27/12/2024

NE MUNDEMI, POR SË BASHKU

0
u1_1

Nga Petrit Aliaj

Gjithçka fillon me mbrëmjen e fundvitit 2018 në Mantova, organizuar nga Federata Nacionale e Shoqatave Shqiptare në Itali-FNAI. Aty, krahas argëtimit me këngë, valle, recitime e intervista u arrit të mblidhej edhe një shumë të hollash mbi bazën e një llotarie për qendrën e autizmit “Fluturo për Jetën” në Elbasan. Kontaktet ishin lidhur me kohë nga shoqata Internacionale vullnetare “Rinia” në Riva del Garda(It) me president z.Erio Korani, shoqatë e cila prej kohësh realizon projekte të përbashkëta me komunën në Trentino(It.)për të kontribuar me fonde në riparimin e disa shkollave në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Sa më sipër:me dt 28 shkurt 2019, simbas projektit të Federatës FNAI, nisemi nga Tirana drejt kësaj qendre me Erion i cili është edhe sekretar i kësaj federate. Së bashku me ne udhëton edhe zonjusha Paula Lala, studente e vitit të fundit në fakultetin e filozofisë  e cila vullnetarisht kryen dhe detyrën e koordinatores për organizatën”Rinia”. Makinën e kishim mbushur me lodra, të sistemuara mirë e bukur një mbrëmje më parë në kutia, ku miku ynë Erio, nuk kishte harruar tu vendoste dukshëm edhe logon e Federatës FNAI e cila simbolizon dy duar të bashkuara si krahët e shqiponjës, kuq e zi .     Të tre, drejt e në Elbasan në qendrën e reabilitimit e të edukimit individual, terapeutik të fëmijëve ku na presin:drejtoresha zj.Blerina Boci së bashku me zj.Iris Zyrakja, sekretare e kësaj qendre.Mbasi u njohëm me aktivitetin e kësaj qendre nga zj Blerina Boci për të cilën mund të shtoj se në kujtesën e saj, ajo ruante ç’do detal të lindjes e zhvillimit të kësaj qëndre së bashku me vështirësitë e fillimit e ecurinë e mëtejëshme, deri në ditët e sotme pa përjashtuar idetë e funksionimit për të ardhëmen.Me këtë rast na krijuan mundësinë të njiheshim edhe me personelin e këtij instuticioni cili përbëhet nga 12 terapistë, 2 logopedistë e 1 fizioterapist.

Duke shkuar klasë për klasë ne u njohëm më nga afër me pasionin, qetësinë, dashurinë e përkujdesjen e këtij personeli edukativ-terapeutik i cili u dedikohej 70 fëmijve në këtë qëndër që rrugëtimin e saj e ka nisur 7 vite më parë me mbështetjen e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Këshillit të Qarkut Elbasan e sigurisht edhe me kontributin e firmave “Kurum”, ”Doko”e qendra tregtare Orti në Elbasan. Duke u njohur më konkretisht me punën e këtij stafi mësojmë se këtu afrohet terapi zhvillimi individual e në grup, shërbim logopedik, fizioterapie e koordinime të punës ndërmjet edukatorëve (specialistave)e prindërve, përkatësisht për ç’do fëmijë të cilët vuajnë nga çrregullime nurobiologjike të njohura, të ashtuquajtura ç’rregullime të spektrit Autik(Mbyllja në vetvehte).

Edhe pse është arritur realizimi falas i trasportit për nënat dhe fëmijët, si edhe falë bashkëpunimit edhe të universitetit A.Xhuvani për kujdestari, referime e ndërmjetësime vullnetare të mjekëve pediatër e neuropediatër, ajo që më shqetësoi ishte mungesa e një lokali, ku nënat aty mund të sistemoheshin për gjatë kohës që fëmijët e tyre ishin nën terapinë e specialistëve.

Mendoj se mundësia e shtesës së një lokali apo atë të ngritjes së një ndërtese tjetër më të kompletuar për këtë qendër të mrekullueshme, do të zgjidhte edhe sistemimin e nënave të cilat nuk kishin një lokal për të ndejtur për faktin se shumica e tyre vinin nga zonat larg Elbasanit. Përmirësimi i një situate të tillë për nënat të cilat janë të detyruara të presin fëmijët e tyre deri sa të mbarojë orari i terapisë për tu kthyer në shtëpi, është një domosdoshmëri imediate .Shtoj se;shumë mirë do të bëhet në se nënave të fëmijve do tu afrohet një drekë si edhe një çaj, duke mos përjashtuar në të ardhëmen edhe aktivizimin e tyre përgjatë qëndrimit ditor , qoftë në mirëmbajtjen e qendrës apo të tjera punë dore shtëpiake e artistike.Sigurisht këto punë, mund të realizohen simbas dëshirës dhe aftësive të sejcilës prej nënave. Idetë e punët e dorës, mund të jenë të shumta aq sa edhe tu krijohen mundësi që këto punime të shiten si oferta për fonde në ndihmë të kësaj qendre etj. Ne mundemi , por së bashku .

Kush e ka rrallën për të ndihmuar ?

Elbasan. 28.02.2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok