27/04/2024

Ndue Ukaj: Gonxhja jonë i sfidoi të gjitha llojet e kujfijve

0

Ndue Ukaj:

Nëna Terezë përgjatë jetës së saj tokësore e valëviti flamurin më të bukur që ekziston në botë: atë të dashurisë njerëzore, të mbushur me mirësi dhe bamirësi, pa harta e pa kufij.

Sepse, ajo ishte zemërmadhe e në të

gjetën strhë dhembjet e vuajtjet më të skajshme njerëzore; ishte një humaniste pa një të përafërt përreth saj, për çka u nderua me vlerësime e çmime ndërkombëtare, fitoi Çmimin Nobel për Paqe, la

pas vete një trashëgimi poetike tepër mbresënëse- aq sa Ali Podrimja thoshte se ajo ishte dashtë ta fitonte Çmimin Nobel për Letërsi, ishte pedagoge dhe veprimtare e palodhshme dhe e palëkundëshme në misionin e saj që t’iu ndihmonte të varfërve e të nëpërkëmburëve.

Pra, Gonxhja jonë i sfidoi të gjitha llojet e kujfijve që ekzistojnë në Tokë dhe për këtë u nderua anë e kënd botës.

Por, sa e nderojmë ne, ose më saktë, sa përvetësojmë ne prej trashëgimisë së saj shembullore e shembullmire?

Le të kujtojmë se dita e sotme është Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, të cilën e ka shpallë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute dhe në nderim të veprës së Nënës Terezë.

Le të kujtojmë se ndikimi i saj për lirinë dhe pavarësinë tonë ishte i jashtëzakonshëm, gjë të cilën e kanë pohuar personalitete si Bill Klintoni.

Le të kujtojmë se filozofia paqësore e viteve të 90-ta e kishte referencë tepër të rëndësishme në mos themelore veprimtarinë e saj.

E çfarë bëjmë ne për të, sa dhe si e kujtohmë në shkollat tona, çfarë bëjmë për njohjejn e saj në dimensionet e saja të plota?

Me gjasë fare pak, kënaqemi, me njëlloj dashurie deklarative e pa përmbajtje, siç i kemi shumicën  e punëve, sepse duket se ngarkesat e përçamjes së brendëshme na verbojnë dhe ata kufijtë që Nënë Tereza i bëri të padukshëm, neve na dalin përpara si mure dhe na pengojnë.

Shqipëria e ka shpallë festë zyrtare 5 shtatorin, por Kosova jo.

Po, është turp që në shkollat tona flitet pak ose aspak për këtë shenjtreshë, po, është turp pse Kosova s’e ka ndjekë shembullin e Shqipërisë që ta shpallë ditën e sotme festë zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok