06/10/2024

Ne vazhdimin e rrugetimit te te madhit Lefter Çipa

0

Nga Pirro Millona

…E kisha lene me “Vajzen e Valeve”, keshtu e therras Parashqevine e vogel ne trup, bija e te madhit Lefter Cipes.

U takuam ne lokal afer punes se saj per te mos ta penguar.

Njihemi prej vitesh me Parashqevine. Shume kohe me pare kur isha Audit ne KESH dhe e kisha takuar ne ambjentet e Zones Elerktrike Tirane. Por sot takimi me te eshte krejt i vecante, mallengjyes per te hedhur ne leter grimca jete te te madhit Lefter.

-Faleminderit “Vajza e Valeve” qe e “thyhet” orarin e punes dhe erdhet per te me dhenen ndjesite per te madhin Lefter. Por besoj kaq kam te drejte si ish punonjes edhe une i KESH-it.

Nuk ka besoj shqiptar qe te mos ta kete njohur Babain tuaj te madhin Lefter. Por une dua disa detaje, ti e di qe mua ato me pelqejne.

-Ne njihemi te dy Pirro, edhe atehere keshtu te mbaj mend te qeshur, teper i sjellshem, sa ne pavareisht se Auditit ka “hije” te rende, qysh ne kontaktin e pare me Ju, na kriojhej pershtypja e nje njeriu teper komunkues dhe tolerant.

-Faleminderit qe me kerkuar te shprehem dicka per Babin tim, Lefterin. Nuk eshte ulur aspak dhembja e madhe qe kam , per mungesen e tij, por ndihem krenare qe jeta dhe veprimtaria e babit tim eshte be mbushur plot me jete dhe kkrijimtari.

Une do te them nje detaj:

Ne gusht te dymije e nentembedhjetes, isha pjesmarrese ne nje festival folklorik boeror ne Gannat te Frances, me ansamblin “Miqesia”.

Une isha me flaut ne orkester. Naten e pare pasi mbaruam festivalin, na mblodhi Drejtoresha e Festivalit dhe na kerkoi ansamblit tone, te kishim nje program me te gjate dhe nje kenge polifonike.

Atehere une, ja marr kenges polifonike, pasi ishin hapat e pare, une sa kisha filluar te kendoja polifoni. Kisha dy pjese me flaut, nje popullore, me variacione nga bregu dhe tjetra, nga muzika e filmit “Lule Velo Partizani”, pasi tingellonte shume bukur ne flaut.

Keshtu, qe u vendosen kenga dhe muzika e filmit “Lule Velo Partizani”.

Naten e dyte e hapja une koncertin me flaut. Pasi tingelloi aq bukur, ne fund, kur mbarova, vjen Drejtoresha e Festivalit dhe thote:

-E shikoni kete zonje, qe na ngrohu me flautin e saj te ngrohte, eshte hera e pare, qe ne kete festival me vijne dy breza nga nje familje. Fiks para tridhjete vjetesh, po ne kete skene, kishte qene babai me grupin e Pilurit.

Kur une u ktheva dhe ja tregova babait, ai u lumturua thelle ne shpirt. Kur me degjoi dhe kengen polifonike, ai nuk e besonte qe isha une.

-Babai juaj edhe ne spital qe ishte shtruar lumturohej per kengen polifonike qe ishte ushqimi i tij shpirteror. Besoj e ka lene ndonje “amanet” qe nuk ka arritur dot ta beje dhe jua la Ju ta plotesoni??

– E vertete po te them dicka. Kur ishim ne reaminacion, kur ishte me mire, ai lumturohej per kengen. Duke folur per grupet hidhem dhe i them une:

-Me ka mbetur ne mendje harmonia e grupit te vajzave te Dhermiut te asaj kohe.

Ai me thote: Une do behem me mire, por a me gjen dot gra dhe vajza nga bregdeti, te formojme nje grup, ku ti shoqerosh ti me flaut, me cule dyare, pasi une e kam mesuar, se do bejme nje grup shume te mire.

Dhe une ju futa punes dhe vertet i gjeta grate dhe vajzat im ate, Lefteri me pyeste gjithmone, a i gjete?

Kur une i thashe, qe po i gjeta, ai u lumturua, por i mbeti endrra ne mes, por do tja realizoj une, gjallë a vdekur. Ky eshte “amanet” per mua.

Mezi priste ta shifte ate grup vajzash dhe grash nga bregdeti me repertorin e tyre.

Une zotohem solemnisht se do tja plotesoj “amanetin e tij”.

-Ditet e fundit te Lefterit besoj te kane mbetur ne kujtese?

-Nje jave para, se te mbyllte syte, shkova une dhe ndenja nje jave, pasi e kishim bere me rradhe me vellezerit.

Sa me pa mua, sikur pa vete Perendine. Kishte njezet e pese dite, qe nuk hante ushqim, vetem lengje pinte.

Me pyet mua, pasi kishte shume besim tek une:

-A me ka ngelur ndonje cike fytyre?

Dhe une i pergjigjem:

-Ti je si nata me dite. Neser do jete dite e mire, do te cohemi do te vishemi dhe do te dalim jashte.

Ai morri shume kurajo. U ngritem, i thencin, pasi ai nuk fjeti fare, u lame, veshem kostumin, kapele, kollaron, pallton dhe avash avash dolem jashte.

Ishte nje dite, me e bukur nuk kishte. U ul ne karrige, aty ku ulej gjithmone ne veranten e shkelqyer me pamje nga deti dhe nga Mali, beme muhabet gjere e gjate.

Me thote:

-Kisha menduar, qe nuk do ta shihja driten e diellit.

Dhe une nuk pertoj ti përgjigjem:

-Une Kaci do te merrja dhe do te nxirrja jashte.

Erdhi dhe vellai i tij i vogël dhe dajua i tij, pasi e donte shume. Hengri dhe ushqim aty jashte dhe me ne fund me tha:

-Merr bllokun dhe hajde shkruaj.

Ishin dy poezite e tij te fundit, nje kushtuar per Shqiperine dhe nje per djeme.

Ndenji gjithe diten, me tha -Rrofsh moj vajze, se u kenaqa sot.

Ne darke hyme brenda. Ky ishte takimi i fundit me te dhe dalja jashte e fundit e tij.

…..Heshti “Vajza e Valeve” e menduar, mne syte qe i ndriten nga loti i mallimit per babain e saj Lefterin e madh te kenges polifonike.

U ngritem dhe pasi e percolla afer vendit te punes u perqafuam te dy fort, me besimin se eshte vetem fillimi i pershkimit te kujtimeve per Lefter Cipen e pavdekshem….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok