NGA MBJELLJA DERI TE VJELJA E NJË VITI
Mbi romanin “I rënë nga qielli” të shkrimtarit Tomë Kuka
NGA PILO ZYBA
Ashtu si çdo vit edhe sivjet, artistët shqiptarë mbollën në letra, në telajot, pentagramet e tyre pemët e krijimtarisë. Fundi i vitit jep dhe vlerësimet e veprave në konkursin kombëtar në krijimtarinë në përgjithësi dhe në çdo sektor në veçanti.
Sot, ne do të mundohemi të themi diçka më shumë për krijimtarinë artistike të artit të shkruar, poezi, tregim, novelë, roman etj. Por, do të qëndrojmë konkretisht te artileria e rëndë e kësaj gjinie që është romani.
Këtë vit fitues i këtij çmimi ishte romani me titull “ I rënë nga qielli” i shkrimtarit Tomë Kuka. Por, çfar veçorie dhe risie solli autori në fjalë, që fitojë çmimin e vitit? Çila ishte tematika e librit të tij që e bën dhe fitues? Çfarë kishte ai më shumë nga të tjerët?
Për këtë dhe të tjera, do të mundohemi të shtjellojmë në këto rrjeshta të mendimit kritik.
Autori në fjalë, është i njohur tashmë nga lexuesi shqiptar edhe për veprat e tij të më parshme. Duke ndjekur rrjedhën e burimit të tij në këtë gjini, është e arsyshme dhe e kuptushme rritja cilësore, por dhe ajo sasiore.
Shkrimtari në fjalë, ka një dritare të tij të veçantë nga ku shikon botën, gjen në të temën dhe pasi e bluan atë në mullirin e talentit, e hedh në letrën e bardhë për lexuesin.
“Fjalë boshe”, mund të thotë dikush, futu në temë.
Dhe unë vërtet, po futem brënda galerisë tij artistike për të nxjerrë që andej margaritarët artistikë, por edhe të metat që mund të ketë. Për të filluar këngën apo vajtimin për të pa vlerat. Ashtu si dhe autori edhe unë po përdor fjalën e shkruar.
FJALA E BRUMIT ARTISTIK NË ROMAN
Duke u nisur nga fjala, materiali i parë dhe i vetëm i një gjinie letrare. Fjala është tingulli i shprehur me gojë, që jep një kuptim, një mendim etj. Pra, në rastin konkret të një gjinie letrare, autori nuk përdor gojën, por përdor penën. Ai me anë të saj i flet tematikës, personazheve, pejsazheve, djalogëve apo monologëve.
Autori Tomë, nëpërmjet fjalës, pa tingull por të shkruar, shpreh, mërr, jep një mendim.
Në veprën e tij “I rënë nga qielli” Tomë Kuka, në një faqe të veprës së tij thotë se, edhe gurët e vegjël të zallit në një përrua flasin. Në këtë rast ai mërr një materie të vogël si guri i zallit dhe me të ndërton një mur, një shtëpi etj. Unë që lexoj dhe analizoj sot veprën e tij, në vend të atij guri zalli, marr gërmën, duke i bashkuar ato i bëj fjali e më pas një kala apo një roman artistik si ky që zoti Kuka na ka dhuruar.
Autori i librit, për të prezantuar idetë dhe mendimet, ka zgjedhur një gjuhë që ai e njeh shumë mirë, që mund të jetë dhe gjuha e vendit ku ka lindur dhe është rritur. I jep fjalës kuptimin lakonik atëherë kur duhet, e pasuron atë me mënçurinë e traditës kur del nga goja e një të moçmi, apo e bën figurative dhe të bukur fjalën kur del nga një buzë apo kraharor i dashuruar.
Fjala në penën e tij është penel, ka ngjyrë kur flet për gjethet, ka zë kur flet për cicërimat, ka tingull kur rrjedh si një burim, apo mendim në një bisedë.
Fjala ka brënda peshën e traditës ku flitet, nuancat e kuptushme dhe figurative kur përcjell një mendim të thjeshtë, por me një nënkuptim të madh apo të thellë. Kjo duket në bisedat e personazheve që dialogojnë, që flasin pak dhe nënkuptojnë shumë.
Shikoj dhe kuptoj se, autori Kuka luan me fjalën, ai e ka atë pjesën më të bukur të mjetit me të cilën na pasqyron dhe jep një natyrë të gjallë të asaj që shikon apo dëgjon nga flladi, nga krahërrahja e një shpendi. Kam këtu parasysh shkrimtarin e madh rus Paustovski, si njërin nga gjenitë botërorë të pikturimit të natyrës. Ai për të fituar këtë natyrë braktisi për 10 vjet Moskën e qytetëruar dhe jetojë në fshatrat e Ukrahinës. Aty pa me sytë e tij lumenjtë e gurgullimat, cicërimat, flladet e mështeknave. Në rastin konkret, Kuka, e njeh shumë mire ambjentin ku me forcën e fjalës ndërton skenat plot jetë dhe ngjyra të rrjedhës së Osumit, apo përrenjve dhe fëshfërimën e pyjeve, që ndoshta i ka jetuar dhe përjetuar në fëmijërinë dhe rininë e tij. Ato tashmë janë bërë njësh me autorin dhe dalin nga mendimet, veshtrimet dhe pena e tij e futen në letrën e bardhë kur autori i thërret apo kur i duhen.
TEMATIKA DHE NDËRTIMI ARTISTIK
Ashtu si në të gjithë autorët në përgjithësi edhe Kuka ka zgjedhur tematikën e romanit të tij.
Tematika për një autor romani, është fusha e “Torviollit” ku do zhvillohen betejat e mendimeve, skenat dhe prapaskenat, që autori ndërton më parë në mëndjen e tij. Ndërton ushtritë si një gjeneral i madh ushtarak, vendos në to komandantët, ushtarët dhe, me talentin e një skenografi i hedh ato të luajnë në këtë skenë.
Në rastin konkret, unë mendoj dhe kuptoj se, tematika e romanit është bashkëkohore, shumë skena të tij janë të përjetuara ndoshta nga autori por dhe nga lexuesi. Duke qënë e freskët, përfytyrimi i skenave që lexon është i kapshëm, i pëlqyshëm, i njohur dhe i përjetuar dhe nga lexuesit.
Shumë here pasi lexojmë një vepër të tillë themi me vete, “ Këtë mund ta shkruaja dhe unë”, por, në fakt thjeshtë na duket, sepse për të arritur ta sjellësh në një roman është tepër e vështirë. Këtë e bën talenti, zbërthimi dhe prurja e tij në fushën e gjërë të leximit.
Kushdo që e njeh sadopak këtë luftë në ndërtimin e një romani do të më kuptojë për këto që shkruaj. Truri i shkrimtarit Kuka, apo talenti i tij, ka brënda të gjitha skenat dhe betejat që luhen, Ai i shikon ato nga lart si një film me metrazh të gjatë. Në beteja të gjata të mendimeve, ai heq dhe vendos nga skena personazhet e tij, për të arritur qëllimin që i ka vënë veten në rrugën e romanit. Disa nga personazhet e tij vriten në luftë e sipër. Të tjerë shfaqen duke marrë frenat e lojët. Dikush hesht si Hetem Myzeqari, dikush bërtet dhe vret si Poshi i Humbëtirës, dikush vjen vetëm si personazh, pa marrë pjesë fizikisht në skenat e ndërtuara si Beqir Billa etj.
Në mungesën e një regjisori, të cilin e luan autori, ai lëvizjet i jep me fjalë, në ndryshim nga skenografia kur ato jepen me veprime fizike, pantomimë apo veshje. Në rastin e një romani, Kuka e bën këtë nëpërmjet fjalës së zgjedhur, mendimit të qëruar dhe të saktë, për t’u kuptuar më mire dhe më saktë qëllimi i veprimit të personazhit, qoftë dhe të këngës së një pule që bën vezë në kotecin e romanit të tij, apo këngen e një gjeli mbi pullaz të shtëpisë, të një gjethi që lëkundet dhe lëshon fëshfërimat, të cilat dhe si pamje dhe si muzikë syri dhe veshi i autorit i shikon dhe i dëgjon, por të gjitha këto në sindoni të plotë me ngjarjen dhe brëndësinë e saj.
KARAKTERET E PERSONAZHEVE DHE VESHJA ARTISTIKE E TYRE
Ndryshe nga shumë romancierë shqiptarë, Kuka ka një mënyrë të tij të gdhëndjes së personazheve dhe të portreteve të tyre. Ai, të ngjet se nuk mërret me skalitjen e karaktereve, nuk merret me personalitetin e tyre dhe megjithatë, nxjerr në pah karakteret e tyre në një mënyrë të thjeshtë dhe të re. Ai, nuk sqaron për rrudhat e ballit, për krehjen e flokëve, për mënyrën e veshjes, për të dalë më pas te portreti i tij artistik. Nuk i vesh atij as pellush dhe as mantel, as frak dhe as kapele republike. Nxjerrjen në pah të cilësive dhe të karakterit të tyre, autori e bën nëpërmjet fjalës së tyre, nëpërmjet levizjes së tyre. Kështu i bën ai portretizimin dhe karakterin Poshit të Humbëtirës. Nëpërmjet veprimeve të tij, gojës së tij, injorancës së tij, por dhe brutaliteti shpalos më së miri karakterin e tij. Ashtu si në të kundërt, Hetem Myzeqari i heshtur, me tymin e duhanit mbi krye dhe tymin e mendimeve, shfaq para lexuesve një personazh që të mbetet në mëndje dhe mbasi e ke mbaruar faqen e fundit të romanit.
Nëpërmjet vrasjeve dhe kërcënimeve, autori karakterizon një kreminel, por po te ky njeri dhe brënda tij ndez një dritë dashurie për fëmijën e tij që prêt të vijë në jetë. Ai aq sa vret, po kaq lufton që të sigurojë jetën e atij që pritet të vijë në jetë nga shpirti i tij, nga ndjenja e tij. Pra, te një njeri i vetëm, autori shpalos dy tabllo të një njeriu, që në të vërtetë është aq sa vrasës dhe misterioz, aq sa kreminel po kaq i dhëmbshur, aq sa i pa besë po kaq dhe i kujdesshëm për pjellën e tij.
Të gjithë personazhet që hyjnë e dalin me peshë apo pak peshë, i japin dramës së romanit dritëhijet e tyre, qoftë kjo te Fatbardha, të vajzat e Hetemit apo prifti dhe hoxha.
Po të lexosh me kujdes romanin do të shikosh dallimin e Amerikanëve me personazhet tona në roman, bën lehtë dallimin edhe ta karakteret dhe cilësitë që ata mbajnë mbi supe. Nga njëra anë brutaliteti jonë, nga ana tjetër heshtja e tyre. Nga njëra anë fjala që fyen, nga ana tjetër ajo del qetë e heshtur, por që të hidhurën dhe interesin e ka brënda.
STILI I TË SHKRUARIT, GËRSHETIMI ME NGJARJEN
Autori në mënyrën e tij të të shkruarit është i veçantë. Stili i tij ka në formën e shprehjes fjali të shkurtra, të prera, të sakta. Kjo mënyrë e shkruar parapëlqehet nga lexuesi për disa arsye. Lexuesi i ka fjalitë si arra të thyera, nuk lodhet mes rrjeshtash e mes pikash të rendë për të nxjerrur kuptimin e mendimit të shprehur. Çdo fjali brënda saj shprehet dhe jep te lexuesi më të mirën e mundshme. E bën leximin tërheqës, por përveç kësaj dhe ngjarjen të pastër e të bukur.
Autori përveç kësaj, në romanin e tij të fundit, nisur dhe nga përvoja, di të japi te lexuesi në formën e duhur qëllimin për subjektin e tij. Ai, punon dhe vepron me kapituj të shkurtër e të alternuar. Ngjarjet duket sikur janë subjekte që mbarojnë brënda kapitullit, por në të vërtetë janë të lidhura me nje fill të pa dukshem me rrjedhën e ngjarjeve.
Pra, atje ku ndjehet se vjen një lodhje te lexuesi për leximin e gjatë, autori e mbyll atë dhe del në një kapitull tjetër që nuk i ngjan të parit. Ai mund të jetë më i këndshëm në ngjyra, në ndjenjë, në mendim. E pas një kapitull sadopak gazmor dhe shlodhës, shkrimtari futet në një rrjedhë më të thellë, të mbushur me ngjarje dhe me gdhëndje karakteresh nga gjuha dhe veprimet e tyre.
Kapitujt i ngjajnë rrjedhës së një përroi dhe gurgullimës së tij nëpër gurë. Diku ka një përplasje në një shkëmb, diku një mori gurësh të vegjël i japin rrjedhës një oshëtimë tjetër, e më tej një gjethe, një flutur shfaqet mes rrjeshtash, të gjitha këto metafora, për ta bërë zhurmën e përroit më të bukur me ngjyrat dhe muzikën që shkrimtari kompozon e orkestron dhe, hedh në vargjet e tij herë me delikatesë e herë me qëllim, për të krijuar skenat që atij i interesojnë në roman.
Në shumë syresh, autori nuk mërret shumë me botën shpirtërore të personazheve, por duke përcjellur ngjarjen, bota e tyre shpaloset vetiu si një e pa pritur rastësore, kjo e bën më tërheqës leximin dhe më të interesuar lexuesin.
Si përfundim, për të mos u zgjatur shumë mund të themi se, autori me pemën e bukur të krijimit, ka arritur vlerat e një romani modern dhe të pëlqyshëm njëkohësisht. Kushdo që shijon duke lexuar frytet e saj, por dhe duke u bërë pjesë e ngjarjes së shkruar, ndihet mirë dhe kupton se mëson diçka më shumë nga dramat që jeta na servir.
Në kohën e sotme lexuesit vërtet për shumë arsye kanë ulur numurin e tyre, por kjo, nuk do të thotë se veprat e shkruara janë të dobta. Arti i të shkruarit u përket brezave, nuk është sezonal si frutat apo lulet stinore me ngjyra dhe aroma. Ai ka brënda problematikën jetësore të kohës që shkruhet, por edhe të brezave që vine duke e përthithur atë si experience dhe mësim në jetën e gjithë sejcilit.
Urime të mëtejshme autorit, dhe, mirë u takofshim në të tjera festa botimesh, po kështu dhe shtëpisë botuese që mban librin e botuar të tij.
PILO ZYBA …Londër…dhjetor 2024