03/10/2024

(Cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

 

1.Mua më piku dashuria

Mua më piku dashuria,më goditi mu në kokë

A nuk është dashuria,meteor që bie mbi tokë?

Mua më piku dashuria dhe nga koka më del tym

A nuk është dashuria,gjithë e gjithë një drithërimë?

Mua më piku dashuria, më goditi mu në zëmër

A nuk është dashuria dhe nga mjalti më e ëmbël?

Mua më piku dashuria dhe më dha një “grip të rëndë”

Por më erdhi pranë mikja,edhe gripin e bën pëndë.

2.Pikë e lotit

Një lot i trishtë të ra ng sytë

Bëri pikiatë,u fshtollë mbi buzë

Ah,të isha loti yt,

Që të të lagia tënden buzë!

Ty të  pikojë loti

Se të dhëmbi shpirti

E ndje dhimbjen tuaj,zemërdobëti,

SE kam zemër të brishtë si KRISHTI !

3.I mërzitur

Jam shumë i mërzitur

Si i mbushur xhinde

Se ti paske ikur

S’di se ku,moj mike?

Dhe,ndërsa rri vetëm,

Zë e hamendësoj

Si s’më the një fjalë

Ende s’e kuptoj.

Rri dhe kujtoj

GJIthë ato premtime

Dhe mërzitem,moj,

Më mungon,moj mike!

4.Antitezë

Lulja hapur gojën

Se do të pijë vesë

Unë mbyllur gojën

S’them dot mirëmëngjes!

 

5.Sytë e tu

Sytë e tu,të praruar

Sa vijnë e afrohen

Unë i shoh të përmalluar

Për ta përgjërohem.

Sytë e tu,të prauruar,

Më shpojnë si turrjleë

Unë regëtij,i përmalluar,

Dil,o shpirt,pse s’del?

6.Dashuria

Një vetëtimë si kosë e zjarrtë,

E dogji qiellin,e ndezi flakë

Një dashuri,e ngrohtë, e mjaltë

Ma dogji zemrën, ma ëmbëlsoi.

Një vetëtimë si kosë e zjarrtë

Sikur e ndau qiellin mëdysh

Kurse dashuria ime, e mjaltë

Më ëmbëlsoi,sado jam gjysh.

  1. Më trullosi dashuria

Një rrufe i çau retë dhe i bëri copë e çikë

Unë në këmbë si karakoll nuk lëviz asnjë çikë

Pres me mall e pres me shpresë që të hapet porta jote

Që të dalë nga ajo der,bukuroshja përmbi shoqe,

Doli dielli kuqalosh,i përzuri tutje retë

Doli ti,moj bukuroshe,porsi MISS i vërtetë.

Mezalla s’e lëviz unë, asnjë çap nuk hedh më tej

Vjen ajo,më zë me shkumë dhe se ç’bëmë,nuk dëftej!

8.Pritja

Një avul i kaltër ngrihet lart

Poshtë një heshtje madhështore

A e di,moj mike e mjaltë,

Që zemrën time,e robërove?

Po del një diell si i vilanosur

Ca re,era po i shtynë.

Ah,kjo zemër e plagosur,

Regëtin,për ty mike,regëtin.

Por ti s’po duke,bukuroshe,

Unë pres me mall;veç pres

Trullosur prej”rakisë sarhoshe”

Aty qëndroj:me shpresë!

9.Çudi

Bari pi lëngun e tokës

Del dhe rritet

Dhe vdes nën rrezet

E dillit vjeshtak.

Po unë,

Tashmë goxha i rritur

Dhe dua të”vdes”

Në gjirin tënd topolak?

10.Mikes

T’u afrova me ngadalë

Me ngadalë e pa bërë fjalë

Të të flisja fshehur

Moj argjend e derdhur.

Por ti veshët pipëz

Më sheh drejt në ninëz

Dhe më the:-Çfarë do?

Unë nuk fola. Jo!

Dhe kokëulur,belbacak,

Sikur po digjesha flakë.

Seç u morëm vesh pa fjalë

Ç’duhen fjalët,kur ke mall?

Tiranë,17 shtator  2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok