23/12/2024

Muzafer Korkuti, akademiku qe e urrenë lashtësinë shqiptare

0
Fahri-Xharra

Shkruan Fahri Xharra

Në këto 10-15 vitet e fundit, në vendin tonë janë botuar mbi 20 libra, me rreth 6000 faqe nga autorë shqiptarë, të cilët kanë si objekt çështjen e origjinës së tejla shtë të banorëve të trojeve tona, e njohur tradicionalisht si çështja pellazgjike.

Kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik, nga disa prej intelektualëve e studiuesve të pasionuar pas lashtësisë së popullit tonë, pas viteve ‘90 të shekullit XX, erdhi si rezultat i ndryshimeve demokratike në të gjitha fushat e jetës ekonomike e shoqërore dhe i mundësive të reja për të shprehur lirisht, si pasojë e mundësive më të mëdha për të shkruar e botuar në mënyrë të pavarur si individ dhe si shtëpi botuese.” shkruante para një viti , kryeakademiku në“Gazeten Shqiptare”

Po , çka ka të keqe në këto që thoni ?

Ç `farë ju pengon kthimi në vëmendje i problemit pellazgjik ?

Sa  mire e keni thënë : “Në këto kushte të reja, kthimi në vëmendjen e disa intelektualëve me studime e botimin e disa veprave, është i natyrshëm dhe i pranueshëm “. Po , pra ! Ata i kanë hyrë një pune të vëllimshme për të rishqyrtuar tema, me qëllim të harruara . ! Nuk ju duket që me qëllim janë harruar ?

Nëse ato tema “janë ngritur shumë kohë më parë nga studiuesit romantikë të shekullit XIX, si edhe nga gjuhëtarë, historianë e arkeologë të shekullit të kaluar.(M.K )”, atëherë kur kishim një rizgjim kombëtar dhe kur e kishim një popull 90 % analfabet, po sot në botën e kompjuterit kur te gjitha bibliotekat e botës i kemi në duar , pse të mos zgjohemi dhe ta shkruajmë historinë tonë ashtu si është dhe si ishte ? Pse zgjimin dhe kërkesën e madhe për njohjen e rrënjëve tona me ironi e quani romantizëm ?

Ju shumë mire po e dini që “Shqetësimi i tyre, ka të bëjë me probleme të rëndësishme të historisë së lashtë të Shqipërisë, të cilat kërkojnë të ndriçohen e të plotësohen me të dhëna të reja dhe për më tepër në përputhje me nivelin e kërkimeve të sotme në arkeologjinë prehistorike dhe të bashkërenditura me arritjet e studimeve në gjuhësinë indoeuropiane.”  Jo indieuropiane por pellazge ?

Edhe , Dhimitër Pilika me “ Pellazgët, origjina jonë e përbashkët, Tiranë 2005, f.448;” ; ; edhe Mathieu Aref, me “Shqipëria, odiseja e pabesueshme e një populli parahelenik, Tiranë 2007, f.561; edhe Elena Kocaqi me Albanët, shqiptarët me famë botërore, Tiranë 2012, f. 225;edhe Bajram Doka me “ Ilirët, trakasit dhe frigjiasit, Tiranë 2012, f.95 “; edhe shumë të tjerë që ju i keni cituar e unë s`po i përmendi , jua zunë udhën ?

Cilët jeni më në zor, ju si kryeakademik apo e tërë akademia shqiptare që po dalin në dritë fakte e mbi fakte , të mohuara dhe me qëllim të fshehura? Kush po iu shtrëngon bulonin e lirisë së shkrimit ?

Jo fort larg në kohë , unë pata shkruar :” Do të lundroj me këtë shkrim t`imin ( me një lundër pra , sepse nuk kam më shumë mundësi ) mbi valët e një oqeani të madh të dijës dhe shkencës shqiptare . Një Oqean që të mbërthen dhe nuk të le të dalësh jashtë , sepse është aq i madh , i qetë e plotë thesare , dhe shëtitja me një lundër është ndoshta edhe ofendim. Mbi këtë oqean të pellazgollogjisë , duhet ndërtuar anije të madhe e speciale për të nxjerrë nga thellësitë e tij , të gjithë thesarin nga një njeri i cili duhej të internohej nga bretkosat zë shterura dhe llomotitëse.

Të flasësh për një njeri -njohës i shkëlqyeshëm i 12 gjuhëve të huaja, mes të cilave 5 gjuhë të vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkencore., është përgjegjësi e madhe por edhe krenari.

Gjatë qëndrimit afro 15 vjeçar në Pragë, nxjerr në dritë 64 botime me brendi arbërore, si monografi-dorëshkrime, tekste akademike, fjalorë, tekste për gramatikën, historinë dhe letërsinë, antologji të këngëve shqiptare, veprën “Shqipëria vend shqiponjash” në shqip, anglisht, frëngjisht, rusisht etj…Gjurmon gjithçka që lidhet me Shqipërinë dhe sjell në atdhe 30 arka me dokumente të rëndësishme, apo siç i quante ai: “albanica”. Pas prishjes së marrëdhënieve kthehet në atdhe dhe fillon punën shkencore pranë UT. Boton plot studime e monografi, si dhe zbulimet e bëra në Çekosllovaki, deri sa e internojnë pa motiv në Myzeqe”… PO e di se pse e kanë internuar: sepse gërvishti në plagën e pa shërueshme te fqinjëve (mohimin) : e kaluara pellazge e shqiptare .

“Fakti i panjohur deri tani se Fjala, që njeriu i globit tokësor përdor, nuk është produkt i një procesi evolutiv të zhvillimit të njeriut, por një proces ku njeriu ka marrë gjuhën të gatshme në përdorim si mjet i transmetimit të mendimit nga një Dije që vjen shumë e plotë dhe e saktë mbi ekzistencën “…. thoshte Petro Zheji.  Pikërisht ky zbërthim dhe lexim i këtyre fjalive të ngurtësuar brenda fjalëve të gjuhëve të globit arrihet në saj të faktit se këto rrokje në gjuhën shqipe kanë kuptim sipas pozicionit që zënë brenda fjalisë (si emër, mbiemër apo folje). Ёshtё ky fakt që e vendos gjuhen shqipe nё bazamentin prej të cilave kanë rrjedhur gjuhët e botes. Pra  gjuha është e parë.

Tashmë mbas zbulimit të Petro Zhejit puna gjigante e një tjetër korifeu, e Dhimitër Pilikës, gjen rëndësinë e vërtetë. “ (Fahri Xharra, Dhimitër Pilika – pellazgollogu i madh i harruar dhe i internuar )

Prandaj i nderuari kryeakademik, Eva Brinja thotë:” Kjo ёshtё arsyeja qё shqyrtimi i etnokulturës nё pёrgjithsi tё çon nё pasqyrimin e Mitologjisë sё Lashtё nё jetën e asaj popullsie etnokulturёn e sё cilёs merr nё shqyrtim. Sa mё e pasur tё jetё kjo etnokulturё aq mё pranё Mitologjisё Origjinale ёshtё ajo popullsi. Kjo ёshtё arsyeja qё sigurisht popullsia qё bart gjuhёn e parё bart nё etno-kulturё Mitologjinё nё formёn mё tё plotё “

Ju lutem zoti Korkuti , kanë kaluar kohërat kur duheshim të pyesnim fqinjët se çka të shkruajmë për historinë tonë. Ju kujtohet kërkesa për ndërrimin e historisë së 6oo vjetshit  të fundit ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok