22/12/2024

NGËRTHIM I FRYMËS MODERNE NGA CIKLI I VEPRAVE VALËT E JETËS

0
Feriha-Rada

EKSPOZITA

ARTET PAMORE

Me rastin e ekspozitës vetjake të piktorës Feriha Rada e cila kohë më parë në Galerinë e Artit ”Rada” në Prizren para dashamirëve të artit u prezantu me punime nga cikli i fundit titulluar “Valet e Jetës”.

Nga Prof. Dr. Hivzi Muharremi

Kjo ekspozitë në Galerinë “Rada” e cila funksionimin e saj e ka filluar pas mbylljës të të gjitha institucioneve artistike publike duke filluar nga Muzetë, Galeritë, Shtepitë e kulturës në kuadrin e të cilëve funksiononin ambientet ekspozuese të galerive shtetërore. Pra, në qytetin piktoresk, kulturor e historik të Prizrenit pas mbylljës dhe regjimit totalitar, barbar ndaj popullatës shqiptare kur jeta ishte e padurueshme nga terrori dhe gjenocidi shtazarak i okupatorit serbosllav, ku në një atmosferë të tillë të linçimit të popullatës dhe mbylljës së objekteve të të gjitha fushave jetësore, në Prizren, me iniciativën e piktores Feriha Rada në vitin 1995 u hap Galeria e Arteve “Rada” e cila deri në mbyllje nga barbarizmi serb arriti të bëjë hapjen e mbi 30 ekspozitave nga të gjitha qendrat e Kosovës, përkatësisht etnisë shqiptare si nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vende të tjera europiane. Sikurse edhe në galeritë tjera private që u hapen në disa qëndra tjera të qyteteve të Kosovës si: galeria e Hanit të dy Robertëve, Galeria “Europa” në Pejë, Galeria “Koha 3”, Prishtinë, si dhe disa të tjerë në situata tejet të vështira deri në një masë i plotësonin Institucionet e galerive të mbyllura shtetërore. Tek galeria Rada si dhe në këto të lartëcekura bashkëpunimi im ka qenë evidentë si kritik i arteve ku në shumë ekspozita kam pasur rolin e kuratorit- për fjalën e hapjes të ekspozitave. Pra, roli dhe rëndësia e funksionimit të galerisë Rada ka qenë evidente në mbajtjen e vijimësisë të jetës kulturore përmes hapjes së ekspozitave si me ato përsonale, poashtu edhe me ato kolektive. Në vigjilien e 25 vjetorit të mbylljës së Galerisë “Rada” në kohën kur me 1999 forcat destruktive ushtarake e militante serbe depërtuan në “Galerinë e Artit Rada” dhe aty kanë qëndruar deri në fund të luftës, përkatësisht deri tek bombardimi i caqeve fashisoide dhe militante serbe. Gjatë qëndrimit të tyre galeria dukshëm u dëmtu. I tërë koleksioni i pasur i “Fondit të galerisë u plackitë, pra, u vodhën me qindra piktura, skulptura, grafika, tapiceri, relieve, qeramika dhe shumë eksponate të tjera artistike. Kjo ishte historiku i shkurtër i këtij institucioni galerik që pandërprer e kishte vazhduar punën e saj gati pa ndërprerje në atë kohë pa kohë, kur jeta në tërë Kosovën ishte paralizuar në të gjitha vokacionet e fushave të artit dhe të lëmënjve tjera shtetërore. Për ate roli i galerisë është jazhtëzakonisht i madh dhe i rëndësishëm për vazhdimin e jetës kulturore në qytetin e Prizrenit dhe për artin e Kosovës në përgjithësi.

Pra, data e 09.08.2024, shënon datën e rifillimit të funksionimit të galerisë “Rada” me ekspozitën përsonale e autorës së Institucionit, piktores Feriha Rada e cila me ciklin e punimeve pikturale të fazës së fundit “Valet e jetës” e bën inaugurimin e nismës së funksionimit të kësaj galerie private e cila ndodhët mu në qëndren funksionale të qytetit afër Shtëpisë së Kulturës të Prizrenit.

Punimet e realizuara kryesisht janë në teknikën akrilik dhe kryesisht dominojnë peizazhet sa imagjinative po aq edhe postimpresive dhe metafizike me primesa surreale, gjithnjë në sfondin koloristik të gamës strukturale blu dhe në të kuqe. Në disa tablo të këtyre kompozimeve kemi edhe imazhe nga nënqielli parisien të inkorporuara gjithnjë në frymën e introduktit të artit modern, ku ngjyra blu dhe e kuqe ishin elementet më parësore të veprave të Feriha Radës. Autorja, gjithnjë i mbetet besnik imazheve dhe motiveve nga nënqielli i Prizrenit, nënqiell i cili në mënyrë të drejtëpërdrejtë i është rrënjos në shpirtin e saj, ajo ka qenë e inkarnuar me një kolorit të një ambienti, të një qendre e cila posedonte një trashëgimi të një kulture shumë të lashtë me objekte dhe monumente të trashëgimisë kulturore–historike të lashtësisë. Pra, i tërë ky spektër i stileve dhe drejtimeve të ndryshme kulturore ndikojë edhe në botën shpirtërore e krijuese të piktores Rada e cila me devotshmëri dhe me emocion iu është qasur këtyre imazheve dhe të tjerave, jo vetëm nga natyra por edhe nga jeta dramatike e popullatës e cila historikisht gjatë periudhave të ndryshme kohore është ballafaquar me sfidat e ndryshme jetësore. Andaj autorja me emërtim mjaftë sugjestiv i ka trajtuar skena të ndryshme jetësore ku figurat i trajton si silueta dhe reflekse që shpërfaqen dhe duken mjaftë transparente, si të veprat e postimpresionistëve, por në esencë strukturën koloristike autorja e përfiton me shkallëzim të ngjyrave primare dhe sekondare në këtë dikitomi figurale shpërfaq elementi i dritës që gjithnjë e më shumë e vë në spikamë format e imazheve të fokusura në qendër të kompozimit.

Cikli “Valet e jetës” e vë në spikam tërë jetën e artistës, është burim frymëzimi i saj jetësor, përballje e sfidave jetsëore, jo vetëm përsonale por e përgjithshme të historisë nga entiteti e deri me sot. Pra, autorja Feriha Rada e shpërfaq tërë historikun e botës së saj emocionale përmes ngjyrave dhe formave kompozicionale. Si lajmotiv i tërë kompozimeve është ngjyra blu, ngjyra e vizioneve të saja, ngjyra qetësuese, ngjyra dominonte në tërë sfondin e opusit të saj dy vjeçare gjatë realizimit të këtyre mbi 100 tablove kompozicionale të realizuara. Për shkak të hapësirës së galerisë numri i veprave ka qenë i reduktuar për ekspozim para artdashësve prizrenas e më gjerë.

Feriha Rada lindi me 1955 në Prizren ku e kreu shkollën fillore dhe të mesmen në vendlindje, ndërsa Akademinë e Arteve, Dega e pikturës e kreu në Prishtinë në klasën e Profesorit Nusret Salihamixhiqi më 1979. Gjatë viteve 1981 dhe 1982, ajo i përfundoj studimet specialistike në Paris në Universitetin e Sorbonës “L’ Ecole du Louvre”, për pikturë dhe Muzeologji, të profesori imirënjohur M. Arnauld Brejon De Lavergnee. Piktorja Feriha Rada kryesisht i përkushtohet këtyre fushave artistike: pikturës, vizatimit të lirë, grafikës, skulpturës, tapicerisë, kostumografisë dhe vitrazhit. Ka qenë i punësuar si piktore, mbikqyrëse, kuratore në Muzeun dhe Galerinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Gjithashtu Ferihaja ka punuar edhe në konservimin dhe restaurimin e afreskave në kishën e “Shën Premtës”, si dhe në xhaminë e “Sinan Pashës” në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok