22/12/2024

NË BRNO, VENDLINDJEN E KUNDERËS

0
Ndue-Dedaj

Nga Ndue Dedaj

Në vjeshtën e vitit Dy Mijë, u ndodhëm për tri ditë në Brno, qytetin e dytë çek pas Pragës, që nuk di pse na përngjasonte me Shkodrën. Ishim një grup arsimtarësh shqiptarë, të përfshirë në një projekt europian mbi demokracinë në shkollë, ku më pas njëri nesh do të bëhej ministër i Arsimit i Shqipërisë.

Kishim bërë 130 km nga Vjena me tren dhe ishte një përvojë e re qendrimi në këtë qytet, emrin e të cilit nuk e shqiptonim lehtësisht për shkak të bashkëtingëlloreve të fillimit. Sigurisht që nuk do të na priste Milan Kundera, por një adash i tij, Milan Pol, ekspert i arsimit dhe profesor i Sociologjisë në Universitetin Masaryk në Brno. Ishte kënaqësi të hyje nëpër shkolla, ku nxënësit ngriheshin në këmbë dhe mësuesit e tregonin Shqipërinë, si vendin më me shumë diell të Mesdheut.

Teksa kundroja peizazhin çek, i ngjashëm jo pak me atë shqiptar, sillja ndërmend skenat e përshkruara me aq ironi nga shkrimtari disident në romanin e tij “Shakaja”, që ua kam rekokomanduar plot vetëve. Çekia, kryekrejet, do të shenjohej nga shkrimtarët e saj të mëdhenj, pasi dihet jehona më parë e Franc Kafkës dhe romanit të tij “Procesi”, ndonëse gjatë socializmit tonë të përbashkët lindor, ne do të njihnim vetëm skodat çeke. Njerëzit me të cilët qendruam ato ditë në Brno flisnim me adhurim për disidentët e vërtetë si Kundera dhe jo për “disidencën” e tyre vetjake…

Në qendër të Brnos ishte dhe një klub-restorant me shqiponjën kuq e zi i një shqiptari nga Kosova, ku bëra këtë foto si kujtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok