15/10/2024

Ndodhi ne mjekësinë falas të shtetit tonë!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Nji mikut tem i kishte psue e ama paralize! Sulmi, per fatin e keq te saj, e ka godit ne anen e majtë! Hemorragji! Me nxitim e kishte nis per n’spital! Mjeku e kishte pa dhe pa e peek me dore ishte pergjigj; Kjo do skaner! Mas 8 diteve mundene me ia ba skanerin, s’kena mundesi ma pare! Merre çoje n’shpi!

I gjendun ngusht, miku jem i kishte thanë; mas 8 ditesh s’vjen ma ktu kjo, s’e sheh ç’a ka psue?

Mjeku me qetesi absolute i kishte thane se nuk ishte problemi i tij por ta hiqte nanen prej spitali! Atëherë kishte nis loja e tmerrshme! Ky e kishte plas per muri, e tjeret kishin thirr policine! Furgoni e kishte çue ne rajon, ndersa e ama, pa goje, kambë e krah, mbet ne krevati. e spitalit me kasape! Ne komisariat ishte lane mrena dhe nuk ishte marr kush me té! Sapo ishte marre vesh historia e tij, dikush brenda komsiariatit kishte urdheru te lihej te shkonte tek e ama!

Mjeku sapo e kishte pare kishte ik nga spitali e nana e paralizueme e si mos me keq kihste mbet ne duart e infermiereve! I kishin dhane ndihmen e pare, aq sa mund t’ja jepnin! Derisa ne spital kishte mrrite shefi i pavionit! Ulerimat e tij e kishin ba shefin te reflektonte dhe te urdheronte marrjen me pacienten qe gjendej ne lufte me vdekjen!

… pas ecejakeve aty, e kishin deleguar tek Psikiatria! Dy dite ne rianimarcion e masanej ne pavion! Me pas aty nis horrori! Horrori qe na e ka diktue pamundesia dhe i kena msue te gjithe gjobevenes! Mjerim! Pastruesja, tha, sta prek me dore nese si jep 5 mije lekeshin! Jane dy… Imagjino sa nevoja ka nje njeri ne gjendje te tille!

Infermjerët janë ma elegantë, me tha: Ata nese su jep ta masakrojne ndesa mjeket jane lubia vet!

E kishte lane ca dite ne spital! Tani e kishte sjelle ne shpi! I pashprese e i tronditun jo vetem per gjendjen e saj te agonise por edhe per agonine e vazhdimsise se tij!

Teksa po ndaheshim me tha; Nik, do iki, e nesa Nanen s’ma mban vellai do baj gjithçka qe edhe ashtu siç asht ta marr me vete! S’jetoj dot ma ne kete vend…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok