe e njoh shumë mirë bile.
– Hmm kështu, pra ti e njeh atë femër, atë bukuri që vret?!
– Shumë mirë e the, Mishelë Greenbay është vërtet bukuri që vret, kemi qenë bashkë studente në kolegj. Emri i saj lidhet me një kujtim të hidhur. Në kolegj ajo denoncoi në dekanat për ngacmin seksual, një mikun tim, studentin Deni Macwelin. Deni ishte një nga studentët më shëmbullorë dhe seriozë, ne e quanim gjeniu i kolegjit. Asnjë nga ne studentët nuk e besoi. E vërteta ishte se, Mishelë Grinbay i sillej rrotull Danit të pashëm, të mençur dhe me sa di, kishin filluar të lidheshin me njëri tjetrin. Por kur ai gjeti Mishelën teksa bënte seks, lakuriq me pedagogun e mathematikës. Dani e preu menjëherë lidhjen me të.
Në korridoret e kolegjit u përfol se Dani i kishte thënë Michelës; Mishela, ulërimat dhe rënkimet e tua më trembën, shtrëngova grushtat, rrëmbeva hurin dhe u përpoqa të të shpëtoja nga dhunuesi, por kur të gjeta të zhveshur duke bërë seks me mësuesen, mbeta i shtangur, gjuha mu lidh dhe për një moment mu duk e pakuptimte jeta. Nuk të besoja syve, dashuria ime, se do të shkoje të bësh seks me një plak paçka se eshte padagog. Ndersa ajo zbardhi dhembet dhe tha: “Ik o budalla i gjore, ku e di ti cfare eshte jeta! Unë gjoja bëj seks me plakushin, por jo dashuri.”
Por Mishela nuk e la me kaq, ajo si kurvë e zgjuar, për të parandalur rrezikun, krijoi alibinë e ngacmimit seksual dhe e denoncoi e para. Mishela qante me kuje dhe bërtiste me të madhe, për nëpërkëmbjen e dinjitetit femëror. Dekanati, për të vënë në vend të dinjitetit të femrës, bëri mbledhje të zgjeruar dhe mori vendim, masë ekstreme; përjashtimin e Denit nga kolegji, me shënim në biografi, si njeri i rrezikshëm, dhunues i femrave, mos pranohej në asnjë kolegj dhe shkollë të lartë. Disa javë më vonë ndesha Mishelen në shkallë e konviktit. Ajo me indiferentizën dhe gjithë dëngla, përdrodhi buzët me dashakeqësi dhe u mundua të më shmangej. Por mua nuk mu ndjenjt pa ja thenë:
‘Mishelë, s’të erdhi keq, akuzove pa të drejtë Danin, atë deli djalë, me një nënë të sëmurë.’
‘Pëf, përse të më vinte keq për një mashkull çapuçul, hë!’
‘Prej teje Danin e hodhën në rrugë të madhe dhe, nga stresi u vetëvra. S’të vret ndopak ndërgjegja?’
Mishela u flakërua nga inati. U bë bishë dhe zë të çjerrë mu ndërsye:
‘Hej, hej, qepe atë hale, apo do të flakesh dhe ti në rrugë si ai debili, hë, të shkosh për lesh?! Na, dëgjo këtu, dhe vëre vëth në vesh njëherë e mirë, unë luftoj për dinjitet femëror.’
-Hëm kuçka!- shau Maksi:- Mishelë Grinbay, kjo krye kurvë e rafinuar, ka ndërrur nja tre kryetarë bashkie të qyteteve të vegjël, deri sa arriti këtu ku është. Nuk ka tajfun e shtërngatë të lëvizë Mishelën nga istikami i detyrës së shefes së madhe. Përkundrazi ajo do të bëjë karrierë edhe më lart. Do thuash ti pse, sepse ajo mban rreth vetes një skotkë me lajkatarë, selvila dhe kodosha. Here pas here u hedh nga një lëmoshë seksi ose posti.
– Ja pra, burokratët e paaftë, imoralë, krijojnë burokratë të plotfuqishëm, – tha Aleksi, heshti nje hop dhe shtoi: – Me pak fjalë; ne të vegjëlit, turma, rropatemi, sfilitemi fizikish, mendërisht dhe ndershmërisht, ndërsa ata, të paaftit, imoralët, të korruptuarit, piavicat e shoqërisë, majmen duke thithur djersën tone, llomotasin gjithë ditën e ditës, bëjnë seks, i bien gjoksit, të buzëqeshin me hipokrizinë më të ndyrë dhe shijnë si tu vejë për mbarë.
-Eh o mik, këta janë kancer e shkuar kancerit,- I tha Maksi dhe psherëtiu. Më pas e pyeti duke qeshur:-Nejse, çfarë mendoni për politikën?
– Hej, më pyet mua për politikën apo për politikanët e këqij?
– Ëhë! Po… Hmm..! Për ketë jam pak konfuz, politika më përgjithësi më pështjellon, më lë shije të athët në gjuhë.
– Edhe mua, por unë do të doja të jem i sinqertë, dhe ju e dini mirë, shkurt, nuk më ka pëlqyer asnjëherë çështja e politikës dhe e politikanëve. Por më bën përshtypje një fakt që lëvrin nën sipërfaqe; politikanët e këqinj dhe burokratët mediokër sado të pasur të jenë, bëjnë jetë qeni, por pa zakonet e mira të qenit.
-Ha, ha, ha! Pra, sipas mendimit tuaj; politikanët e këqij dhe burokratët e paaftë janë të të njëjtit rang?
-Oh! Të lutem, sigurisht Maks, as s’e luan topi, veçse nuk është mendimi im, por produkt i praktiçizmit dhe i mendimit qindra vjeçar intelektual.
– Hm!
-Miku im i dashur Maks, në përgjithësi, shumica e gjërave, ngjarjeve që lindin, zhvillohem, dhe ndodhin sot në botë, ndikohen dhe inkurajohen nga burokratët e këqij, politikanët e pamoralshëm, sespe siç të thashë, këta janë sëmundje e pashërueshme e shoqërisë dhe është shumë vështirë të shpëtosh prej tyre dhe jo më ti shkatërrosh. Prandaj ciklet më negative përsëriten, do të ndodhin në të ardhmen, pothuajse të njëjta, si ato që janë bërë vite e vite më parë, ndoshta edhe shekuj më parë.
– Të ëmën e së ëmës, në gjiris të shkojë kjo skotkë e keqe e njerëzimit,- shau Maksi.
– Aha, gabohesh miku im, gabohesh, ata vetë, janë gjiris e shkuar gjirizit.
– Ç’i do llafet. Larg fekaleve, të mbytin me erën e rëndë. Hëm, mos e lodh kokën Aleks. A mundemi ne të qëndrojmë larg kësaj shjellë të madhe. Këtë më thuaj?
-Ëhë, hmm, e sikur ne të mundohemi, pa kuptuar ata si zvarranikë të pështirë të mbështillen nëpër këmbë.
-Eh,- psherëtinë të dy miqtë dhe, më pas pasoi një heshtje e thellë.
Fatmirësisht ngarendja e rrëmbyer e pikave të shiut u platit.
-Më në fund,- mërmëritën të dy miqtë dhe morën frymë të lehtësuar.
Asfalti prej dritave të makinave rrëzëllente, dukej si i lyer me vaj. Makina la me shpejtësi autostradën dhe u fut në një rrugë ndërmjetëse.