23/12/2024

Nëse serbët na rrahin, mos ktheni faqen tjetër! Bëni dhe ju të njëjtën gjë!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Tre shqiptarë u ndaluan dhe u masakruan deri në ekstrem nga tetë serbë të veshur me uniformë. Kësaj radhe ngjarja ndodhi në Mal të Zi. Nuk e dimë, nëse autorët janë serbë të Malit të Zi, serbë të Republikës Srpska, apo serbë të Kosovës a ndonjë vendi tjetër. Por fakt është se këta tre shqiptarë u keqtrajtuan, u rrahën deri në masakrim e lëndime të rënda trupore, sepse po flisnin gjuhën shqipe. Nga kjo u identifikuan dhe për këtë arsye u sulmuan.

Në Serbi, sapo shqiptarët kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, ata keqtrajtohen, arrestohen e burgosen, si të ishin “terroristë”!

Ndërkohë terroristët e vërtetë, si Milan Radoiçiq, janë të lirë, edhe pse ata janë autorë të akteve terroriste e kriminale kundër jetës së policëve të Kosovës, si në rastin e Banjskës në Zveqan, të 24 shtatorit të vitit të kaluar. Ish-nënkryetari ose de facto kryetari i Partisë Lista Srpska u mor në mbrojtje nga vetë kryetari i shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kurse i “shkarkuari” nga detyra e shefit të shërbimit sekret të Serbisë, BIA, Aleksandër Vulin, mbi dy muaj pas “shkarkimit” urdhëron vartësit e tij të ndalojnë dhe masakrojnë politikanin serb, Nikola Sanduloviç, pse ky shkoi te varret e familjes Jashari dhe nga aty kërkoi ndjesë në emër të bashkëkombasve të tij për krimet e Serbisë se Milosheviçit dhe Vuçiqit kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Pjesë e grupit masakrues të Sanduloviç ishte dhe terroristi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Radoiçiq.

Rrahja dhe tortura e tre shqiptarëve në Mal të Zi dëshmoi se Edi Rama u përdor nga Aleksandër Vuçiq dhe tani, që kryeministri i Shqipërisë konsiderohet si “kalë i ngordhur politikisht”, nuk vlejnë as sjelljet etike me “shqiptarët e mirë të Shqipërisë”! Gjithçka dëshmon se në Beograd duan që të pompojnë opinionin serb me urrejtje pathologjike kundër “armikut serb të patjetërsuar, shqiptarëve”! Vuçiq kishte nevojë për një ftohje dhe distancë me Edi Ramën. Por dhe vetë Rama vazhdon të jetë i heshtur, nuk dihet për cilat arsye.  Ndërkohë ministri i Mbrojtjes i Serbisë erdhi në Medvegjë dhe nga një kazermë e njësisë ushtarake thoshte se nuk do ta linin “Kosovën tonë te shenjtë”!

Gjithçka që Serbia dhe qeveria e saj po bën këto kohë na kujton luftërat e dekadave të fundit, sidomos agresionin rus kundër Ukrainës. Para sulmeve ushtarake që Kremlini urdhëroi kundër Kievit pati një fushatë urrejtjeje dhe thirrje për hakmarrje. E njëjta gjë po ndodh këto javët e fundit në Beograd. Nuk dihet nëse kjo është një strategji presioni ndaj Europës dhe SHBA-ve, për ta trembur Perendimin, që ai të tërhiqet nga kërkesa për përmbylljen e shtetësisë së Kosovës. Apo është vërtet një çmenduri serbe si ajo e Milosheviçit që me luftë të realizohet projekti i Serbisë së Madhe. Gjuha e përdorur, sidomos ajo për “Botën serbe”, na bën me dije se kemi të bëjmë me përgatitjen për luftë.

Megjithatë është pak e besueshme se liderët politikë të Serbisë janë kaq naivë, sa mund të lejohen në kushtet e agresionit rus kundër Ukrainës të fitojnë terren dhe të bëhen fuqia e rajonit në funksion të interesave dhe ndikimit të Moskës në rajonin tonë. Atëherë, më e mundshme është që të shkohet drejt incidenteve të tjera si ajo e 24 shtatorit në Banjskë, me qëllim që të sensibilizohet opinioni europian e amerikan për një zgjidhje të konfliktit me Kosovën sipas projektit të Serbisë. Ndarja është synimi kryesor i saj. Megjithatë për këtë duhen partnerë në Kosovë. Partnerët e Serbisë aty nuk janë në pushtet. Ndaj dhe nuk ka asnjë mundësi që të ndodhi ajo që të realizohen qëllimet e Serbisë.

I përmenda këto për të thënë se ka ardhur koha që shqiptarët të heqin dorë nga vetëgjyqësia ndaj njëri-tjetrit. Këtë fenomen ta shfaqin kundër serbëve. Thjesht pse ata flasin serbisht në territorin e Shqipërisë. Të bëjmë me serbët atë që ata bëjnë me shqiptarët. Reciprociteti është ilaçi më i mirë për të mundësuar ekuilibrin.

Shqipëria, ndonëse një shembull që mos ardhtë më kurrë, përsëri mbetet një shembull: – Ajo të kishte shkuar në luftë civile nëse nuk do hapeshin depot e armatimit në veri të vendit dy ditë pasi ato u hapën në Jug, në Vlorë. Armatosja e jugut i shtynte kryengritësit të drejtohen kundër Tiranës. Aty nuk dihej se si do ishin zhvilluar ngjarjet. U hapën depot në veri të vendit dhe Shqipëria shpëtoi nga një përplasje frontale. Prandaj them se reciprociteti është ekuilibër! Ekuilibri, kur mungon vullneti për paqe, krijon stabilitet! Edhe pse është ekulibër force! Kjo duhet të ndodhë pas çdo keqtrajtimi që serbët u bëjnë shqiptarëve. Mos prisni se do ju mbrojë qeveria!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok