Një ëndërr, një komb, një flamur

0
Neki-Lulaj

Është kryefjala e bashkimit

Nga Neki Lulaj

Të dashur gjyshër, prindër, vëllezër, motra, miq e dashamirë!

Sot , më 28 Nëntor, kudo mbi rruzullin tokësor ku rrah një zemër shqiptare, ndezët krenaria, kujtimi dhe dashuria për flamurin tonë kuq e zi, për Ditën e Flamurit dhe Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Nga Kruaja legjendare e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, te Vlora heroike e Ismail Qemalit, 28 Nëntori është një udhëtim  i mundimshëm dhe i shenjtë nëpër historinë tonë, nëpër sakrificat, plagët, qëndresën dhe ëndrrat e brezave që e deshën lirinë më shumë se jetën.

Ky flamur, që u ngrit mbi Krujë u ngritë në Vlorë, nuk është vetëm simbol i një kombi. Ai është kujtesa jonë, krenaria jonë, amaneti i të parëve dhe drita që na bashkon, edhe kur jeta na shpërndan nëpër botë. Në çdo valëvitje të tij dëgjojmë jehonën e historisë, zërin e atdheut sakrificat dhe mallin e pashuar për vendlindjen.

28 Nëntori nuk është vetëm festë. Është një ndjenjë që na buron nga thellësia e shpirtit, një dashuri që nuk njeh largësi, një rrënjë që nuk shkëputet kurrë, sado larg të na çojë jeta. Pikërisht me 28 Nëntor 1443, Kthimi i “kryehyjnorit Gjergj Kastriotit Skënderbeu” në Krujë . Me  28 Nëntor 1912 ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e Mëvetësisë nga mendjendrituri Ismail Qemali.Po me Nëntor 1955 lindja e kryeherojt Adem Jashari. Data e 28 Nëntor e motit 1997  është dalj publike  e UÇK-së si forcë mbrojtëse e popullit shqiptarë  në Kosovë .Andaj Gëzuar111 vjetorin e pavarësisë se cunguar me flamurin origjinal të Gjergj Kastriotit! Gëzuar Nëntorin e ngjarjeve historike për shqiptarët kudo jane!

Me mall, me krenari dhe me zemër shqiptare, ju uroj të gjithëve:

Gëzuar, gëzuar, gëzuar 28 Nëntorin!

Rroftë flamuri kuq e zi!

Rroftë Shqipëria!

Rroftë kombi shqiptar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok