23/12/2024

Ne shqiptareve, në momentet më delikate të historisë na ndodhën gjera, të cilat nuk është dashtë të na ndodhin …

0
Hasan-Hasanramaj

Nga Hasan Hasanramaj

Nuk janë raste të rralla kur  dëgjohen lajme, raporte, informata, shkruhen artikuj të gjatë e të shkurtër nëpër mjetet e informimit, nëpër oda të burrave, në kafene, rrugë e në vende të tjera anë e kënde Kosovës bisedohet së korrupsioni po hetohet veç për “hatër” të Bashkimit Evropian. Qe njëzet  katër vjet u kërkua dhe po kërkohet edhe tani dorëheqja e këtij ose atij, s’kemi frikë nga numri i madh i kritereve për viza, korrupsioni nuk luftohet me debate e reklama, drejtësia në Kosovë me  “dyer të mbyllura”, dyqind mijë euro ryshfet për blerjen dhe privatizimin e nëntëdhjetë e një hektarëve tokë të ish-sektorit shoqëror, “faturojnë” e vishen qeveritarët me para të buxhetit, shpërdorimi i detyrës zyrtare – forma më e përhapur e korrupsionit, korrupsioni luftohet duke privatizuar ndërmarrjet shoqërore, Kosova në Evropën Qendrore edhe atë Lindore me shkallë me të lartë të korrupsionit, me pasiguri ligjore, me politikë jo të mirë ekonomike dhe me cilësi të dobët të arsimit profesional, Daçiqi e cakton datën e zgjedhjeve komunale në Kosovë, sistemi mafioz gjyqësor në Kosovë qe njëzet  e katër vjet nuk e zbuloi asnjë rast të vetëm, mbahen sekretet  të ardhurat nga tenderët me vlera – han darka e “vizatojnë” hartën politike për Veriun. Këto dhe shume e shumë tema të tjera edhe me drastike shkruhen nëpër faqet e gazetave tone qe njëzet e katër vjet radhazi dhe në anën tjetër asgjë nuk ndryshon. Të gjithë ne jemi të bindur se drita e shpirtrave që në çdo moment, çdo ditë dhe muaj duhet t’i  përkujtojmë, nuk pajtohemi me gjendjen e krijuar, me realitetin e hidhur gjatë njëqind e dyzet e pesë vjetet e fundit nga pushtuesit shekullorë. Këto duar të cilat në njëzet e katër vjetët e fundit sjelljen shumë të zeza, nuk janë duar, por janë gojë gjarpinjsh që tentuan  të dëmtojnë popullin dhe kombin shqiptar. Andaj është detyrë e shenjtë e çdo  shqiptari  në Kosovë, në Shqipëri dhe në trojet e tjera stërgjyshore që  në fund të  ngrinin zërin kundër të gjithë atyre që tentuan dhe po tentojnë t’i mohojnë sakrificën e burrave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe në vend të tyre ta ngrinin vetën lartë. Pse nuk e ngrinim zërin kundër këtyre skenave dhimbshme dhe të zeza, jo me fjalë, e premtime bosh, por me aksione konkrete kundër krimit të organizuar, korrupsionit, qendrave mafioze dhe shumë të zezave tjera në Kosovë, të cilat në  vitet e fundit po e minojnë funksionin efikas të institucioneve. Patriotet, njerëzit e ndershëm me ideale të forta kombëtare, të cilët  vërtet luftonin dhe punonin  për të mirën e Kosovës dhe pavarësinë e saje nga dora e bandave dhe banditëve të kuq, në pritë pas shpine dhe me maska në kokë që nga ditët e para të çlirimit të Kosovës pa kurrfarë të drejte ua morën jetën eproreve ushtarak, të rinjve, vajzave dhe të tjerëve, të cilët në momentet më të duhura për Kosovën dhe qytetaret e saj shkuan atje ku nuk është dashur të  shkojnë. dashur të na ndodhin. Historia na ka mësuar së vrasjet në prita, Ne shqiptaret, në momentet më delikate të historisë na ndodhën gjera, të cilat nuk është natën dhe ditën pas shpine dhe me maska në kokë  i kanë krye njerëzit me të ligj të kombit, të cilëve deri me sot edhe përkundër  premtimeve, kërkesave dhe fjalëve të mëdha, së  shpejti do t’i zbulojmë dhe do t’i arrestojmë  nuk u realizuan në jetë në një anë, kurse në anën tjetër të gjithë ata që dhanë premtime  nuk arritën t’u dalin vetë përpara?!…                                                                                                           Andaj, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të pyesim deri kur kështu, a kemi meritua një gjë të tillë, pse forcat progresive të Kosovës dhe më larg i lejuan këto skena të dhimbshme te  na ndodhin në momentet më delikate të historisë?! Kush i ndërseu këto dukuri negative, vrasjet, që nga  parë dhe pas luftës , kush i ngacmoi dhe i frymëzoi këto qarqe kriminale- mafioze dhe të zeza të tjera në Kosovë e më larg, a janë këta shpirtra të ndytë në mesin tonë, apo …?  Ku ishte  Eulex- si,  SHPK-ja, Qeveria, Parlamenti, partitë politike, gjykatat dhe forcat progresive të Kosovës, të cilat qe ngritën shumë pluhur dhe  dhanë shumë premtime para qytetarëve të Kosovës, por për fat të keq nuk arritën për t’u rënë në gjurmë dhe ta zbulojnë krimin e organizuar në qendër të krimit, korrupsionin dhe shumë dukuri tjera negative ?!…  Kujt i konvenojnë të gjitha këto të zeza, të cilat shumë na ulen famën  në botë?                                                                                                                                        Përndryshe, të gjitha ato familje dhe individë që pësuan më në fund vetë do të gjejnë format dhe metoda për çrrënjosjen e të këqijave dhe bartëseve të tyre. Po presim edhe ndonjë ditë nga të gjithë ata që kanë për detyrë që t’u bimë në gjurmë krimineleve dhe krimeve, korrupsionit dhe bartëseve të  dukurive të tjera negative të cilat  Kosovën e përlloçen. Mirë u pa dhe po shihet edhe sot se ata që duhet të na mbrojnë për momentin nuk janë në gjendje  as vet ta mbrojnë vetveten, e mos ë flasim për mbrojtjen e të tjerëve! Atëherë, kujt  me ia lënë fajin, të  madhit Zot, me lutje që mos na përsëriten dukurit të  tilla negative të cilat na  ndodhen në Kosovë.  Për fat të keq lutjet të tilla që me shumë së njëzet e tri vjetëve radhazi që  u  bënë  nëpër tubime dhe vende të tjera nuk arritën t’ua zbusin zemrat atyre  që nuk kanë zemra. Vrasjet e shumta dhe të dhimbshme, të cilat u kryen gjatë deh pas luftës së fundit  në Kosovë, e sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.                                                                                                                                         Të gjitha këto vrasjet e pazbuluara, në Kosovë, në Shqipëri në  Maqedoni dhe Mal të Zi e vende te tjera  ishin sinjale që antikombëtarë, atëherë kur ne të tjerëve  po na nevojitet bashkimi, qetësia, rendi, ligji dhe të mirat e tjera ata i shkelmojnë të gjitha të mirat shqiptare?! Andaj ka ardhur koha që me në fund  të organizohemi ma mirë kundër  atyre që punuan  që në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare të dominojë anarkia ?!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok