NËNË PËRMBI DHE…
Nga Gani S. Pllana
1.
Prindër të dashur,
Ju shkruaj nga kurbeti,
Dy muaj kanë kaluar
Prej çastit të fundit,
Jem për tej detit.
Ju thash lamtumirë
Në Kosovën e dëlirë!
Këtu lotojnë sytë ,
Era si terë dot,
E rëndë kjo mynxyrë,
Malli të djeg zjarr,
Rënkon shpresë e vrarë.
Çdo gjë për mua
Është e mbërthyer,
Qan syri im
Në pasqyrën e thyer.
Ky qiell i errët,
pa yje e hënë,
Që mbulon fushën,
Shpirtin ma ka zënë.
Nuk bëj dot as gjumë,
Ëndrra, për çdo natë,
Sytë më shikojnë:
Babë, nënë,motër, vëlla.
Nga këtu, ikin dhe zogjtë ,
S’u dëgjojmë as cicërimat,
Neveri, kujë e hata!
Mbi kasollen tonë
Shqiponjat bëjnë fole,
Zgjuar qëndrojnë ëndrrat,
Bëjnë që unë të mos fle.
Përqafoj Kosovën
Nënë, përmbi dhe!…
2.
‘’Këtu më duket
E pamundur jeta.
Në këtë vend, thonë,
S’banon as e vërteta!’’
Por gjëmën time
Askush s’e dëgjon.
Me mall kujtimesh,
Që nga fëmijëria,
Kujtoj atë vend.
Thirra emrin nënë,
Dritë malli ëndrrat,
Vallëzojnë me hënën.
Kujtoj ato fusha,
Ku kalova djalërinë,
Kujtoj atë lumë,
Pranë shtëpisë sime.
Ku laheshim me shokë,
Që të gjithë tok,
Për çdo verë,fërfërime,
Luanim edhe me top.
Kujtoj unë mësuesen Dritë,
Që duar hapur na priste,
Mbaj mend dhe festimet
Me gëzime fanfare.
Kujtoj dhe shoqen Ilire,
Atë shkollare të bankës sime,
Që mbeti vetëm,
E mekur në kujtime.
Në mllef numëroj yjet,
Më dalin me mijëra.
Nuk di…
A jam në ëndërr a zhgjëndërr,
Në dritë a në errësirë?!
Në dritare të dhomës
Shpesh me del shtëpia,
Kosova e dashur
Dhe fëmijëria…
Të shoh në ëndërr
Shumë shpesh, oj nënë!
Më kujtohesh ti, o babë,
Kur me the “rruga e mbarë”!
E thithje cigaren më fort se kurrë.
Pa hënë ishte nata,
Kur të lash në errësirë,
Të vetëm, qullë nga djersët,
Si cung oxhaku,
Të humbur,të ngrirë.
U shtanga nga marazi,
U bëra shkëmb e gurë,
Për ty-fytyrë nurë!