22/12/2024

Nga kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Mësuesve “Naim Frashëri” në Austri

0
u1_Mehmeti-Kuvendi-Mesuesit1

Nga 12 mijë nxënës shqiptarë në Austri,  vijues në gjuhën amtare vetëm 2 mijë. Thirrje prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në mesin shqip.   Kryesia e re: Miradije Berisha, kryetare; Bukurije Limani, nënkryetare; Ibrahim Hasanaj, sekretar; Osman Ademi, arkëtar dhe Ismet Sinani, Mark Demaj e Qefsere Bislimi anëtarë.

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në qytezën e bukur Rottenmann,  rrëzë bjeshkëve të larta alpine, u mbajt kuvendi zgjedhor i Shoqatës së  Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri“ në Austri. Në kuvend morën pjesë mësues/e nga disa qytete të vendit ku mbahet mësimi shqip. I pranishëm ishte Ymer Avdiu, zyrtar nga Ministria e Diasporës, i cili në fjalën e tij përshëndetëse lavdëroj punën e deritashme: “Shoqata e juaj në Austri është shembull i organizimit të mirë për gjithë mërgatën tonë. Ministria e Diasporës do t’ju mbështetë në projektet tuaja edhe më fuqishëm në të ardhmen”, tha mes tjerash ai. Nga përfaqësuesit e të dy ambasadave tona nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues i tyre.  Mësuesit kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme e cila nuk ka munguar nga Ambasadat tona, por takimet në kuvende punë janë bazë e hapjes së horizonteve programore për të ardhmen e mësimit shqip në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Hapësirat e këndshme të firmës “RexhajFloor” dhe mikpritja e organizuar nga rrethi i mësueses, Rosa Nrecaj, që mban mësim në atë lokalitet ofruan ngrohtësi dhe ambient pune të volitshëm. Mësuesja nga Sllovenia, Vera Haliti, ishte mysafire e kuvendit e cila u njoh me përvojën organizative të mësuesve në Austri.

Raportin mbi punën njëvjeçare të shoqatës e mbajti  kryetarja e shoqatës, Miradije Berisha, mësuese në Vjenë: “Falënderoj të gjithë ata që mbështeten aktivitetin e shoqatës  , Institucionet tona, bizneset, veprimtarët, prindërit, mësuesit. Sipas programit tonë janë realizuar të gjitha aktivitet e parapara mes të cilave: kuizi i diturisë, shënimi i festave kombëtare, aktivitet sportive, vizitat në vendlindje, në vende historike brenda Austrisë, bashkëpunimi me shoqatat tjera kulturo-artistike shqiptare. Është konceptuar mirë aktiviteti i shoqatës e cila u mbështet nga Ministria e Diasporës, Arsimit. Mbi të gjitha ky realizim erdhi nga këmbëngulësia e kolegeve e kolegëve  tanë në baza vullnetare në gjithë Austrinë”. Në diskutimet e pjesëmarrësve u veçuan organizimi i mirë në shënimin e 28 Nëntorit –Ditës së Flamurit në Vjenë dhe Traisen. Këto programe shënjuese tradicionale këtë vit ishte pjesë e organizimeve në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjegj Kastrioti i shpallur nga të dy shtet tona me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së tij. Të gjithë pjesëmarrësit dhanë shënimet e tyre nga aktivitet e brenda dy kuvendeve. Ata plotësuan raportin e punës të paraqitur nga kryetarja e shoqatës me të dhëna konkrete të aktiviteteve, numrit të nxënësve, vështirësitë dhe specifikat.

Raportin rreth anës zyrtare të aktiviteteve e mbajti mësuesi nga Austria e Poshtme, Ibrahim Hasanaj, sekretar,  kurse raportin e detajuar të të hyrave dhe harxhimeve e mbajti mësuesi Osman Ademi, arkëtar. Pas diskutimeve u miratuan raportet e paraqitura.

Pas propozimeve, kuvendi zgjodhi kryesinë me mandat dyvjeçar: Miradije Berisha, kryetare; Bukurije Limani, nënkryetare; Ibrahim Hasanaj, sekretar; Osman Ademi, arkëtar dhe Ismet Sinani, Mark Demaj e Qefsere Bislimi anëtarë kryesie.

Në kuvend u diskutua rreth vështirësive që po përcjellin në formimin e grupeve nevojshme mësimore të nxënësve. U tha se prindërit duhet më shumë të interesohen për t’i lajmëruar fëmijët e tyre pranë drejtorive të shkollave për të vijuar mësim në gjuhën amtare pasi tëtë e siguron ligji. Informimi i mërgimtarëve dhe gjithë hapësirat ku ata jetojnë rreth mësimit dhe aktiviteteve të mësuesve nga mjetet e informimit është i nevojshëm, veçanërisht do ndihmonte televizioni publik në vendlindje. Gjithashtu u diskutuan pikat e parapara të planit për vitin e ardhshëm shkollor.

Kushtet ligjore të ofruara për mësim në gjuhët amtare janë shumë favorizuese, dhe  pa dyshim është Austria shembull i veçantë. Fëmijët shqiptarë janë të tretët për nga numri i emigrantëve, diku rreth 12 mijë nxënës shqiptarë prej të cilëve vetëm dy mijë prej tyre vijojnë mësimin shqip. Një shqetësim ky i secilit prej nesh në  ruajtjen e identitetit kombëtar. Prindërit duhet të jenë këmbëngulës kudo që janë në plotësimin e së drejtës për ta mësuar, të paktën, shkrim e lexim në gjuhë amtare.

Pak histori mësimi

Mësimi shqip në Austri nis në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar duke vazhduar zgjerimi  në Vjenë, Linc, Grac. Në vitin 1994 Këshilli për Organizimin e Mësimit shqip në Austri formon “Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” me qendër në Prishtinë kryetar i së cilës zgjidhet  Dr. Xhevat Hasani. Pas një pauze relativisht të gjatë të saj, riorganizohet në Shoqatën e Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë (VALE) e regjistruar në Vjenë, kryetar i së cilës zgjidhen me radhë Osman Ademi, Ismet Sinani. Në vitin 2016, shoqata regjistrohet me emrin “Naim Frashëri”, kryetar zgjidhen me radhë Hazir Mehmeti dhe Miradije Berisha. Anëtarë të shoqatës janë 19 mësues/e  nga Landet e Austrisë ku mbahet mësimi shqip, ka faqen e internetit http://www.naimfrasheri.at/ dhe logon e saj. Vitin e kaluar nxori fletushkën “Gjuha jonë”. Është pjesë e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.

8 dhjetor 2018, Rottenmann.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok