30/12/2024

Ndue Ukaj: Blerja e armëve, një atmosferë fantastike për dalldi

0
Ndue-Ukaj

Ndue Ukaj:

Kjo puna e blerjës së armëve dhe e diskursit luftarak, në vetvete përbëjnë një atmosferë fantastike për dalldi, po, sa për t’i eksituar turmat që ushqejnë ndjesi gati sensuale për udhëheqësin.

Kjo atmosferë, po ashtu ushqen një patriotizmin primitiv. Një patriotizmi stinor, që shfaqet përmes një dashurie deklarative.

Në fakt, ky lloj patriotizmi është e kundërta e patriotizmit të vyrtytshëm, që e ushqen dashurinë për vetveten, pa pasë kurrëfarë nevoje për të urrejtë tjetrin.

E kjo qeveri, tash në pushtet dhe dikur në opozitë, ka treguar afshëm sa forcë ka për të urrejtë.

Dhe si përherë në histori, në këso çaste dalldie, instinkti i turmave përjeton njëlloj eksitimi dhe flet me afsh, ama duhet thënë se këto turma, kurrë nuk e vizitojnë të vërtetën e as racionalitetin.

Këtë psuedopatriotizëm, me ngjyra të forta ideologjike, e pëgenjështron krejt atmosfera jonë politike. Së pari, fakti se në këtë vend pak njerëz dëgjon tek thonë: ‘lumi unë për vendin tim’, kurse në të kundërtën, prej mengjesi e deri në orët e vona të natës, dëgjon gjama e kukama, kundër çdo kujt e çdo gjëje.

Me siguri, po të ekzistonte një termometër, që mat shkallën e budallallakut tonë politik, të tufës së grumbulluar në pushtet, shumëkush do të turpërohohej fort. Njëlloj sikur edhe për tema patriotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok