04/10/2024

NE SHQIPERI: MUNGESA E SHOQENISE CIVILE ASHTE FATALE

0

“Studjoni historinë, studjoni historinë. Në histori gjinden të gjithë sekretet e qeverisjes së mirë.” (Winston Churchill, 1953)

Nga Sami Repishti, Ph.D.*

Ridgefield,CT.- Lajmet e ardhuna nga Shqipëria na trishtojnë!

Në vendin tonë, ashtë krijue nji gjendje që nuk mund të përfundojë me suksese. Përkundrazi, të gjithë frikësohemi se në ditët e ardhme do të kemi trazime dhe ballafaqime qëmbartin rrezikun e përleshjeve fizike në sheshet e qyteteve dhe rrugët e katundeve tona. Ka arsye me besue se shqiptarët janë nisë në mënyrë të pandalëshme drejt nji krizë të randë!Duket sikur Shqiperia nuk ka forcëtë pengojë zbritjen në kaosin shkatërrimtar. Unë, refuzoj këte gjykim!

Në maj të vitit 2017, botova në Panorama nji shkrim me titull: “O Shqiptarë, Nenësmos ia beni varr!” thirrje e marrun nga shkrimet e Imzot Fan S. Noli. Sot e përsëris: “O Shqiptarë, përse Nenës i bëni varr?”

Sot, njerëzimi mbar nuk i nënshtrohet pa kundërshtim vorfënisë e shtypjes me të gjithë efektet negative: vdekje nga uria, smundje të pasherueshme, dhe përkeqsim tëfrikshëm. Njerëzimi mbar përbuzë këte lloj mjerimi që, në esencë, ashtë shkelja e patolerueshme e lirive dhe e dinjitetit njerëzor. Njerëzimi revoltohet si nji rebel në sherbim të kauzës së shenjtë: çlirimin e plotë të të gjithëve, pa dallim, pa përjashtim. Njerëzimi lufton kundër pushteteve totalitare që sjellin gjendje të këtilla, deri në fitoren e plotë! Njerëzimi nuk pret me duerkryq të ardhmen; ai e nderton ate simbas imazhit që e frymëzon: tue ngritë aftësinë e qenieve njerëzore, dhe shoqënisë mbar me përparue në nivele përherë ma të nalta jetese dhe qytetnimi. Ky ashtë marshi triumfal i historisë! Por, jo në Shqipëri!

Sot, në Shqipëri, gjindemi para nji dileme ekzistenciale: a duhet të pranojmë turpin e ditëve tona që na imponohet në forma qeveritare, përbuzëse të ligjit, shkelëse të drejtave themelore të qytetarëve, tue i injorue ato, apo do të reklamojmë këto të drejta natyrore e pozitive që natyra dhe shteti ligjor na garantojnë? A duhet të pranojmë për vete dhe për të gjithë vëllaznit e motrat tona, konditat e jetës së nënshtrueme, në kundërshtim me të gjithë të kaluemen tonë historike, me mohimin e frymës së Rilindjes sonë Kombëtare dhe Pavarësisë, me frymën revolucionare të luftës kundër pushtuesve të huej, dhe të rezistencës heroike të luftës për demokraci e çlirim gjatë 45 viteve të “diktaturës së proletariatit” – epoka e poshtënimit total të miljona qytetarëve të etshëm për liri?

Sot, ekziston mundësia e përsëritjes së nji Tien An Men-it kinez në qytetet e fshatet e vendit tonë. E tmerrshme!

Eksperienca e së kaluemes në Shqipëri ka qenë shumë shgënjyese.Udhëheqës autoritarë absolutë ma parë, elementë stalinistë të pareparueshëm.ksenofobë dhe homofobë pa asnji respekt për jetën e njeriut ma vonë, frymëzue nga nji përbuzëje ekstreme për ligjin dhe shtetin ligjor, me nji mohim të drejtave dhe lirive themelore të nji shoqënie të qytetnueme, kanë lanë gjurmët e tyne të pashlyeshme.Sot, ata ende veprojnë me ide e vepra irracionale, të egërsuem deri në vrasje, dhe me paturpësinë e fshehjes mbas sloganeve pa substancë.Nga leximi i shtypit shqiptar, njeriu ka përshtypjen se nji konglomerat karrieristësh, hajdutësh dhe kriminelësh- i njohun si elita politike e vendit – janë bashkue vetëm prej nevojës së mbrojtjes nga “shteti ligjor” që nuk i lejon, dhe për nji sistem qeveritar që i lejon me qenë ata që janë në të vertetë, ose ata që dëshirojnë me qenë të tillë…!Me grykën e pushkës që vret qytetarin, e ligjin njikohësisht, në nji vend ku krimi nuk denohet (edhe me tanke të ushtrisë si në masakrën e 2 prillit 1992, në Shkodër, që vrau katër djelmosha në pranverën e jetës së tyne, të rinj tëfrymëzuem nga dëshira e çlirimit nga diktatura e kuqe dhe themelimit të nji shteti dhe shoqënie demokratke) ashtë manifestimi ma elokuent i urrejtjes që ky konglomerat ka për popullin e vet, dhe ndershmëninë elementare.

Sot, mbeturinat toksike të kësaj turme vandalësh, në përpjekje të dëshprueme me evitue humbjen e pushtetit, dhe të friksuem për rrjedhimet e natyrëshme që mund të vijnë si rezultat idënimit të krimeve e kriminelëve autorë të këtyne krimeve, ata shtërngojnë rradhët njeni me tjetrin, dhe janë gati me përballue nji popull të zemruem.

Cili ka qenë mësimi i përmbysjes së perandorisë sovjetike, 1989, që u dorëzue pa zbrazë asnji fishek?Ashtë, kryesisht gjendja ndërkombëtare! Duket se vendi i jonë nuk ka mësue gja nga ky zhvillim, as edhe peshën e forcave ndërkombëtare në zhvillimin e gjendjeve të mbrendshme të vendeve që e injorojnë.Ka mundësi që nji qendrim i ketill mospërfillës vjen edhe nga fakti se ata u përmbysën dhe nuk pësuen denimin e merituem për krimet e pafalëshme. Fatmirësisht,, andrra komuniste ka vdekë pa shpresë ringjallje!

Sot, fajtorët dhe bashkëpunëtorët e tyne, përsëri bajnë përpjekje të reja me rindërtue shtetin e shoqëninëshqiptare në imazhin e së kaluemes së tyne të frikshme: sundimin absolut në shtet nji-partiak, pa hezitim, pa kondita, pa rezerva. Sot, shohim ndërhymjen e tyne të unifikueme, sabotimin e vazhdueshëm të opozitës, refuzimin e çdo dialogu serioz për zgjidhjen e problemit, neglizhimin e drejtësisë me gjykata pa gjykatës, “udhëheqës” potencialë të nxjerrun nga rradhët e familjeve të ish-udhëheqësve komunistë (promovue nga nji kryeministër jo-komunist;paradoks shqiptar!),politizimin e Policisë që sherben mbrojtjen e çdo qytetari, dhe rrezikun e politizimit të Ushtrisë…. krijimin artificial të nji krize kushtetuese me kërkesën për rrëzimin e Presidentit të Republikës sepse ka zbatue ligjin që nuk u pëlqen pushtetarëve, si dhe tash se fundi arrestimin e  demonstruesve.Ky qendrim ashtë përcaktue nga Kreu i Shtetit si “procesi farsë dhe i dhunëshëm që po organizon (E.Rama) me 30 qershor, ashtë instalimi përfundimtar i grushtit tëShtetit…..”

Konfrontimi që po përgatitet me zell “revolucionar” kërcënon shtetin dhe shoqëninë shqiptare! Duhet veprue, duhet ndalue marshi i fashizmit të kuq në Shqipëri.Duhet rivendosë ligji, dinjiteti i qytetarit, dhe respekti që vendi i jonë meriton para botës së jashtëme.Duhet të kthehemi në normalitet.Duhet të respektojmë ligjin e jo të zbatojmë urdhnesat kapricioze të pushtetarëve.Duhet tëkrijojmë atmosferën demokratike ku nuk lejohet frika e shtypjes, ku qytetari punon për bukën e gojës pa frikën e trazimeve që konsumojne jetë tëpafajshme.Në shoqëninë e sotme shqiptare, theksi nuk vihet mbi “individin”, as mbi “liritë dhe të drejtat e “qytetarit”, dhe mbrojtja e Kushtetutës. Përkundrazi! Theksohet nënshtrimi ndaj vullnetit të “udhëheqsit të sotëm” gjithëherë me frikën e “devijimit” dhe dënimit që e ndjek . Kërkohet nji Shqipëri “ndryshe”!

Dhe këte gjendje mund ta krijojë vetëmnji shoqëni civile koshiente e detyrës ndaj vendit e popullit tonë.Duhet guxim, duhet punë, duhet dedikim i plotë ndaj kauzës së lirisë dhe demokracisë.Shqipëria ka elementë mendje-ndritun për nji ndërmarrje të këtill historike. Nuk ashtë e lehtë! Shqipëria nuk ka pasë në të kaluemen nji shoqëni perendimore funksjonale. Shqipëria ka trashëgue nji shoqëni statike me tone otomane në përceptime dhe vlera, trashëgim që ka pranue ma lehtësisht autoritetin dominant të nji sunduesi ose partie politike. Këte “shoqëni civile” në Shqipëri unë e uroj me gjithë zemër sot !

*****

Në fund të L2B, nji figurë madhore politike gjermane, Egon Bahr, i persekutuem nga Hitleri, disfatën e Gjermanisë naziste nuk e konsideroj si ”okupim” por si “çlirim” të Gjermanisë. Ai ishte i vendosun me luftue për nji trajtim të barabartë për të gjithë gjermanët.Sepse, shkruente ai, “ përsa kohë që mbetemi tëndamë, na nuk jemi nji komb”. Dhe shtonte: “ Asnjeri nuk do të na ndihmojë, në se nuk ndihmojmë vetëveten”.Me nji qendrim të këtill, Gjermania e mbasluftës triumfoi.

Ajo që karakterizoi komunistët shqiptarë me veprue me format ma shnjerëzore ndaj bashkatdhetarëve të tyne ka qenë elementi themelor: injoranca e randësisë së lidhjeve me botën e qytetnueme, dhe preferenca e tyne për vetë-izolim hermetik, zgjidhje që rrjedh nga mentaliteti i vjetër i diktuem nga…..injoranca. Si rrjedhim Shqipëria mbetimbrapa përsëri, për të dytën herë në histori.

Herën e parë: Mbas vdekjes së Skenderbeut, Traktati i vitit 1479 në mes të Venedikut dhe Sulltanit njohu pushtimin e Shqipënisë. Dritarja e Botës Perëndimore u mbyll për Shqipëninë pikërisht në nji kohë kur era frymëdhanëse e Renaissance-s dhe idetë fisnike të Humanizmit po krijojshin nji Europë të re me nji etje gargantueske për njohuni të reja, për hapësina dhe nji botë të re me nji zhvillim të lirë, të pakufizuem të shpirtit kerkues, e thellësisht njerëzor. Pamvarësisht nga faktori fetar – që mbetet gjithmonë nji çeshtje krejtësisht intime për çdo ndërgjegje personale- pushtimi osman ka nxjerrë Shqipëninë nga historia e kontinentit europian, dhe e ka dënue ate të jetë nji krahinë e harrueme mbrenda nji perandorie te mbyllun, me kulturë të kundërt nga ajo e Europës, që po rilindte në Perëndim”.

Herën e dytë: Me mbarimin e L2B dhe disfatën nazi-fashiste në Europë, Shqipëria u lirue nga “i hueji”dhe ra në duert e fanatikëve komunistë, sherbëtorëtë perandorisë sovjetike, kundërshtarëtë Europës Perëndimore. Kështu dritorja e Europës Perendimore u mbyll për Shqipërinë, pikërisht në nji kohë kurera e fitores mbi fashizmin, dhe përhapja e vlerave euro-atlantike po përhapej në pjesën e madhe të kontinentit.Njerëzimi ishte i etun për liri dhe për krijimin e nji bote të re me nji zhvillim të lirë, të pakufizuem, të shpirtit kerkues, e thellësisht njerëzor. Nënshtrimi ndaj zonës komuniste, -jugosllave ma parë dhe ruse ma vonë – në gjiun e perandorisë komuniste sovjetike ka nxjerrë Shqipërinë nga historia e kontinentit europian, dhe ka denue vendin tonë të jetë nji sub-satelit ma parë dhe satelit ma vonë,i papërfillun mbrenda nji perandorie të mbyllun, me kulturë të kundërt nga ajo e Europës që pasunohej çdo ditë, në perëndim

Akoma ma keq!Premtimet e nji perpjekje të re me u ringjallë në kuadrin e Europës së qytetnueme u dënuen me vdekje, reale dhe figurative.Dështimi damtoi tranzicionin në demokraci, dhe hapi rrugën për korrupsion, cinizëm ndaj politikës, nji rrymë populiste, dhe nji presion nga kapitali që synoi me transformue qytetarët e lirë në konsumatorë të mallnave të importuem. Dami i madh i këtij orientimi dhe partizania e jetës politike në vend (Partia mbi të gjitha!) si dhe margjinalizimi i talentit të vertetë rezultoi në krijimin e njipengese me dame të pallogaritëshme për përpjekjen e bashkimit kombëtar, dhe për përpjekjet me iu dedikue përmirësimit të konditave të jetës për miljonët e shumëvuejtun të atdheut tonë. Nji vrap i vrullshëm dhe i pa kontrollueshëm për pasunim të shpejtë dhe të paligjshëm solli korrupsionin qeveritar, tue perfshi edhe gjykatat e vendit. Nji drejtësi e komprometueme randë nuk ishte në gjendje me zbatue ligjin.Rruga tashti ishte e hapun për veprimtari anti-ligjore.Shqipëria nga kohezioni i nji kombi tëvjetër, mbeti nji shoqëni tribalistike, provinciale dhe grupesh antagoniste. Sepse, në se malësori i Kelmendit  nuk e ndjen gëzimin e dhimbjen e fshatarit të Konispolit, dhe viceversa, nuk do të kemi kurrë nji Shqipëri të vertetë. Rezultati i këtij orientimi shihet sot me Shqipërinë në buzë të greminës!

Festimet e mëdha të njiqind vjetorit të Pavarësisë Kombëtare, 2012, kanë qenë nji rast i veçantë për meditim të rrugës së marrun, nji moment historik me reflektue për tëtashmen e tëardhmen e kombit, për angazhim në nji dialog të hapun, gjithëpërfshirës dhe tolerant, në nji krahasim ideshë ndërtuese, ku qytetarët të trajtohen si elementë të mirë-informuem dhe të pjekun politikisht. Nji dialog ikëtill do tëna udhëhiqte në kursin e zgjedhun për veprimet tona, në kontekst me zhvillimin tonë historik, i cili duhet studjue dhe duhet kuptue ashtu si ashtë në të vertetë, dhe jo si prodhim dëshirash të parealizueshme.

Sepse vetëm e verteta na sjellë dritë!

Nji dialog i këtill kombëtar ka përmasa ekzistenciale për problemet tona shqiptare, dhe ashtë nji imperativ kategorik i kohës, korrektësia e të cilit do të përcaktonte fatin e shqiptarëve në këte shekull, dhe përtej!

Për nji dialog të këtill kombëtar që nuk përjashton asnji qytetar të lirë dhe qellim-mirë duhen përjashtueviktimët e indoktrinuem me ideologji anti-njerëzore dhe anti-kombëtare; ky dialog duhet të pasunohet me arsimin serioz në shkollat tona, arsim i konceptuem si kultivimi i ideve të lirisë mbrenda shoqënisë, arsim që me kuptim të gjanë human drejton jetët dhe punën e qytetarëve. “Në të gjitha proceset duhet të marrë pjesë shoqënia civile”(Amb. John Satter)

Sot ashtë detyra e shoqënisë së re shqiptare me edukue “elementin e painformuem” ose të gënjyem, dhe ata që nuk kanë përjetue ferrin komunist, me fakte që flasin për krimet e pabesueshme në kurriz të popullsisë shqiptare, të pafajshme dhe pa mbrojtje per 45 vjet me rradhë. Duhen shenjtënue vendet ku u kryen këtokrime, torturat, ekzekutimet, varrezat, kishët e xhamitë e rrenueme qellimisht, vendet ku u dogjën librat dhe autorët e librave., ashtu si shenjtënojmë varret e dëshmorëve të ramë për liri. Duhen kthye tek pronari pasunitë e grabituna me dhunë. Shqiptarët, dhe sidomos nxanësit e shkollave duhet të informohen në klasët e tyne mbi të gjitha këto krime, jo me mbjellë frymën e hakmarrjes, por me pengue fuqimisht përsëritjen e nji së kaluemje të errtëe kriminale.

Sot, shqiptarët, pa përjashtim, duhet të mendojnë, sidomos duhet të mendojnë, për tragjeditë e së kaluemes, kurdoherë që flasin për të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë.Sot, të gjithë ne jemi përgjegjës për qetësimin e gjendjes së krijueme, dhe për ardhmëninë e brezave të rinj.Asnji nga ne nuk përjashtohet nga kjo përgjegjsi e randë politike dhe morale!*

_________________________________________

* Autori  ashtë aktivist i të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok