24/12/2024

NGJARJET NE CETINJE

0
u6_Gjoke_Dabaj

KAMBANË PËR ME E TARNDË KOMBIN SHQIPTAR PREJ JERMIT SHEKULLOR

Nga Gjokë Dabaj

Arma, me të cilën Sërbia e sulmoi Malin e Zi, është Kisha Pravosllave Sërbe.

Priftërinjtë nuk mund as t’i prekësh me dorë, jo më t’i vrasësh.

Se ç’është Kisha Pravosllave Sërbe, është shkruar tashmë dhe, kushdo që dëshiron të dijë, mund ta gjejë dh e ta lexojë. Me shenjtorë të rremë, ajo u themelua në tokat e Ilirisë Verilindore dhe ia doli të krijojë, pothuaj nga hiçi, kombin sërb, një nga kombet me cilësi më të zvjerdhura në botë.

Në Malin e Zi të Moçmin, Kisha Pravosllave Sërbe ka lëshuar rrënjë thuajse aksidentalisht në gjysmën e dytë të shekullit XV, përkrahur materialisht dhe në çdo mënyrë tjetër, nga një dinasti arbërore, më shumë për faj të Evropës Perendimore, sesa për faj të asaj dinastije.

Sot, ajo Kishë Pravosllave Sërbe, po i kundërvihet NATO-s, BE-së dhe kujtdo tjetër që guxon të pengojë daljen e Sërbisë në det dhe sundimin e Sërbisë mbi pjesën më të madhe të këtij gadishulli.

Por unë sot nuk e kam temë bisede këtë aspekt të synimevet dhe suksesevet 8-shekullorë, tërsisht të padrejtë, të kombit sërb. Tema e bisedës sime, ndaç thuaj, e ulurimës sime, është kjo:

Në Tiranë janë renditur njëri pranë tjetrit kryetempujt e tre religjionevet kryesorë të kombit shqiptar. Ndaç thuaj, njëri përballë tjetrit ose njëri përsipër tjetrit.

Katedralja e Kishës Katolike Shqiptare, Katedralja e Kishës Ortodokse Shqiptare, tashmë të helmenizuar, dhe midis tyre, në largësi pothuaj të barabartë nga të dyja këto katedrale, një kryexhami, më e madhja në krejt Shqipërinë.

Cili nga këta kryetempuj është në gjendje t’u thotë shqiptarëvet: Ejani mbas meje, ta mbrojmë tokën e të parëvet tanë?!

Kisha Katolike, mjerimisht e rrëgjuar që nga themelimi apo rithemelimi i saj më 1089-ën, Kisha Ortodokse e helmenizuar edhe ajo, që nga vdekja e Justinianit të Madh, apo xhamia e pa çarabizuar që nga zanafilla dhe realisht e pamundshme për t’u çarabizuar?!

Prijësit e kombit tonë, të pasurit e kombit tonë, kurrë nuk e kanë menduar që kombit tonë i duhet një institucion shpirtëror, me një qendër diku ku ata i kishin pallatet e vet dhe me vendet ku bashkëkombasit e tyre do të tuboheshin për të adhuruar pikërisht ata prijës. Kaq gjë idiotët tanë kryepushtetarë nuk e kanë kuptuar dot?!

O pushtetarë të mjerë! As kaq s’e keni kuptuar dot?! Që kombi juaj të mund të ju adhurojë edhe pasi të keni vdekur, ai duhet të ketë një vend për t’u mbledhur!

Ndoshta në të ardhshmen dikush do të krijojë drama, komedi e tragjedi, pikërisht  me këtë temë: Idiotizmi tragjiko-komik i prijësvet të kombit shqiptar, që nuk e kuptuan një gjë kaq të thjeshtë, krijimin e një institucioni shpirtëror për kombin e vet dhe, sigurisht, në gjuhën e kombit të vet.

Kombi ynë ka aq shumë bij të vet, të shenjtëruar, sa nuk do t’i dilnin të 365 ditët e vitit për t’i përkujtuar. Kombi ynë ka, jo xhuxhë si një Stefan Nemanja, të cilit sërbët tash 700 vjet i falen, duke u ulur në gjunjë para ikonës së tij, e pakta njëherë në javë, por ka viganë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu e shumë të tjerë para e pas tij!

Sërbët ditën të krijojnë shenjtorë të rremë, madje kriminelë, dhe t’u falen e t’i përdorin për të zgjëruar zotërimet e vet edhe 700 vjet mbasi ata kanë vdekur, arbro-ashqiptarët nuk ditën t’i shenjtërojnë as shenjtorët e vet të vërtetë.

Tani, ç’duhet e ç’mund të bëjnë shqiptarët, në mënyrë që, të paktën në të ardhshmen ta kenë një institucion shpirtëror të përbashkët?!

Unë kam gati dhjetë vjet që e kam shpallur, dmth botuar, një program kombëtar, thelbi i të cilit është: Krijimi i Fjalëmiravet të Gjuhës Shqipe kudo ku jetojnë qoftë edhe dhjetë familje shqiptare.

Por, kush po ta vë veshin?! Kush po e lexon çfarë shkruan një plak matuf 80-vjeçar?! As 30 vetë (nga 30 milionë që jemi) nuk besoj ta kenë lexuar e mbajtur mend, lexuar e propaganduar atë program, i cili pretendon t’i zgjatë jetën këtij kombi. Atë program, i cili kërkon të korrigjojë, sa të jetë e mundur, neglizhencën kriminale të paraardhësvet tanë!

S’e kanë lexuar as intelektualët, le më t’i ketë rënë në dorë ndonjë pushtetari! Nuk është e mundur! Nuk ekziston një mundësi e tillë! Sepse pushtetarët tanë dhe të pasurit tanë, të gjithë kohën që u tepron e harxhojnë… Nuk po dua të them se ku e harxhojnë!

Ndërsa kombi sërb, ja si vepron! I nis priftërinjtë e vet drejt bregdetit, për t’i rizaptuar territoret që kurrë nuk i kanë takuar, ndërsa, për të mos u rrezikuar mjekrrat e tyre, përdor një shqiptar.

A s’është turp kombëtar, që nuk po i hyjmë punës për të ndërtuar Fjalëmira të Gjuhës Shqipe?!

6 shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok