22/12/2024

MREKULLIA  E MBIJETESËS SË NJË KOMBI (2)

0
Demi111

Pj.2

(Nga Atllantido-Pellazgët –  tek Shqipetaro Arbërit e sotëm)

Nuk mund të dyshohet që Shqipetarët të jenë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Pellazgëve (…) Nuk ekziston asnjë popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që të mund të ndjekë historinë e racës së vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta deri në ditët tona sikurse populli shqipetar. Lajos Thallóczy (1857 –1916)

Nga Fatbardha Demi

Teza e origjinës dhe vijushmërisë atlantido-pellazge e Kombit Arbër është vërtetuar nga studiues shqipetarë dhe të huaj. Kundërshtimi që vihet re për çdo botim lidhur me «tezën pellazge», pa sjell fakte shkencore, i ngjan egërsisë së një qeni, që i bindet vetëm padronit të tij. Sipas ligjeve universale, Shkenca i bindët vetem se VËRTETËS , ku (në rastin tonë) duhen marrë parasysh një varg faktorësh që lidhen me historinë e shqipetarëve si : ruajtja e gjuhës,  organizimi i familjes, fisit, bashkësisë , të ligjeve, zotërimi i artit ushtarak, ndërtimor dhe urbanistik, e sidomos e traditës besimtare në gjirin e së cilës u lindën të gjitha dijet e qytetrimeve të para.

PADITURIA që sundon në historiografinë (akademike) të shekullit 21 mbi  Lashtësinë, Mesjetën dhe Rilindjen e Kombit  Shqipetaro-Arbër, ka qenë shkaku kryesor   i përfundimeve antishkencore dhe përbuzëse mbi popullin tonë. Po sjell mendimin e oficerit topograf anglez William Martin Leake, i cili në shkrimin « Udhëtimet në Albaninë e Jugut » (Travels in Southern Albania, 1804) , duke folur për «dialektet e varfëra» dhe « barbare » të shqipetarëve, i përshkruan si një popull « i parregullt, injorant dhe i paqytetëruar, por që ushqen një ndjenjë të fortë dashurie për malet e veta (… ) Veriu, i cili zotëron fusha pjellore të pasura me kuaj , prodhon një popull që ndërthur egërsinë e shqipetarëve me budallallëkun (kokë trashësinë-shën im) e bullgarëve ».

Nuk duhet akuzuar vetëm padituria, por edhe veprimtaria e qëllimshme politike e shteteve fqinje. « Neologos » gazeta e përditshme e Stambollit (15.05.1878) shkruan « Raca barbare e shqipetarëve, raca që s’ka asnjë rëndësi, është mbeturinë e ndonjë populli, që gjeti strehë në malet e Epirit gjatë permbytjeve që suallën emigracionet në kohët e fundit ».  Për ta ngritur në nivel  «shkencor » fallcifikimin, universiteti i Beogradit (v.1923) filloi të botonte  Buletinin « Arhiv za arbanaske starine ,jezik i etnologiu » (revistë për lashtësinë shqipetare, gjuhën dhe etnologjinë) që kishte si qëllim të përhapte « historinë » serbe të Shqipërisë.

Ndikimi i përfundimeve antishkencore të studiuesve të huaj lidhur me Kombin Arbër , ndihet në shkrimet dhe pohimet e disa autorëve shqipetarë. Sipas akademikut Xhevat Lloshi  : Nuk ka gjuhë që të mbetet po ajo mbas dymijë vjetësh (…) emri Hana nuk vjen nga folja « ha » (…) hiqeni mendjen nga këto gjera se ka një kulturë shqipetare të pastër (…) Merite e Skënderbeut është që, kontriboi në formimin e  etnosit shqipetar… etj. (Top Show ,Shqipja, Alfa dhe Omega ,YouTube, 3 Nentor 2020)  Si përfundim, sipas mendimit akademik të përfaqësuar nga Xh.Lloshi, si ndërgjegje etnike dhe me « gjak shqipetar » jemi krijuar në Mesjetë dhe është antishkencore të flitet për vazhdimësi dhe origjinë pellazgjike.

Duke patur parasysh se në Enciklopedinë botërore Wikipedia, shkruhet  se dokumentet bizantine të shekullit të VI-të pohojnë qenjen e etnisë sllave/ skllave (склавин) del , se etnia shqipetare u formua shumë më vonë, vetëm në shk.XV-të.  Do të dëshiroja t’i tërhiqja vëmendjen e gjuhëtarit me emër të Akademise së shtetit Shqipetar, mbi një fakt të fushës së tij – gjuhësisë – për të kuptuar mangësitë, në metodë dhe njohuritë historike, nga të cilat vuan sot kjo shkencë dhe botimet akademike.

Dihet se arritja më e madhe e filozofisë, zhvillimit administrativ dhe qytetërimit të shoqërisë njerëzore është vendosja e DEMOKRACISË , fjalë dhe ide, e huazuar nga Lashtësia. Gjurmimi i origjinës gjuhësore të kësaj fjale, do të zbulojë  popullin që e ka përdorur dhe nëse ka mbijetuar deri më sot.

Për Robert A. Dahl , Professor Emeritus i Shkencës Politike, fjala « demokraci » ka kuptiminin e  qeverisjes nga populli dhe e ka zanafillën nga greqishtja « dēmokratiā », që vjen nga fjalët «dēmos » (popull) dhe « kratos » (rregull) e përdorur në mesin e shekullit të V-të p.e.r. veçanërisht në Athinë për të emërtuar sistemin politik të kohës . Autori me të drejtë pohon se, kjo fjalë është problematike për tu sqaruar nga ana gjuhësore.

Po të marrim fjalët në greqisht (popull, rregull, ligj),fjala Demokraci duhej të shkruhej Ανθρωποι  + κανόνας (Anthropoi kanónas). Gjatë kërkimit të kuptimit gjuhësor të fjalës           « dêmos » zbulohet rrënja e lashtë «dem, demos» (δῆμος), që përcaktonte në shk.6,5 p.e.r. ndarjen e hapësirës tokësore sipas lagjeve në qytetin e Atikës dhe Athinës, model i përqafuar nga qytetet e tjera deri në kohët moderne. Pra nga ana gjuhësore shpreh vetëm NDARJEN.  Historianët modern e trajtuan si emërtim edhe për « popull ».

Rrënja e fjalës «ndaj » është « da », që e gjejmë tek poema e shkrimtarit dhe priftit françeskan, Gjergj Fishta (1871-1940) e shkruar ndaj aktit të masakrimit të trevave shqipetare (nga 114.728 km² – në 28.748 km²),  në Kongresin e Berlinit (1878) : «Uh Europë, ti kurva e motit/ Qi i rae mohit besës Zotit/ Po a kta, a sheji i Gjytetniis(pse kjo është shenjë e qytetrimit? – shën im)/ Me daa (nda) tokën e Shqypniis/ Për me majtë (majmur) klysht e Rusis? ».  Të dhënat e gjeollogut francez Ami Bue (Ami Boué,  La Turquie d’Europe ; observations sur la géographie, la géologie, l’histoire naturelle, etc. (Paris, 1840) , shpjegojnë edhe arsyen që e detyroi njeriun e Zotit të «prish fjalorin» e tij. Vetem 40 vjet përpara vendimeve të Fuqive europiane : « Serbia në gjysmën e parë të shekullit të 19-të ka patur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqiperia, etnikisht e pastër, kishte 1 milionë e 600 mijë banorë dhe përfshinte një hapësirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull kishte shumë më tepër Shqipetarë se sa Grekë dhe së paku, dy herë më shumë se sa Serbë ».

Pikërisht, në gjuhën e këtij populli të përbuzur dhe grabitur, gjen kuptimin gjuhësor fjala greke (dēmokratiā). Rrënja e emrit në gr.dēmos vjen nga gjuha shqipe. dam / i ndam (a/e janë të barazvlefshme në lashtësi, siç e tregon gërma Æ e alfabetit latin, kopt i Egjiptit të lashtë dhe ai cirilik, apo emri Adam –Adem) + kanónas (rregull,ligj) shq.kanun (ka/ energjia krijuese e Zotit në besimin pellazg + nun, e cila sipas Fjalorëve të sotëm shpreh njeriun e Zotit , ndërsa në mitet egjiptiane – krijimin. Fjala DEMOKRACI në botëkuptimin e lashtë dmth « rregull në drejtimin e qytetit sipas ligjive të vendosura nga Zotit » (e ndau  mendjen/ e vendosi).

Fjalën « dam » të lidhur me Zotin, e gjejmë si emër qyteti në Dardanin e lashtë -Damast (Dam / i ndam + ast / është) me kuptimin « qytet i krijuar nga Zoti » dhe në besimin indian, «Bindi Dam» si një nga emrat e Krijuesit (Bindi /emri i Zotit + dam/ ndan=Zoti krijon), që janë dy folje të gjuhës shqipe : «bindu » dhe « ndaj » (krijoj).

Hasan Ceka shkruan se Dardanët « në burimet më të lashta por edhe ato të vonat historike, (…) shquheshin për një organizim të fuqishëm ushtarak e shtetëror, si dhe për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj mbretërive fqinjë ilirë (viti 230) e maqedonë ».

Modeli i formimit të qyteteve të para pellazge u huazua nga përvoja administrative e lagjeve, në fshatrat e bashkësive fisnore. Ato përfshinin banorët e një fisi dhe emërtoheshin sipas emrit të tij, gjurmet e të cilave janë ruajtur edhe sot në trevat shqipetare. «Çdo fis ishte një shtet në miniature , i cili kishte ligjet e veta, gjyqet e veta, botën e tij kulturore, kufijtë politikë, aleatetët e tij dhe ushtrinë e përbashkët » (Veis Seiko,Mbi elementet e perbashkëta në epikën shqiptaro-arbëreshe dhe sërbokroate )

Përsa më sipër , vërtetohet se ideatoret e filozofise se shprehur me fjalen Demokraci, ka qenë popullsia shqipfolëse, që ndikoi në zhvillimin e drejtimit administrativ dhe politik gjatë shekujve të Kombit Arbër,  e trasheguar në ligjet e Kanunit të shqipetarëve të sotëm. Ky fakt vërteton :

Se shqipetaro-arbërit modern janë popullsia e mbijetuar e Atllantido–Pellazgëve që e krijuan këtë fjalë dhe ideologji.

Fallcifikimin e origjinës «greke » të Atikës, Athinës, qyteteve të tjera të famshme dhe të kolonive të Mesdheut të lashtë, me qëllimin e fshehjes së pasardhësve historik dhe vijueshmërinë e pandërprerë të farës së tyre.

Mbasi e kryem « detyrën »(e përgënjeshtrimit të tezave përbuzëse dhe antihistorike, në fillim të shkrimit, të rrënjosura tek njerezit nëpërmjet shkollimit), që gazetari Marco Travaglio (La scomparsa dei fatti) e quan një veprim të domosdoshëm , do të vijojmë me …

Deshminë e gjakut

Kanuni nuk e pasqyron në ligjet që trajtojnë martesën, megjithëse MOSTRAZIMI  I GJAKUT me të huajin, zinte vendin kryesues në  jetën e shqipetarëve . Për ketë ligj « të pashkruar »ka dëshmi të shumta të autorëve shqipetarë dhe të huaj, por roli i tij nuk përmendet në studimet albanologjike. Shqipëtarët gjykohen duke i krahasuar me zhvillimet historike të popujve fqinjë apo europianë.

Fakti, që në ligjet mbi martesën në Kanun nuk parashikohej ndëshkimi në raste të shkeljes së zakonit (mostrazimit të gjakut me të huajt), tregon se në botkuptimin e shqipetarëve ishte një veprim i padiskutueshëm dhe i mbrojtur me forcën, të krahasueshme me atë të fanatizmit kristian.  Këtë traditë ja pohojnë vetë shqipetarët amerikanes Rose Lane (Majat e Shales) gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri,  lidhur me prindërit e Aleksandrit të Madh : « Shqipetarët martohen me shqipetarët. Filipi II u martua me një grua prej popullit të vet, siç ka qenë gjithëmonë zakoni. Po të ishte grek, asnjë i parë i shqipetarëve nuk do t’i jepte bijën për grua ».

Është i çuditshëm fakti që historianët nuk e kanë vlerësuar ketë « ligj » për rëndesinë e tij në mbijetesën mijëravjeçare të gjuhës dhe si Komb, duke patur parasysh se ai është përmendur nga studiues të shumtë. Hahni në « Studimet shqipetare » të vitit 1855 shkruan : « Të dy racat (shqipetare dhe greke- shën im) jetuan aty ku sot banojnë, për shekuj të tërë të ndarë preraz nga njera-tjetra (…) nuk bëheshin martesa të përziera.

« Arvanitasit, si të krishterë ashtu dhe mysylmanë, janë nga popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë dhe kompaktësinë e farës »pohon historiani Aristidh Kola , Deri edhe në shekullin e 20-të ,sidomos mysylmanët shqipfolës në Greqi, nuk martoheshin me të huajt pavarsisht përkatësisë së tyre fetare, por kjo nuk ndodhte midis shqiptareve të të dy besimeve ».

Sipas botkuptimit të shqipetarëve, mostrazimi i gjakut siguronte besnikërinë ndaj familjes dhe vendit të tyre, mbronte  përdorimin e gjuhës, traditave, përkatsinë etnike dhe natyrshëm edhe pronën tokësore. Historia e popujve të tjerë europianë, si rrjedhojë e ngjarjeve të njohura (të cilat nuk janë objekt i studimit), solli një panoramë tjetër e paraqitur nga studiuesit antropolo- gë të shekullit 19-të: « Ndërsa në cilindo nga shtetet e tjera të kontinentit tonë gjejmë më shumë se një racë, me tipare fiziollogjike e psiqike të ndryshme, në Shqipëri  kemi vetëm racën ilirike ose dinarike të çmuar edhe prej racistëve ortodoksë, si një prej racave më të larta, më të gjalla e me shpirt të pajisur me cilësi të zgjedhura».

Duke filluar nga pushtimet e para prej fiseve aziatike, e deri në periudhën e formimit të shteteve moderne në Europë, pati trazime të vazhdueshme etnike të popullsive. Të gjendur para këtyre popullsive «laramane», midis shteteve filloi një garë « e fabrikimit kolektiv të identiteteve të shteteve, (i cili) nuk ishte një kallëp i vetëm por, sipas shprehjes provokuese të sociologut Orvar Lofgren, një komplot i tipit « do it yourself » (beje vetë).  Patrick J. Geary  (Il  mito delle Nazioni) detyrohet të pohojë : « lidhja e popujve të sotëm, edhe me periudhën mesjetare është një MIT».  Në historinë e Kombit Arbër ka dëshmi të shumta të zbatimit të  « ligjit » (të mostrazimit të gjakut) edhe për largësi të mëdha kohore dhe gjeografike,si psh. tek fisevet e racës europiane Kalashe  dhe Hundezake, që jetojnë rreth vargmalit Hindukush (Afganistan), Pamir (Taxhiki -stan) dhe të  Karakorumit (Pakistan).

Vajza nga Hundëza, Pakistan (fig.1)me model të njejtë flokësh me malësoren e ditëve tona nga Dukagjini, Shqipëri, (fig.2). (foto F.Demi, Aeroporti «Nënë Tereza»,Rinas,2019);  Një grua e fisit Kalash. Pakistan, (fig.3), me mbulesën e kokës të njejtë me të fotos së studios Marubi. Shkodër shk.20-të. (fig.4)  Studiuesi arvanit Aristidh Kola pohon se, vendndodhja burimore e kalashëve është tek lumi i lashtë thesprotas ‘Thiamis’, prej nga rrjedh edhe vetë emri i Çamërisë ‘Tsiam’ domethënë Çam.

(fig.5).Hektori me tirqe -Altkorinth. Vasenb… (nach Mon. d. Inst.1855, T.20). Roscher, 1884 f.65. Orhan Rexhepi, Dardano-Trojan, Preshevë. Pjesa e sipërme e tirqeve tek veshja e traditës së shqipetarëve edhe sot (fig.6), e njejtë me të trojanit. Pjesa e pasme e monedhës së periudhës romake, Zeusi-rrufe (fig.7) e njejtë me simbolin e rrufesë (fig.8) tek veshja e sotme e traditës arbëreshe. Pianna degli Albanesi, Siçili.

Ngjashmëria e habitëshme etnokulturore e Arbërve , të cilët i ndan një periudhe mijëravjeçare me fotot krahasuese, dëshmon se në vijushmërinë e tij ka ndikuar edhe ruajtja e traditës. Nikoll Keta , (Nicolo Chetta, Tesoro di Notizie su de´ Macedoni ,1777) pohon se « Romakët dhe popujt e perëndimit i ndrojnë zakonet, (ndërsa) shqipetarët i ruajnë me përkushtim traditat e atdheut të tyre të lashtë (duke theksuar) … është një e drejtë e njeriut ti ruaj zakonet e veta ». Këtë fakt historik e pohonte edhe albonologu  Johann G. von Hahn, (18111869) : « Zakonet rrojnë jo vetëm me shekuj, por edhe me mijëra vjet, bile kemi (edhe sot) zakone të vjetra, të cilave nuk ua dimë kuptimin ».

Ne dokumentarin e Skan TV(Ligjet e pazakonta te viteve 30), shikojmë  projekt-ligjin e Parlamentit të mbretërisë së Ahmet Zogut, ku parashikohej se « burrat që martohen me gra të huaja nuk pranohen të marrin pjesë në administratë », që pasqyron përdorimin e këtij «ligji» në praktikën administrative. Lind pyetja : Po vete mbreti Zog … ? Në Europën e mbarsur me  konflikte, të gatshme për tu kthyer në luftra pushtuese dhe traditës historike të martesave për aleanca politike dhe ushtarake, mbreti Zog synoi të siguronte mbijetesën e shtetit të tij, me një martesë «europiane ».

Jakov Malaj (Raca shqipetare) e studioi shkencërisht tezën e «pastërtisë etnike », duke theksuar rëndësinë e zakonit « të mostrazimit të gjakut », të ritrajtuar më vonë edhe nga Aristidh Kola  në librin « Arvanitasit... ».  Në një kohë, kur historia europiane, ballkanike dhe disa akademikë albanologë, flasin për përzierjet etnike të shqipetarëve ndër shekuj me serbët, bullarët, grekët , pa harruar edhe fiset aziatike të parahistorisë, Aristidh Kola ju risjell ndërmend pikërisht këtë   « ligj»: « martesat e përziera që përmenden në dokumentat historike që parashtruam, duhet theksuar, se gjithnjë bëheshin mes shqipetarësh (Ali Pasha me Vasiliqinë) dhe jo me etni të huaj (… )Arvanitasit, si të krishterë ashtu dhe mysylmanë janë nga popujt e paktë, që i largohen përzjerjeve të gjakut me të huajt, duke ruajtur pastërtinë dhe kompaktësinë e farës ».

Për studiuesit europian ishte e pakuptueshme kjo pastërti e « gjakut » tek popullsia arbërore, duke patur parasysh historine e popujve të tyre, e trajtuar nga historiani dhe gjuhëtari Joseph E. Renan në një Konferencë të mbajtur në Universitetin e Sorbonës (1882) : «Anglia, Franca, Ita -lia, janë ato me gjak më të trazuar».  Shkenca historike e pranon tezën e «trazimit të popujve europian » e shprehur edhe nga filozofi italian Julius Evola në librin e tij «Mito del Sangue » (Miti i gjakut) se :« asnjë popull europian nuk është i pastër nga pikpamja e racës».

Problematika e tezave mbi «racat» europiane qëndron tek mjegulla që mbulon origjinën e tyre. «Historia e sllavëve të lashte e zbuluar nga objektet arkeologjike është një fushë hipotezash, zakonisht të paqendrueshme në kohë, që në vazhdimësi ngjallin dyshime» pohon  П. Н. Третьяков (У истоков древнерусской народности,1970).  Ndërsa Edith Durhamit (Majat e Shalës) duke folur për ngjarjet e ndodhura në fillim të shekullit  të 20-të pohon se «janë shpenzuar shuma të mëdha të hollash  « vetëm e vetëm për t’i bërë bullgarë. Po këto shuma do të nevoiteshin, për t’i bere ata, me po aq lehtësi edhe serbë. Piksëpari ata nuk kishin « atdhe ».

Por, problemi themelor mbi tezën ETNIKE të Lashtësisë europiane, është krijimi artificial i      « racave të reja » që  emërtohen «grekët e lashtë», të panjohur për Homerin si banorë të Gadishullit pellazgjik (ballkanik). Ky emër i përdorur nga senatorët politikanë romakë , u përjetsua në dokumente nga shkruesit dhe u « vulos » prej historianëve europianë të shekujve 18-19, me një formulë të shpikur (Hellene=Grek). Në veprat e autorëve të lashtësisë, për studimet shkollore të kohëve moderne, emri « hellen » zëvëndësoi atë « grek ». Sipas Fjalorit  të Bruzen de la Martiniere (Le Grand dictionnaire géographique et critique, 1739) , ishin          « latinët, që emrin Grek e kanë përdorur si sinonim të emrit Hellen ».

Fjalori gjeografik i vendeve të huaja  në gjuhën ruse pohon se « emri Greqi ka origjinë latine dhe nuk përdoret në gjuhën greke, etimollogjia e të cilit mbetet e papërcaktuar nga ana gjuhësore ». (Словарь географических названий зарубежных стран, 1986, с. 97.)     Robert de Anzhely (Enigma), që ka jetuar në shk.19-të në Helladë, në jug të Gadishullit ballkanik, pohon se emri « grek» u përdor vetëm pas pavarsisë (1821) dhe « me përjashtim të shqipfolësve ose të ardhurve nga shqipfolësit, të gjithë (banorët) janë të racave të ndryshme dhe nuk kanë asnjë lidhje me helenët e lashtë ».  Tezë e mbështetur edhe nga Dr.Arif Mati, (Mikenët = Pellazgët) « Helenet e vertete nuk jane quajtur kurre  greke ».

Për fiset që shkruesit i quanin« hellene,», sipas Strabonit (Strab.8.3. ), banonin rreth Dodonës  në Epirin Thesprot. (Thesprotian Ephyri).  Dihet nga Historia, se fiset thesprote të Iperisë (Epirit) janë fise shipetare.

Edhe kur flitet për Grekofonët , shkruan Jakov Malaj (Raca shqipetare), që përbëjnë numrin më të madh të aloglotëve (që flasin gjuhë tjetër); 20 mijë sipas Teki Selenices (T.Selenica, Shqiperia më 1927, Tiranë, 1928 f.CV) dhe  35 mijë, sipas autorësh të huaj (Almagia, Op.Cit, f.175) « origjina e tyre nuk dihet. Po ka shumë të ngjarë që një pjesë të përbëhet prej shqipetarësh të greqizuar dhe pjesa tjetër –sidomos Vurgu i Delvinës- prej grekësh të ftuar nga pronarë shqipetarë për të punuar çifliqet (…) Përsa i takon racës, nuk kanë ndonjë ndryshim nga vendësit që i rrethojnë, megjithëse krushqitë i bejnë, zakonisht në mes të tyre ».

Ndikimi i historianëve të huaj lidhur me « tezën etnike », çfaqet kur përballemi me qëndrime antishkencore të disa akademikëve që mohojnë vijushmërinë arbërore gjatë periudhave historike, brenda dhe jashtë trevave të tyre. Kështu, përsëri akademiku Xhevat Loshit shprehet : « Marrim Fjalorin enciklopedik shqipetar dhe aty është i përfshirë për herë të parë Karl Gega (…) aty është shkruar ‘Karl Ritter von Gega’ , po çfarë na thotë emri ‘Ritter’? (… ) pastaj nënën e kishte nga Istria dmth sllave (…) mbasi u nënshtrua Venetiku nga turqit një pjesë e shqipetarëve të Istrias kanë shkuar në Venedik (… ) tani nga shk. 15-të deri në shekullin e 20-të , si mund ta vërtetoj dikush që kanë qenë shqipetarë, duke patur parasysh 5 shekujt ? »

Për ironi të fatit, në Enciklopedine e medias botërore– Wikipedia, në  gjuhën gjermane, angleze, spanjolle, italiane, bile dhe atë kineze e arabe (por mungon në gjuhën shqipe) shkruhet se « Karl Rihter von Gega , ka lindur në Venecia nga prindër shqipetarë », duke shtuar edhe sqarimin se, emri Rihter është një titull në Austri që jepet për shërbime të shquara ndaj vendit. Ky pohim është bazuar tek historiani Robert Elsie (A Biographical Dictionary of Albanian History. I.B.Tauris. p. 166. ) dhe  Kartografija i geoinformacije.

Padituria që çfaqet jo rrallëherë lidhur me origjinën e shqipetarëve, gjuhën, botëkuptimin, traditat e tyre etj. në institucionet albanologjike, Akademike dhe Universitare , dëmton jo vetëm formimin e brezit të ri, por sidomos  ARKIVIN e Kombit Arbër, duke shtrembëruar të vërtetat historike të pasqyruara edhe në dokumentet e huaja.

Në një botim të vitit 1930 (La Distribuzione dei gruppi sanguigni in alcune Colonie Albanesi della Sicilia) i Pr. Ferdinando Nicolettit i Universitetit të Palermos, autori duke përdorur metodën krahasuese të grupëzimeve të gjakut dhe treguesve bio-kimik në zbulimin e shkallës së përzjerjes së arbëreshëve të katundeve Piana degli Albanesi, Contessa Entellina dhe S.Cristina Gela, arriti në përfundimin se: « themeluesit e këtyre katundeve u kujdesuan të mbeten të paprekur (…) gjaku i abëreshëve është ruajtur i pastër prej depërtimeve vendese ose të huaja » ,në dallim nga « italianët e tjerë për shkak të kryqëzmeve të shumta që ata kanë patur me grekë, arabë, e popuj të tjerë afrikane. (…) Ka një ndryshim etniko-antropologjik të qartë, ndërmjet kolonive shqipetare dhe popullit siçilian.» (Nicoletti, Op.Cit. f8)

Ligji «i mostrazimit të gjakut »,  përfshin në gjirin e tij edhe ligjin «e lidhjes me gjakun tënd »

Ky ligj, ka qenë një faktor i rëndësishëm i mbijetesës së shqipetarëve, gjithashtu i pa shprehur në Kanun (përveç zakonit të vëllamërisë), megjithëse zbatohej në familje, në drejtimin administrativ, veprimet luftarake dhe i dokumentuar  në shkrimet historike: « Njihet prej të gjithëve një tjetër cilësi karakteristike e pellazgëve, ajo e dashurisë për prindërit. Kur kjo cilësi nisi të çthurret në Athinën klasike, ky popull u përpoq ta rinovonte atë, duke shpallur ligje speciale që u quajtën Ligje Pelazgjike ose « Pellazgjiket». Ky ligj e kishte burimin në ndërgjegjësimin mbi rolin që luante «lidhja me gjakun», një nga shprehjet e së cilës ka qenë edhe «përkatsia etnike», e venë në dukje nga të huajt në shk.19-të.

« Fakt është që për popullsinë pellazge ishte karakteristike ndarja në fise të ndryshme, të cilët njiheshin me emrat e tyre të veçantë, por që ishin të ndergjegjshëm për përkatsine e tyre të përbashkët gjuhësore dhe etnike » (Hesselmeyer 1890).  Këtë botkuptim të lashtë të përkatësisë e gjejmë të shprehur në poemën e Pashko Vasës (O moj Shqypni e mjera Shqypni !) «Të gjithë si vllazën n’nji bese shterngoni/ E mos shikoni kisha e zhamia /Feja e shqyptarit asht shqyptaria!» Ky fakt historiko-besimtar është përfshirë tek fjala KOMB.

Padituria në shkencën e Historisë së Pellazgo-Arbërve, çfaqet në pohimet (si ato të Xh. Lloshit) se ndërgjegjia kombëtare e shqipëtaro-arbërve i përket periudhës mesjetare, e përdorur nga Rilindasit «për qëllime politike të kohës ». Faik Konica ka lënë shumë shënime lidhur me karakterin e shqipetarëve, ndër të cilat edhe për «lidhjen me gjakun» (sot emërtohet përkatësia kombëtare): « Ndjenja kombëtare bie fort në sy në karakterin e tyre. Nëse ndonjë prej tyre largohet nga vendi dhe duke rrugëtuar merr vesh se një bashkatdhetar i tij banon në një fshat pranë të cilit mund të kalojë, ndonëse nuk e ka parë e as nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të, ai ndërron rrugë dhe shkon për ta takuar ».

Të flasësh për një popull, sidomos atë autokton shqipetar, nuk mund të bazohesh vetëm tek dokumentet arkivore historike apo autorët e lashtësisë, sepse shumë studime, si shqipetare dhe të huaja, nuk kanë mundur të botohen nga autorët e tyre, nuk janë përfillur në botimet akademike të kohës moderne apo nuk kanë gjetur përkrahje në mjedisin e politizuar të shkencës historike europiane. Si pasojë, gradualisht po zhduket  « TESORO di notizie » (një PASURI njoftimesh) siç e quante Arkivin historik të Kombit tonë studiuesi arbëresh Nikoll Ketta .  Duke folur rreth zakoneve të Arbërve ai vë në dukje edhe këtë traditë, «shqipetarët kudo vinin njerëzit e fisit të tyre (dmth jo të huaj ) për të drejtuar ». Deri në vitin 1831, pohon Pashko Vasa (1825 – 1892), Shqipëria qeverisej nga krerë kombetare. Çdo qytet, që kishte njëfarë rëndësije, kishte pashanë e tij ose beun e vet, që pushtetin e tyre e trashëgonin nga të parët e tyre. Porta e Lartë e respektonte këtë zakon dhe vetëm sa jepte pëlqimin e saj formal.

Tradita e « lidhjes me gjakun », që nënkupton mbështetjen tek familjarët, fisi apo bashkë-kombësi yt, zbatohej si brenda edhe jashtë trevave arbërore.

Duke folur për Arbanasit e Bullgarisë (popullsi shqipetare) përkthyesi Elvi Sidheri shkruan, se «një ferman i sulltanit Mahmud II-të në korrik 1810, dëshmon se Qeverisja e brendshme dhe çështjet administrative të fshatarëve vendas janë krejtësisht të pavarura. Të huajve, pavarësisht rangut të tyre, u ndalohet hyrja në trojet e këtyre fshatrave dhe të gjitha grindjet  zgjidheshin sipas të drejtave, dokeve, fesë dhe privilegjeve të popullsisë raja vendase , të miratuara edhe nga disa sulltanë të tjerë, që ngjajnë me trajtimin që kishin edhe zona të ndryshme në Jugun e Shqipërisë, si krahina e Himarës në fillim të shekullit të 18-të ».

Historiani arbëresh Paolo Petta shpjegon se kjo traditë, përbënte në vetvete një garanci besnikerie. Brenda vetë stradioteve  krijoheshin dinasti të vogla me prestigj, çdonjera nga të cilat mund të mbështetej në një rrjet besnikësh, të trashëguara në fiset e katundet shqipetare (…) Qëndrushmëria e lidhjeve farefisnore shfaqet në disa ngjarje tipike, si nxitja nga ana e shqipetarëve mysliman, e kryengritjes së Moresë në vitin 1482, e cila udhëhiqej nga stradiotë shqipetarë farefis i tyre, dhe shfaqet gjithashtu në solidaritetin e grupit, që i habiste aq shumë venedikasit, të mësuar me zakonet e ushtrive europiane ».

Zbatimi i «lidhjes me gjakun» (bashkëpunimi me njeriun e etnisë tënde) qe arritja më e suksesshme e filozofisë atllantido-pellazge,e pasqyruar në veprat e Homerit, të historianëve  të lashtësisë dhe e dokumentuar edhe në objektet arkeologjike.

Historiografia europiane, botërore dhe Albanologjia, duke injoruar periudhën Atllantido-Pellazge dhe fallcifikuar në tekstet studimore dhe akademike periudhën  e Lashtësisë, duke mohuar rolin e Kombit Arbër në vendet e Euro-Afro-Azisë, e ka çvlerësuar veten si shkencë, e rrjedhimisht i la fushë të lirë pseudo-historisë politike në shërbim të shtetit. Në këtë drejtim Rilindasit , me shkrimet në gazeta dhe botimet e tyre , kanë dhënë një ndihmesë të paçmueshme për historinë e shqipetarëve. Ismail Qemali pohon: « Me gjith pushtimet e shumta e të vazhdueshme nga ana e romakëve, Bizantit, të normanëve, bullgarëve, serbëve, italianëve dhe të turqve, ata sot paraqesin shfaqjen e rrallë e interesante të kombësisë, të ruajtur pastër e të painfektuar gjatë shekujve »

 

Si përfundim : Tre «themelet» kryesore të qytetrimit të lashtësisë ( Gjuha, Ligji/Kanuni dhe Gjaku ), ishin vepër e banorëve të parë Euro-Afro-Aziatik për të siguruar MBIJETESËN . Historia e ruajtur tek fiset (e lidhura me Zotin),që shkenca e Historisë i njeh me emrin « Kombi  Atllantido –Pellazgo – Shqipetar »,e dëshmoi si modelin më të përsosur të trashëgimisë etnike, krahasuar me «fatin» e fiseve të shumta të së njejtës gjini me ta, që u përhapën në çdo cep të Botës.

E vërteta historike e këtij Kombi  nuk varroset dot , sikurse nuk u varros dot Sfinksi i Atllantido-Pellazgëve nga rëra e Saharasë.

 

Fatbardha Demi (fatbardha_demi@yahoo.com)

14.02.2021

FUND

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok