21/12/2024

NËNË TEREZA NË AMERIKË

0
Visar Zhiti

Aktivitete kushtuar Shenjtëreshës shqiptare

Nga Frank Shkreli

Ky vit shënon 25-vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës (5 Shtator, 1997) në moshën 87 vjeçare. Duket se janë në plan një mori aktivitetesh, anë e mbanë botës, për të shënuar këtë përvjetor, përfshir botën shqiptare, përfshir komunitetien shqipotaro-amerikan.  Disa prej veprimtarive në kujtim të Nenë Terezës, kanë filluar këto ditë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtyre aktiviteteve u ka prirë Dr. Profesor Gëzim Alpion i Universitetit Birmingham të Anglisë, anëtar i Departamentit të Sociologjisë që nga viti 2002.  Profesori Alpion — biograf i njohur, ndërkombtarisht, i jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezës — është autor i dy librave në gjuhën anglisht mbi Nënë Terezën, përfshir librin botuar kohët e fundit, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”–Frank Shkreli: Nënë Tereza- Shenjtëresha dhe kombi i saj e autorit Dr. Gëzim Alpion | Gazeta Telegraf – Përveç librave, Profesor Alpion është i njohur gjithashtu edhe për kumtesat e tija të shumta — në anglisht dhe shqip –anë e mbanë botës, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës.  Profesori Alpion më kishte njoftuar kohë më parë për turneun e tij në Shtetet e Bashkuara – vërtetë një dhuratë për publikun amerikan dhe shqiptaro-amerikan për të mësuar më shumë nga biografi i njohur në anglisht i Nënës tonë Tereze mbi jetën e kësaj figure të madhe të kombit shqiptar.

Profesori Alpion e filloi turneun e tij në Amerikë, kushtuar Nenë Terezës dhe librit më të fundit të tij, “Mother Teresa: The Saint and Her Nation”, me 26 Prill në Washington, fillimisht, me një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe — Dr. Alpion: Brezi i ri në Shqipëri dhe Kosovë po ballafaqohet me një shpirt materialist (zeriamerikes.com)

Në intervistën e tij me gazetarën e VOA-s Menada Zaimi, Profesori i Universitetit Birmingham të Anglisë, Dr. Gëzim Alpion tha, ndër të tjera, se brezi i ri në Shqipëri dhe Kosovë poballafaqohet me një shpirt materialist. Ai shtoi se ky shpirt, i cili është në kundërshtim me atë që kishte shprehur Nënë Tereza në jetën e saj, duhet kuptuar se nga po vjen, theksoi ai për Zërin e Amerikës. “Ne shqiptarët kemi një figurë, një shenjtëreshë si Nënë Tereza për të treguar se në jetë ka diçka që është më e rëndësishme se ana materiale. Ana shpirtërore është gjithnjë frymëzuese. Unë shpresoj që Nënë Tereza do të vazhdojë të frymëzojë shqiptarët në Ballkan në mënyrë që ne të mësojmë se si të jemi më pranë atyre që janë në nevojë”, nënvijoi Dr. Gëzim Alpion në intervistën e tij me VOA-n shqip.

Zoti Alpion shtoi për Zërin e Amerikës në shqip, se Nënë Tereza nuk duhet të shihet vetëm si një figurë që duhet studiuar vetëm nga teologët por edhe nga sociologët, studiuesit e çështjeve të grave dhe atyre gjinore. Sipas Dr. Gëzim Alpion, studimi nga shumë fusha të tjera akademike do të hidhte më shumë dritë në aspektin shumë dimensional të figurës së Nënë Terezës, citon Zëri i Amerikës në portalin e vet, Prof. Alpion.

Pas intervistës me Zërin e Amerikës, Dr. Alpion ishte ftuar nga Universiteti Georgetown, i njohur si ndër më mirët dhe më të njohurit në Amerikë dhe në botë — një takim ky i organizuar falë Entit të Studimeve Katolike të universiteti të njohur jezuit në kryeqytetin amerikan.

Pas kumtesës në Universitetin Georgetown, Profesori Alpion u nis për në Boston, më sakt drejt një universiteti tjetërme nam e zë, në Amerikë dhe në botë, Universitetit Harvard, për të mbajtur një kumtesë edhe atje për librin e tij më të fundit: “Nenë Tereza: Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, kësaj radhe organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.

Njoftimi nga Universiteti Harvard për ligjëratën e Profesor Dr. Gëzim Alpion mbi jetën shumë dimensionale të Nënë Terezës

Dr. Alpion do të flasë në Harvard University, me 27 prill — në një ligjëratë e organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit.Takimi do të mbahet në sallën “Harvard Hall 201”, në orën 6:00 të mbasdites.

Nga Bostoni, Profesori dhe studiuesi i njohur dhe biografi i Shën Nenë Terezës do niset për Nju Jork, metropolin e Amerikës dhe të botës, por edhe të komunitetit të madh shqiptaro-amerikan, ku të shtunën me 30 prill, në ora 3:30 pas dreke, do të paraqesë librin e tij më të fundit: “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe kombi i saj”, në mjediset e Federatës Vatra, në Bronx New York, i ftuar nga Federata Pan-Shqiptare Vatra,organizata më e vjetër dhe më e madhe e shqiptarëve të Amerikës

– e themeluar nga Fan Noli dhe Faik Konica – e që sivjet feston 110-vjetorin e themelimit të saj nga këta dy gjigantë të Kombit shqiptar.

Me ligjëratën e tij në VATËR, këtë të shtunë, me sa jam i informuar unë, studiuesi Alpion, të pakën siç duket deri tani, i mbyllë kumtesat e këtij turneu, mjaft të suksesshëm, në Shtetet e Bashkuara, kushtuar promovimit të librit në anglisht: “Mother Teresa: The Saint and Her Nation” (Nenë Tereza: Shënjëtresha dhe Kombi i Saj). Por, këtu në Amerikë, nuk mbarojnë aktivitetet e tjera kushtuar Nenë Terezës në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ndërkaq, Kisha Katolike shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale të Nju Jorkut me statujën(në përfundim e sipër, duke pritur inaugurimin zyrtar) të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbe – gjithashtu ka njoftuar (si më posht) se “Qendra Nëna Tereze e Kishës Katolike Zoja e Shkodrës”, në bashkpunim me Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe me Gazetën Shqiptaro-Amerikane, Illyria, organizojnë, javën që vjen, gjithashtu një simpozium me rastine 25-vjetorit të ndarjes nga kjo jetë të ShënNënë Terezës. Ja dhe njoftimi për këtë seminar, që do të zhvillohet javën që vjen, kushtuar Nenë Terezës shqiptare, organizuar nga tri organizata përfaqsuese të komunitetit shqiptaro-amerikan, Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës, Federata Pan-Shqiptare Vatra dhe gazeta shqiptaro-amerikane, Illyria.

Ndërsa në Detroit të shtetit Miçigan me 24 prill, në ambientet e Qendres kulturore “Nene Tereza” të Kishës Zoja Pajtore, sipas portalit të saj, u mbajt një aktivitet i gjerë letrar për promovimin e dy librave të  autorit e biografit të mirënjohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës, i mirënjohuri, Dom Lush Gjergji: “Albanian people in my heart”, me nje permbledhje bisedash me Nënë Terezën dhe “Shën Jeronimi Ilir”, si përkthyes dhe dijetar i Kishës. U promovua gjithashtu edhe libri i Ines Angeli Murzaku, “Mother Teresa, Saint of the Peripheries”, ku i ftuar nderiishte shkrimtari dhe poeti disident, Visar Zhiti. Edhe Zonja Edlira Zhiti, bashkëshortja e Visarit, përshëndeti dhe foli rreth një libri të saj kushtuar Nënë Terezes. Të ftuar ishin edhe kryetarët e Shoqatave atdhetare në Michigan.  Edhe ky ishte gjithashtu një takim i shqiptarëve të Amerikës, pa dallim, rreth Nenë Terezës, ndër ngjarjet e kësaj jave kushtuar Shënjtëreshës shqiptare, e që tregojnë një gjallëri aktivitetesh të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe “Anën shpirtërore (të Nenë Terezës) që është gjithnjë frymëzuese”, për shqiptarët, siç u shpreh studiuesi dhe biografi Dr. Gëzim Alpion në intervistën dhënë Zërit të Amerikës me këtë rast. Foto nga portali i Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Detroit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok