06/12/2024

Ndryshimi dhe vazhdimësia në dorën e qytetarëve!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Zgjedhjet komunale janë zgjedhje për pushtetin që është më afër dhe pranë qytetarëve. Qytetarët e kanë mundësinë e artë që të zgjedhin kandidatin më të mirë për kryetar komune dhe kandidatin më të mirë në listat zgjedhore për asamble të kuvendit në komunën e tyre.

Vota është e shenjtë dhe e patjetërsueshme

Pas fushatës së qetë njëmujore, pas premtimeve megalomane të kandidatëve për kryetar komune, radha ju erdhi juve qytetarë dinjitoz të Republikës së Kosovës, që të vendosni për qeverisjen katër vjeçare në komunën tuaj.

Elektorat besnik i të gjitha partive politike, premtimet dhe deklaratat që i keni dëgjuar nga kandidatët për kryetar komune gjatë fushatës zgjedhore janë pak të besueshme, për shkak të mungesës së sinqeritetit dhe pafuqisë së realizimit të tyre, pra janë vetëm retorikë zgjedhore sa për t’ua grabitur votën e asgjë më shumë, pasi shumica prej tyre nuk e kanë idenë dhe kapacitetin e zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

Qytetar të dashur të vendit tim, elektorat i respektuar i të gjitha partive politike, ju tashmë e keni ndarë mendjen për kë të votoni në zgjedhjet e ditës së neserme në komunën tuaj. E di që shumica prej jush jeni përcaktuar për kryetarin dhe asambleistin e preferuar. Pavarësisht se a jeni përcaktuar për vahzdimësinë e qeverisjes apo të ndryshimit në komunën tuaj, vota e juaj është e shenjtë dhe e patjetërsueshme për kandidatët për Asamble Komunale, por e njëjta gjë nuk do të ndodhë edhe me votën tuaj për kryetarë të komunës, pasi gjasat janë që në shumicën e komunave të Kosovës do të shkohet në balotazh, për shkak se 51 % do të jetë i arritshëm vetëm nga një numër i vogël i kandidatëve të komunave të Kosovës!

Pa dashur të influencojë në vendimin e juaj, ju lutem mos hezitoni për të dalë në zgjedhje, mos e lëshoni mundësinë e artë që të zgjedhni kandidatët më të mirë nga të gjitha listat zgjedhore për Asamble të kuvendit dhe ta përcaktoni kryetarin e komunës tuaj më 17 tetor 2021.

Largoni të inkriminuarit, sjellni freski në kuvendet komunale

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës, ata që ju harruan kur ju iu dhuruat votën para 4 viteve, do t’ju harrojnë prapë nesër e përgjithmonë. Vota e juaj më 17 tetor duhet të jetë votë që ndëshkon mashtruesit dhe matrapazët në komunën tuaj, të cilët për interesa personale do të bëhen bashkë në balotazh për të kontrabanduar votën tuaj për një karrike të pushtetit komunal.

Qytetarë të vendit tim, është në dorën e juaj që më 17 tetor ta zgjedhni një përbërje të re asambleistëve që përfaqësojnë denjësisht interesat e juaja në Kuvendin Komunal.

Nga këtu, shfrytëzoj nga rasti, që edhe një herë t’ju bëjë thirrje qytetarëve të vendit, mos votoni sy mbyllur, por kthjellni mirë mendjen para se të votoni nëse nuk dëshironi të vuani e vajtoni edhe për 4 vitet e ardhshme.

Pasi politikanët e korruptuar janë kudo dhe në të gjitha listat zgjedhore. Elektorati e ka shansin historik që t’i largoi me votë abuzuesit e pushtetit, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur me nepotizmin, korrupsionin dhe krimin e organizuar në komunën tuaj.

Politikanët e inkriminuar, aty ku i ndanë pushteti qendror, i bashkon ai lokal, i bashkojnë bisneset dhe punët e pista në zhvatjen e buxhetit dhe palçkitjen e qytetarëve (mërgimtarëve).

Mundësia e ndryshimit në dorën e qytetarëve

Mundësia më e mirë për arritjen e ndryshimit në skenën politike komunale dhe ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe tejinkriminuar, është vota për kandidatët e sinqertë për kryetar komune, të dëshmuar me punë dhe rezultate dhe vota për kandidatët e rinjë për asambleist të pastër e të padjallëzuar që mbrojnë me dinjitet të drejtat e qytetarëve e jo të liderëve partiakë dhe oligarkëve ekonomik (kompanive të inkriminuara).

Me voten tuaj mund ta evitoni balotazhin dhe përmbysjet e rezultateve si produkt i aleancave partiake që do të krijohen pas 17 tetorit. Ndryshimi dhe vazhdimësia e mirë është në dorën e qytetarëve.

Zoti e bekoftë vullnetin e juaj, qytetar të dashur të vendit tim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok