15/11/2024

NGA MISIONI E SHENJTORES SHQIPARE, NENE TEREZA

0

Përgatiti: Albert Vataj

Dora që shtrihet për lutje dhe ndihmë nuk pështyhet!

Vite të shkuara, kur Nënë Tereza drejtonte misionin e saj humanitar me qendër në Kalkuta, Indi, e shoqëruar me një nga motrat e shërbestarisë i drejtohet për ndihmë një sipërmarrësi të fuqishëm indian, njeri shumë i pasur, por me përvoja jopremtuese humaniteti.

Misioni i saj ishte në vështirësi, duhej një dorë bujare që ta nxirrte nga ku kishte rënë. Fëmijët dhe jo vetëm, që kishin nevojë për ndihmë, shtoheshin nga dita në ditë. Misioni i mëshirës me gjithë përpjekjet për të menaxhuar mundësitë financiare, ai shpesh gjendej në krizë. Me gjithë paralajmërimet, se nuk do të arrinte të siguronte ndonjë mbështetje nga ky sipërmarrës, Nënë Tereza arrin të sigurojë një takim.

Pas një hyrje dhe përulësie të stolisur me fjalë të përshpirtshme dhe lutëse, Nënë Tereza i zgjatë dorën për ndihmë sipërmarrësit, ai e pështyn dorën e saj me përçmim dhe neveri. Nënë Tereza, mbledh dorën e pështyrë grusht duke thënë: -Kjo ishte ajo që kishe ti për mua”. Duke i drejtuar dorën tjetër me përulësi dhe përkorje, ajo shton, kjo është dora që lutet për gjithë ato njerëz që vuajnë, që lëngojnë, ata që kanë nevojë për ndihmë.

Sipërmarrësi i befasuar nga kjo tolerancë dhe urtësi e kësaj gruaje plakë, arrin të nënshtrohet vullnetit të lartë të mëshirës duke puthur dorën e shenjtores shqiptare dhe duke akorduar një shumë të konsiderueshme në mbështetje të misionit humanitar, “Nënë Tereza”.

Ja çfarë arrin përulësia e mëshirës dhe vullneti i lartë i besimit.

Shenjtëruar qofsh në jetë të jetëve Nëna Terez!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok