21/12/2024

Nikollë Kaçorri gurthemeltari i pavarësisë së Shqipërisë

0
Nikoll_Kaçorri

(Me rastin e përvjetorit të 105 të vdekjes se zv/kryeministrit Msgr. Nikollë Kaçorrit)

Nga Gjon Keka

Në asnjë moment një njeri i madh nuk është aq i lënë pas dore, dhe aq i harruar sidomos nga paraardhësit e tij, nga populli i tij nga shteti në të cilin u bë gurthemel i tij dhe i shërbeu atij, etj, etj, sesa menjëherë pas vdekjes së tij. Kështu që një popull, shtet e pushtet që i harron njerëzit e mëdhenjë të tij, gurthemeltarët e tij, heronjët e tij, të urtët e tij, vizionarët, shkencëtarët etj, nuk ka vetëdije kombëtare, as ndërgjegje, as moral e as dinjitet e identitet për ta quajtur veten të tillë: nuk ka të ardhme të sigurt e të ndritur dhe është i destinuar të vetëshkatërrohet e të pllakoset nga mallkimi i të parëve të harruar të tij.

Mospërkujtimi, mosrespekti, mosnderimi ndaj figurës së gurthemeltarit të pavarësisë së Shqipërisë së vitit 1912, Msgr. Nikollë Kaçorri, me rastin e përvjetorit të vdekjes së tij, është e turpshme dhe e paarsyetushme, vetëm një shoqëri, popull e shtet e pushtet pa ndërgjegj, pa kujtesë pa identitet dhe pa vizion mund ta bëjë një gjë të tillë.

Për ta përkujtuar këtë themeltar të pavarësisë së Shqipërisë këtë njeri të urtë të Arbërisë së Gjergj Kastriotit, unë zgjodha disa pjesë nga intervista e tij e dhënë si zv/kryeministër i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë në vitin 1913(Grazer Volksblatt, 1913) si më poshtë:

“Pas shekujsh betejash të përgjakshme, pas vuajtjeve të pafundme dhe viktimave të panumërta, dielli i rezistencës së lirisë tashmë do të shkëlqejë edhe mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Për shekuj na është dashur të luftojmë për ekzistencën tonë, për kombësinë tonë, për fenë tonë dhe për lirinë tonë. Fitorja e shumëpritur më në fund na bën thërret.”[…]

“Natyrisht, ne u përballëm me detyrën për t’u armatosur për luftën për ekzistencë dhe për të luftuar për një të ardhme të lumtur. Porta e lartë në politikën e saj dritëshkurtër na kishte marrë gjithçka që ishte e nevojshme për këtë luftë. Pa armë, pa ushqim, pa para, na u desh të përballeshim me vendimin: Vërtet, një luftë e vështirë, dhe e tmerrshme.”[…]

“Gjuha zyrtare do të jetë shqipja. Shkollat shqipe do të ngriten gjithandej dhe populli ynë, që fatkeqësisht edhe sot në masë të madhe është Analfabet, do të mund të ndajë më në fund dobinë më të madhe të të gjitha kohërave, Shkollën dhe shkollimin.”

“Tani i takon vetëm Europës që të ndërmarrë një hap të fuqishëm dhe të sinqertë për të na mundësuar të zbatojmë programin tonë. Qeveria e përkohshme e Shqipërisë po bën pelegrinazhe nga një kryeqytet europian në tjetrin, duke pritur me mall vendimet e fuqive të mëdha. Mbi të gjitha, natyrisht, sytë tanë janë të drejtuar nga Vjena dhe Roma.

Le të na jepet së shpejti mundësia të tregojmë nga vetja jonë këtu se çfarë mundemi dhe çfarë don Shqipëria. Do të ishte joshëse dhe e pavend të flasim sot për marrëdhëniet tona me Ballkanin.

Në Shqipërinë e re nuk do të ketë sfera interesi, sepse një ndarje e tillë mund të dëmtojë unitetin e vendit tonë. Shqipëria është e shqiptarëve dhe vetëm shqiptarët do të vendosin se ku dhe nga kush do ta marrin atë që u nevojitet.

Në fakt, vetëm Austria dhe Italia na pranuan ne. Shqipëria do t’u jetë përgjithmonë mirënjohëse këtyre dy fuqive për këtë.

Shqipëria është e vetëdijshme se çfarë i detyrohet…dhe meqenëse ndjenja e mirënjohjes mezi zhvillohet në të njëjtën mënyrë si tek populli shqiptar, Austria dhe Italia mund të llogarisin që Shqipëria të jetë gjithmonë dhe kudo në krahun e tyre.”

Ndërsa me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Shqipërisë Msgr. Nikollë Kaçorri theksoi se “në këtë ditë të paharrueshme ka vërtet arsye për t’u gëzuar, pasi dita e shpalljes së pavarësisë së mbarë kombit shqiptar na kujton çlirimin e plotë nga zgjedha e rëndë shekullore turke.”

Në të njëjtën kohë, ai foli në mënyrë më të prerë për nevojën e domosdoshme për bashkim dhe unitet të sinqertë në tokën kombëtare të të gjithë shqiptarëve të çdo besimi fetar, pasi siç nënvizonte ai “fuqia e kombit shqiptar qëndron vetëm në unitet dhe harmoni për qëllimin e përbashkët të tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok