21/12/2024

Në politikë dhe marrëdhëniet mes shteteve nuk ka dashuri, por vetëm interesa

0
u1_Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shumica e shqiptarëve i kuptojnë fjalë për fjalë ngjarjet politike dhe marrëdhëniet politike (i marrin ato si të mirëqenë), veçanërisht ato ndërkombëtare. Në politikën ndërkombëtare nuk ka as dashuri dhe as parim. Ka vetëm interesa politike.

***

Duhet të kuptojmë se politika ndërkombëtare nuk është një kategori emocionale, por thjesht një kategori e interesave. Nuk ka armiq të përjetshëm, nuk ka miq të përjetshëm. Nga dashuria nuk ka politikë.

Ne duhet t’i dëshmojmë Perëndimit, nëpërmjet aktivitetit tonë dinamik politik, se është në interesin e tyre, të Perëndimit pra, që të ketë një Kosovë të pavarur dhe sovrane, territor të integruar dhe assesi jo asociacione. Dhe, një Shqipëri të fortë demokratike e jo regjim mafioz antikombëtar pan-enverist. Gjithashtu, që shqiptarët autokton të FYROM-it të jenë në çdo aspekt 100% të barabartë me sllavo-folësit ardhacak, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë shfrytëzim, diskriminim dhe terror mbi ta. Shqiptarët autokton të Kosovës Lindore nën pushtim serb të gëzojnë saktësisht të drejtat e njëjta me serbët ardhacak të Kosovës. Pra, të zbatohet reciprociteti. Ky parim duhet të zbatohet edhe në Mal të Zi ku qenia autoktone shqiptare është shumë afër zhdukjes. Shqiptarët e Çamërisë, të drejtat e njëjta me ata shqipfolës të shtetit amë që paraqesin veten si gjoja “grek”…

Shtetet Perëndimore jo të qëndrojnë në anën tonë për shkak të „humanizmit“, sepse ajo kategori nuk ekziston fare në politikë, por për shkak të interesit të tyre. Sidomos, interesit rus në Ballkan, me ndihmën e sateliteve të tyre-ardhacakëve sllavo-ortodoks dhe grek.  Jemi i vetmi komb i Ballkanit që simpatizon botën Perëndimore. Nëse i bindim për këtë dhe nëse është në interesin e tyre real (ekzistencial) ta bëjnë këtë, ata me siguri do ta bëjnë. Ndoshta nuk kanë harruar shkakun kryesor të fillimit të Luftës së Parë Botërore: përpjekjet e Rusisë për daljen në detin shqiptar nëpërmjet Serbisë. Përndryshe, ata nuk do të marrin asgjë seriozisht.

***

Ambasada (përgjithësisht – ambasadat) – është një përfaqësi diplomatike me një ambasador si shef. Ajo ka si detyrë kryesore për të mbrojtur interesat e vendit të tyre përballë qeverisë së vendit pritës dhe për të promovuar (t`u japi shtysë-çoj përpara) marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ambasadori – është një i dërguar diplomatik i rangut më të lartë, i cili (e cila) përfaqëson interesat e vendit të tij në vendin ku ai (ose ajo) punon. Ambasadori konsiderohet përfaqësues personal i kreut të shtetit të tij dhe ka të drejta të veçanta.

***

Kushdo që është serioz për shpëtimin e kombit dhe vendit tonë duhet të flasë me zemrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok