03/03/2025

Nesër në Milano “shpallet” fitorja e Partisë Demokratike me votën e diasporës!

0
Sali-Berisha

Diaspora zgjedh Atdheun, diaspora zgjedh Partinë Demokratike

Nga Aleks Kapllaj, Piza

“Kemi prenotime më shumë se ka vende Palaborsani i Castelancës në Milano për takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dokt. Sali Berishës me bashkatdhetarët që do të mbahet nesër me 2 mars në orën 13 e 30”- më shkruan njëri prej organizatorëve të këtij takimi, miku im Ladi Vulaj. Në fakt është e njëjta përgjigje që kam marrë nga të gjithë organizatorët e takimeve, që kam ndjekur nga afër këtu në Itali.

Nesër është takimi i fundit i radhës së kryetarit të Partisë Demokratike z. Sali Berisha para skadimit të afatit për regjistrimin e diasporës në KQZ për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë nga jashtë me 11 maj, për të larguar regjimin e krimkorrupsionit të Edi Ramës.

Nesër rajonet e Lombardisë, Piemontes, qytetet e tyre metropolitane Milano, Torino, Novara, Busto Arsizio, Legnano, Varese, Monza presin kryetarin e Partisë Demokratike për t’i shprehur atij mbështetjen dhe mirnjohjen për betejën e tij të pamposhtur për të mbrojtur pluralizmin, demokracinë, Partinë Demokratike dhe dinjitetin e çdo demokrati dhe shqiptari nga Narkoshteti i Edi Ramës në bashkpunim me armikun e demokracisë në botë e sidomos në Shqipëri, George Soros.

Ka një entuziazëm të jashtzakonshëm dhe një interesim shumë të madh të shqiptarëve për t’u regjistruar dhe për të votuar për Partinë Demokratike. Kam shkuar në shumë takime të përfaqësuesve të Partisë Demokratike me diasporën. Kam marrë pjesë në organizimin ose kam ndihmuar në organizimin e takimeve të përfaqësuesve politik të Partisë Demokratike me diasporën, veçanërisht në takimet e zj. Jozefina Topalli dhe z. Shkëlqim Hoxha, (drejtues politik të Partisë Demokratike me diasporën) në Piza e në Pistoia. Kemi bashkëpunuar dhe ndihmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen me sukses të takimit të kryetarit të Partisë Demokratike profesor doktor Sali Berishës në Romë dhe në Parma. Kam ndjekur me vëmendje të gjitha takimet në Itali, Greqi, Amerikë, Francë, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar e në Kanada.

Janë takime që tregojnë një frymë të re të mobilizimit botëror të gjithë shqiptarëve kundër një diktatori të mbyllur në bunkerin e tij të krimit dhe korrupsionit, që do të shembet sa më shpejt nga drejtësia e vërtetë shqiptare dhe ndërkombëtare dhe me votën e lirë të shqiptarëve.

Ka një entuziazëm dhe motivim të jashtzakonshëm të shqiptarëve për t’u regjistruar dhe për të votuar me 11 maj për Partinë Demokratike.

Deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive dhe patronazhistët Vip të Partisë Socialiste refuzohen ose përbuzen nga të gjithë shqiptarët.

Tashmë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm se Edi Rama përfaqëson një problem për demokracinë në Shqipëri dhe për sigurinë kombëtare të vendit tonë dhe për të ardhmen e çdo shqiptari.

Kam bindjen e plotë dhe konfirmimin se rreth 300 mijë shqiptarët e regjistruar nga e gjithë bota, 70 përqind e tyre me 11 maj do të zgjedhë Atdheun,  do të votojnë ndryshimin, do të votojnë për Partinë Demokratike. Vota e diasporës me 11 maj do të shembin sistemin piramidal të krimkorrupsionit të Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok