03/02/2025

Në Shtëpinë e Bardhë sot kanë ra këmbanat për ne!

0
Richard-Grenell

Nga Ndue Ukaj

Në Shtëpinë e Bardhë, sot, kanë ra këmbanat, për ne, për secilin njeri normal të vendit tonë, që të dalim prej kllapisë ideologjike dhe ta shohim në ç’udhë të keqe është vendi ynë.

Njerëz, në botën e sotme, kudo ku pakohen vlerat amerikane, aty nuk ka liri, as demokraci e për rrjedhojë as siguri.

Prandaj, këta që thonë se po e mbrojnë Kosovën duke e sulmuar Shtëpinë e Bardhë, këta rrejnë, këta mashtrojnë, këta e mbrojnë vendin tonë siç e ka mbrojtë lëvizja e haxhiqamilëve që çirreshin “duam babën” Shqipërinë e pas 1912.

Sepse, ekziston një e vërtetë, për ne e vlefshme dhe me dëshmi historike: Shtëpia e Bardhë është kujdesë për vendin tonë e kombin shqiptar me njëlloj kujdesi atnor, madje, shpeshhrrë ma shumë se sa ne për vetveten.

Prandaj, sot, Emisari Presidencial për Misione të Posaçme, Richard Grenell, na tregoi se dielli nuk mbulohet pafundësisht me shoshë e mashtrimi nuk ka emër tjetër pos mashtrim dhe ka konsekunca, të cilat Kosova veç është duke i paguar shtrenjtë.

Të jemi të qartë: prej kësaj Shtëpi, për vendin tonë kanë ardhë veç lajme të mira dhe kurrënjëherë dëme e lajme të këqja.

Dëmet e intrigat, nëse duam vërtet të flsim për to, i kanë sajuar e gatuar budallenjët tanë, për interesa ideologjike.

M’i ba udhëheqësit e vendit tonë me dashtë vendin e m’u kujdesë për të, siç e ka dashtë e siç e kujdeset Shtëpia e Bardhë, ne do të kishim përparim më të madh, ekonomi më stabile, mirëqenie më të mirë, zhvillim të hovshëm, arsim cilësor, shëndetësi të mirë, korrupsion e krim më pak, dhe për rrjedhojë, do të ishte rralluar bukur mirë budallallëku.

Po, duhet të jemi mirënjohës e ta themi me zë të qartë: Shtëpia e Bardhë është kujdesë për Kosovën si për oborrin e vet, që tri dekada, duke na nxjerrë nga ferri e duke na ndihmuar të bëhemi shtet.

Për më tepër, kjo Shtëpi, i ka faktorizuar shqiptarët si rrallëherë në histori, prandaj çirrjet kundër saj nuk kamë se si të kenë lidhje me interesa kombëtare.

Kombi ynë, sa herë është ndarë prej perëndimit, ka përfunduar në tragjedi.

Sepse, siç e kanë thënë të mençurit shqiptarë, antiperëndimorizmi është antishqiptari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok