Ndëshkimi i papritur për Kosovën!

0

Përçasje rreth realitetit politik

Shkruan: Florim Zeqa

Me të (pa) drejtë të gjitha shigjetat janë drejtuar kah kryeministri Albin Kurti, jo pse nuk ka të drejt në shtrirjen e sovranitetit të shtetit edhe në veri të vendit, por për faktin se ky i hypi nga bishti e jo nga koka e “Kalit të Trojes” në Veri.

Njëanshmëri e (pa) pritur e amerikanëve

Të vetmit që i kemi llogaritë miq të vërtetë i kishim amerikanët, por edhe këta kanë nisë me na lëshu prej dore, e ne nuk kemi kah ja mbajmë tjetër kah, veç me u lidhë me besa-besë për mëmëdhenë e me e shpëtu atë që është e mundur të shpëtohet në këto momente.

Atë çka e ka hëngër ujku nuk kthehet më, kurse ne kemi mbetë si çyçja n’rremë pa asnjë strategji dalëse nga ky labirinth i rrezikshëm politik!

Pa përkrahje ndërkombëtare nuk bëhet, por edhe vartës të ndërkombëtarëve nuk bën të mbetemi përgjithmonë! “Ra ky mort e u pamë” (popullore), ranë trazirat e serbëe në veri dhe u zhveshën edhe amerikanët, për evropianët e kemi ditur gjithmonë se nuk i kemi miq!

Pra, për Evropën e kemi ditur se ishte dhe është në mbështetje të Serbisë, por asnjëherë nuk e kemi pritur këtë njëanshmëri të amerikanëve në mbështetje të serbëve protestues në veri!

Pse është Amerika partner kaq i fuqishëm i Serbisë nuk?!

Pergjigja në këtë pyetje është e gjatë dhe thellë, por po i bie shkurt. Përderisa ne shqiptarët e Kosovës për 24 vjet nga çlirimi kemi vrapuar vetëm pas interesave personale, serbët kanë punuar vetëm për shtetin e tyre!

Përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Evrope 23”

Situatën e kemi më të keqe se asnjëherë më parë që nga përfundimi i luftës e deri më sot. BE-ja po na mbanë të izoluar dhe në “Geto” që 15 vite nga shpallja e pavarësisë, së fundmi as Amerika nuk po na “do” siq na deshi në të kaluarën!

Kemi mbetur shtet në udhëkryq të madh historik dhe pa alternativë të qartë për të ardhmen!

Është i vështirë dhe sfidues për ne konfrontimi me perendimin, por nuk kemi qare pa i sfidue ngapak edhe miqtë tonë, për t’u siguruar se a i kemi aleatë të vërtetë apo jo!

Për shkak se në politikë, për të mos thënë fare, ka pak miqësi e më shumë interes!

Fati ynë për t’u çliruar më shpejtë dhe më lehtë nga Serbia ishin interesat e supërfuqisë botësore, SHBA-së, përkatësisht NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë të cilat ishin të ndërlidhura me fatin tonë, ndryshe, jo vetëm se lufta nuk do të përfundonte lehtë dhe shpejtë, veç Zoti e di në çfarë rrethanave do të ishim sot si komb, ngase nocioni shtet për Kosovën nuk do të ekzistonte në hartën gjeopolitike të Evropës.

Ne, për ndihmën e pakursyer të miqve e kemi treguar dhe dëshmuar në vepër falenderimin dhe mirënjohjen tonë deri në përulje për SHBA-të, NATO-n dhe shtetet e BE-së.

Ne kemi bërë e vepruar gjithçka që na kanë sugjeruar miqtë tonë, duke pranuar kompromise të dhimbshme në dëmin tonë, gjë e cila na u kthye dhe po na kthehet bumerang ndaj të ardhmes së shtetit tonë.

Ne në vijimësi i kemi respektu dhe plotësu të gjitha kërkesat e miqve gjithnjë duke besuar në vlerat sublime të demokracisë dhe civilizimit evro-perëndimorë.

Përjashtimi i FSK-së nga stërvitja e NATO-s për qëllime politike, është goditja më e madhe për Kosovën si vend nikoçir i këtij evenimenti të madh ushtarak! Përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Evrope 23”, përveqse lajm i keq, është edhe alarm i kuq për Kosovën.

Mirëpo edhe përkundër këtij veprimi, e vetmja forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe integritetit territorial për Kosovën mbetet NATO (SHBA) dhe e vetmja garanci për Kosovën është anëtarësimi në NATO!

Pse ndëshkim i papritur për Kosovën

Askush përeq pesimistëve më të mëdhenj dhe armiqve tonë shekullorë nuk e ka pritur që të ndëshkohet Kosova në vend të Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare! Në vend që të ndëshkohet dhe të gjykohet Serbia për krimet e luftës në Kosovë, po ndodhë e kundërta në Gjylatën Speciale të Hagës!

Në vend që të ndëshkohet Serbia për obstruksionet e vahzdueshme në implementimin e marrëveshjeve edhe ashtu të dëmshme për Kosovën, po ndodhë e kundërta e saj, por po ndëshkohemi ne që e ulëm qafën para çdo presioni ndërkombëtar!

Deri kur kështu?!

Deri atëherë kur ne të vetëdijësohemi si popull në radhë të parë, derisa të piçemi politikisht dhe derisa të forcohemi ekonomikisht.

Deri atëherë duhet të bëhemi unik kur është në pyetje interesi i shtetit dhe i kombit. Nuk ka vlerë asnjë parti politike, asnjë pikëpamje ideologjike, ka vlerë ndjenja e jonë shpirtërore, gjegjësisht ndërgjegjësimi ynë i përgjithshëm kombëtar.

Vetëm atëherë kur ne jemi të unifikuar dhe të flasim me një zë para bashkësisë ndërkombëtare, atëherë do të ndërroj çasja e tyre ndaj nesh.

Ata që e duan veten i do edhe Zoti!

Zot bekoje bekoje popullin tim me mend dhe atdhedashuri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok