21/02/2026

Ndërtimi i kishave ortodokse në territore kryesisht katolike (Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë dhe bregdeti Adriatik)

0
Screenshot

Screenshot

Harta e Kroacisë , me te kuqe Srpska Krajina (Krajina Serbe)

Screenshot

Nga Fahri Xharra

Origjina, rrethanat dhe karakteri etnik i komuniteteve ndërtuese

Historia e kishave ortodokse në Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë dhe përgjatë bregdetit Adriatik nuk fillon me Serbinë e shekujve të mëvonshëm, siç pretendohet shpesh sot. Shumica e këtyre objekteve të kultit u ndërtuan nga komunitete vllahe dhe arbërore ortodokse gjatë periudhës së mesjetës së vonë dhe të hershme moderne (shek. XV–XVIII), në zona të cilat deri në atë kohë kishin qenë qendërisht katolike, nën juridiksionin e Republikës së Venedikut ose të Monarkisë Habsburge.

Ky fakt është i dokumentuar gjerësisht në burime veneciane, raguzane, kroate dhe habsburgiane, të cilat përdorin terma të tillë si Morlacchi, Vlasi, Arbanasi/Arbanenzen, Greco-orientali, Iliri, porkurrë “serbë” për këto popullsi para shekullit XIX.

  1. Shek. XV–XVI: Vendosja e vllahëve dhe arbërorëve ortodoksë nën Venedik

Pas rënies së shumë principatave shqiptare dhe vllahe në duart e osmanëve, qindra familje arbërore ortodokse dhe vllahe u vendosën nga Republika e Venedikut në zonat kufitare të saj: Dalmaci, Kotor, Zara, e deri në veri drejt Lika-s dhe Kninit.

Venediku kishte dy arsye kryesore për këtë politikë migratore:

  1. Nevoja për mbrojtje kufitare – Arbërit dhe vllahët njiheshin si luftëtarë të zotë dhe shërbenin si stradiotë (kalorësi të lehtë) në ushtrinë veneciane.
  2. Shpopullimi i zonave kufitare – luftërat me osmanët kishin braktisur shumë fshatra, të cilat Venediku i ripopullonte me kolonë të rinj.

Këta kolonë, megjithëse jetonin brenda një shteti katolik, lejohej të mbanin besimin e tyre ortodoks. Pikërisht në këtë periudhë fillojnë të ndërtohen kishat e para ortodokse në territore që deri në atë kohë kishin qenë pothuajse ekskluzivisht katolike.

Kishat e shek. XV–XVI në Dalmaci (rreth Kninit, Skradinit, Drnişit) konsiderohen sot si pjesë e trashëgimisë së vllahëve arbërorë, të cilët në dokumentet veneciane përmenden shpesh si Vlasi Albanesi.

  1. Shek. XVI–XVII: Zgjerimi në territorin habsburg dhe ndërtimi i kishave në Krajina

Me përparimin osman në Ballkan, shumë grupe të tjera ortodokse – kryesisht vllahë dhe arbërorë – u vendosën nga Monarkia Habsburge në zonat e Krajines Ushtarake (Vojna Krajina): Lika, Krbava, Kordun, Banija, Slavoni.

Habsburgët i përdorën këto popullsi si kolonë ushtarake, duke u dhënë atyre liri të pjesëshme fetare dhe të drejtën për të ndërtuar kisha ortodokse në territore që ishin tradicionalisht kroate dhe katolike.

Këto kisha të shekujve XVI–XVII shpesh kishin një stil të thjeshtë arkitektonik: ndërtime guri, me absidë të rrumbullakët dhe ikonostase të stilit ballkanik. Ato i përkisnin qartësisht komuniteteve vllahe/arbnore, të dokumentuara me emra familjesh si: Kraja, Buzuku, Palavestri, Shestan, Bukuroviq, Macura, Kaluđeroviq, etj.

Asnjë prej këtyre kishave nuk ishte serbe në origjinë – ato u ndërtuan nga komunitete që vetë burimet habsburgiane i quanin “Vlasi Illirici” (Vllahë Ilirë).

  1. Shek. XVII–XVIII: Konsolidimi i kishave ortodokse në bregdet

Në bregdetin Adriatik, sidomos në zonat rreth Kotrit, Danjës, Tivarin e vjetër dhe deri në veri drejt Zarës, kishat ortodokse filluan të ndërtoheshin ose të rindërtoheshin pas vendosjes së kolonëve arbërorë.

Republika e Venedikut i lejonte këta kolonë të mbanin ritin lindor, por i regjistronte ata në administratë kristiane me termin:

“Greci non uniti”

“Orientali”

“Vlasi Albanesi”

Kjo tregon se identiteti etnik nuk ishte “serb” – por një përzierje e elementeve vllahe, arbërore dhe romanike.

Disa nga manastiret ortodokse të zonës së Boka Kotorska-s (e sotme në Mal të Zi, por në atë kohë pjesë e Dalmacisë veneciane) u lidhën me traditën e Arbërve të Ulqinit, Shestanit dhe Grudës.

***

Në librat e tyre shkruan:

“Serbët në Krajinë përshkruhen si popullsi vendase që tradicionalisht kanë jetuar në disa zona të territorit të sotëm të Kroacisë (Dalmaci, Lika, Kordun, Banija, Sllavonia Perëndimore dhe Lindore), ndërsa numri i tyre është shtuar me kalimin e kohës si pasojë e migrimeve dhe krijimit të Krajinës Ushtarake si zonë kufitare ndaj Perandorisë Osmane..”

Keshtu e thonė edhe historianet tanē.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok