27/12/2024

MOZAIKU LETRAR PËR PRIM. DOC. DR. ALI SOKOLIN

0
Ali-Sokoli

Nga Sinan GASHI

Jeta është një provokatore e madhe për njeriun, duke e vënë atë në situata të ndryshme, të lamive dhe dëshmive, të mundësive dhe realizimeve, në mënyrë që së fundi, atëherë kur afrohesh kah fundi ose nuk je fare me të gjallët,  të vlerësohesh realisht si njeri i karakterit të fortë, njeri i përcaktimeve atdhetare ose lakmitare e dredhabisht për interesa efemere banale, që nga posti e deri te lakmia materiale.

Ishte një kohë jo fort e largët, kur një njeri i karakterit të fortë, i qëndrimit të pathyeshëm ndaj provokacioneve e trysnive të vrazhda ideologjike e politike serbe, që vazhdimisht e gjeje në një pozitë të njëjtë, në një mendje të paluhatshme,  dhe më synim të përhershëm po ashtu, ishte Ali Sokoli, mjeku që u bë i popullarizuar, emër që për punën dhe aftësitë profesionale iu dhanë titujt e përvojës  dhe të shkencës: primarius, docent, doktor.

Tërë jetim ushtroi profesionin e mjekut, specialistit të pneumologjisë, duke e shëruar ‘veremin’ shfaro – sës për shqiptarët e Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore, të cilin e përcolli deri në skajshmëri edhe gjendja e mjeruar ekonomike. I duhej të ishte mes atyre zverdhanëve  një shpëtimtar me dije profesionale, por edhe i moralit të fortë, që t’i  shëronte në atë fillim në mënyrë primitive, por më shumë t’i shëronte me optimizmin e shprehur  përmes fjalës së ëmbël këshilldhënëse dhe të pranisë së përhershme, duke ua ngrohur kështu shpirtin dhe zemrën.

Kështu, dr. Ali Sokoli kishte me mijëra pacientë në spitalin e Prizrenit e të Gjakovës, në dispanserinë e mushkërive në Prishtinë si dhe me kontrollimet në lokalitete të Kosovës, më së shumti në trevën e Drenicës varfanjake e halleshume. Ishte ndër ata mjekë në ish-Jugosllavi që më së shumti, në kohëzgjatje më të madhe, kishte qëndruar para rrezeve të aparatit të rëntgenit, duke e rrezikuar shëndetin e vet, vetëm për të qenë në shërbim të njeriut fatkeq dhe plagëve të tij.

Ndër porositë e tij ishin: “Kush më do me zemër, le ta tremb qyqen të mos vajtojë kurrë në Kosovë”, “Kush më do me zemër, le t’i këndojë Kosovës këngët më të bukura në gjuhën shqipe”, “Kush më do me zemër, le të lindë sa më shumë fëmijë të shëndoshë për Kosovën Nënë”, …

Për këto dhe shumë sakrifica të natyrave të ndryshme  (le të mos harrohet urrejtja e tij e për – hershme ndaj sistemit komunist, të cilën e kishte shprehur hapur që kur ishte student në Beligrad), përcjellja e përhershme e UDB-së famëkeqe serbe, e në veçanti pasi nuk e nënshkroi raportin e sjell nga milicia serbe për të legjitimuar rrejshëm  kinse më –

su esi e poeti martir Fazli Greiçevci kishte vdekur nga tuberkulozi e jo nga torturat në burgun e Prishtinës, treguan se për një guxim të pashembullt  në historinë tonë.

Ai i luftoi me të njëjtën forcë  dy të këqijat e mëdha të këtyre njerëzve: pushtetin okupues dhe sëmun – djen e tuberkulozit.

Kjo veprimtari e jashtëzakonshme profesionale dhe ky karakter unikat i dëshmuar, frymëzoi shumë krijues popullor dhe krijues të kultivuar , shumë nga ata edhe ish pacientë të tij, që të krijojnë për punën dhe karakterin e tij, për një personalitet shembullor profesional dhe etik. Kështu, këngë popullore u kri- juan dhe u kënduar nga gratë, disa nga ato këndohen nga rapsodët me sharki e çifteli, por janë një numër shkrimesh letrare, tregime dhe poezi artistike të mi -rëfillta, nga krijues moshash të ndryshme.

Për sakrificën dhe mundin e Prim. Doc. Dr. Ali Sokolit këndoi me plot emocion një vajzë e fshatit Bogë të Rugovës, këngën “Mori Tim-o në Prizren-e”, një nuse nga fshati Haxhaj i Rugovës, këngën “Dispanzeri n’Grykë t’ Rugovës”, një rapsod anonim këngën më sharki “Doktor Alia”, e tjerë. Nga krijuesit letrar po i radhisim këto shkrime: memoriali i Tajar Hatipit “Pamposhtje”, shtojca e ditarit të Rrustëm Berishës “Edhe pleqnisë i duhet njëfarë bukurie”, pastaj tregimi i Sinan Gashit “Shqetësimi”, cikli i poezive të Kadrush Sylejmanit “Sokoli i sokolave të Kosovës”, poezia e shkurtër e Tahir Foniqit, e të tjerë.

Po e përmbyllim këtë shkrim me një përshtatje të Lesingut thënë për Gëten: mjekë më të aftë edhe mund të lindin, por karakter të tillë assesi!

Shënime të shkurtëra biografike

Ali (Sylejman) Sokoli u lind në Rahavec, më 8 maj 1921. Mësimet fillestare i bëri në vendlindje, ndërsa Medresën e Madhe e kreu në Shkup, më1941. Si nënës i shkëlqyeshëm që u dëshmua, dëshiroi t’i vazhdojë studimet dhe regjistrohet në Fakultetin e Agronimisë në Universitetin e Pizës në Itali. Aty dëgjoi për dy vite ligjërata dhe kishte dhënë provime të suksesshme. Ngase nisi lufta fashiste, ai kthhet në vendlindje, kur më 1943, për disa muaj kryen me sukses detyrën e  kryetarit të komunës së Xërxës. Në vitin shkollor 1944/’45 Ali Sokoli regjistrohet student i rregullt ne Fakultetin e Agronomisë në Universitetin e Vjenës, Austri, ku kishte ndjekur ligjëratat për tri semestra. Por, në vjedhtën e vitit 1946, regjistrohet në Universitetin e Beligradit – Fakulteti i Mjekësisë, ku diplomon më 1951, kurse specializohet më 1955. Punës profesionale ia nis më 1956 në Prizren, përkohësisht punon edhe në Gjakovë, kurse që nga viti 1959 ushtron profesionin në Klinikën e sëmundjeve të mushkërive në Prishtinë. Ai kishte specializuar edhe në Romë, më 1972, por kishte marr pjesë edhe në shumë simpoziume shkencore ndërkombëtare të mjekësisë dhe kishte ligjëruar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë

Në detyrën e drejtorit të Klinikës së sëmundjeve të mushkërive e gjeti vdekja, më 23 shtator 1974

Gusht, 2005

 

FRAGMENTE SHKRIMESH LETRARE KUSHTUAR DR. ALI SOKOLIT

 

Nga krijuesit popullor:

 

Mori Tim-o n’Prezeren – e

T’ka ardhë letra për n’dispanzer-e

Dispanzeri pika – pika

Po mbledh burra, gra e cika!

Hini mrenë, doktor Alija

Veremlive m’u dhanë nekcija;

(…)

Ose në një këngë tjetër:

Çka po thotë doktor Alija:

– Mos u mërzitni, motrat e mija,

– Shnosh e mirë ju coj te shpija!

 

Kurse rapsodi e portretizon kështu:

 

O more, qet kangë, o vllazën, që po e knoj – e

Ah, me gjithë shpirt po ju tregoj – e:

Ali Sokolit ia kushtoj – e,

O, që për jetë, ah, s’do ta harrojmë – e.

( … )

 

Veç Fazlija jetë kur pat nrrue,

Oh, n’shpi m jekut ia patën cue:

– Ajde, shiptar, ktu tash m’u nënshkrue.

Thuej n’spitak ky o jetë ka nrrue!

Aspak, vlla, ti nuk je frigue!

 

( … )

 

Punë t’kqija s’munden me punue,

Asni  shkresë s’kam me jau nënshkrue!

 

Poetët vargëzojnë kështu:

 

Qinda thonjsh m’i rrëmbeve,

gdhendur m’i ruajte në sytë e përgjumë,

në valën e vluar të djersës,

në qëpallën e rrëzuar lodhjesh,

me trokitjet e ndrojtura të zemrës,

në kotjet kaqnetore

mbi njeriun –

në roje të bëbëzës sime mbetur

fishkur, lodhur e uritur.

Kaq pata të them,

mu tash,

kur le aromën e punës,

fisnikërinë, bujarinë, dashurinë –

lëngun e jetës të kundërmojë.

(Tajar Hatipi)

 

Mjeku Ali kur vjen të na vizitojë

gëzimi ynë rritet sa bjeshkët e larta!

( … )

Ne jemi zogj që marrim krahë,

mjeku Ali është sokoli

i sokolave të Kosovës!

(Kadrush Sylejmani)

 

Ka shëruar fjala

Ka shëruar rrezja

Ka shëruar njeriu Ali

Ngrohej darkë e ftohtë

Bebëz në dhe Atdhe

Komet në planet

(Tahir Foniqi)

 

SH Q E T Ë S I M I

-fragment tregimi –

– Doktor, po … ende është gjallë zakoni i maleve, dhe …

Lëshoi një ofshamë. Me lapsin që mori në dorë, luante si me diçka të gjallë, diçka që duhet ndryshuar, dhe ashtu treguar rrugën e jetës së vërtetë. Jetës së pa brenga.

Sërish ofshani. Dikur u ngrit në këmbë. Me hapa të ngadalshëm mësyu dritaren që tregonte një pjesë të qytetit dhe një rrugë të  ngushtë, por mjaft të gjallë. Shumë njerëz nxitonin por me qëllimin në kokë. Nja dy vocërrakë ishin zënë për diçka. Ata përlesheshin. As kjo pamje nuk i bëri përshtypje. Madje atij i dukej si një panoramë e vdekur, që mund ta vendosësh ku të duash.

– Po, mirë … – dha si përgjigje të bisedës.

U ulë në vendin e mëparmë dhe filloi ta shfletoi  një libër të trashë shkencor. E shfletonte pa e ditur as vetë se ç’kërkonte.

Veprimet e tij shprehnin nervozën e gjallë në kokën e tij. Vërtet ai ishte i vetëdijshëm se aty bëhej fjalë për mjekimin e sëmundjes që shkaktonte zakoni i maleve. Ai nuk besonte fare se pacientja mund të kthehej në jetë, dhe i vinte shumë keq. U mundua ta përfytyronte të qeshur, me një shëndet të plotë, që nxiton me shokët për në shkollë. U mundua ta shoh me sytë e fantazisë kur ajo përgjigjet para profesorit të letërsisë për biografinë dhe sëmundjen e Migjenit. Por të gjitha u shkuan huq.

Gjërat që nuk kanë mundësi të realizohen në jetë sikur as nuk mund të përfytyrohen.

I kujtohej momenti kur e pyeste për shënimet biografike. Ajo tha dy fjalë që diktuan emrin e mbiemrin, madje vazhduan bisedën lotët e kristaltë, që, posa rrodhën nga burimi, vërsulen tatëpjetë mollëzave të dala dhe humbën në vrullimën e veshëve. Dhe ai kishte ikur i heshtur… ai ishte mësuar me rrëfime për sëmundjen,. Kështu njëri rrëfente se ishte ftohur, siç i ishte mbushur mendja atij, kur kishte fjetur në bar, një natë pas punës së mundimshme të ditës. Tjetra rrëfente se kishte ndjerë të therrura në kraharor e pastaj kishin nisur të kolliturat e, … çfarë nuk kishte dëgjuar ai nga sy të shteruar, belbëzime nga buzë të thara, nënkuptime nga shikime të mekura, nga …

Pacienti i sontëm kishte një nga historitë më tragjike. Apo vetëm ashtu e merrte ai.

Një trokitje në derë e zgjoi doktorin nga kllapia.

– Ç’ka ka të re?

Infermierja e shikoi me sy të pikëlluar. Deshi të thotë diçka, por buzët nuk e nxorën mendimin. Ato kryen vetëm funksionin e përçapjes.

Doktori u ngrit rëndë.  Koka i ishte rënduar tej mase.  Dhe, mu për këtë, ndoshta, e mbante varur. Tavolina e punës me shumë libra të hapura  kishte një pamje jo të rëndomtë.

– Fol, motër! …

– Është shumë e dobët. Tashti ka kaluar në agoni. Vetëm frymëmarrja dëshmon se është ende gjallë… nganjëherë flet diçka përçart. Tha pak fjalë përzier me lot. Kur ia afrova veshin, mezi kuptova fjalët: Jo… mos … nuk dua …!

Doktori mësyu derën me rrëmbim. Prapa e ndiqte infermierja me ritëm të njëjtë ecjeje. Kurrë nuk e kam ndjerë vetëm kështu, mendonte.

Ajo lëvizte buzët e thara. Do fjalë që mundohej t’i thoshte,  dilnin fare të pakuptimta, që përfundonin si një fishkëllimë… Flokët e shprishura i ishin shpërndarë jastëkut.  Ajo kishte bërë aq lëvizje nga zjarrmia.  Fytyra i kishte marrë një pamje të bardhë, pak në ngjyrë limoni.  Hunda i ishte mprehur si teh thike. Vetëm ngjyra e zezë rreth kapakëve të syve formonte kontrastin. Sikur të shpëtojë, mendoi infermierja. Me të vërtetë paska qenë shumë e pashme.  Athua si do të jetë dukur si nuse, e gjora.

– Nuk dua…, of  bre… jo!…

Lëvizi kokën në të mëngjër, kah ishin mjeku dhe infermierja. U mundua të lëshoi një buzëqeshje ndoshta falënderim për kujdesin që tregonin ata, por i duel një qeshje e zorshme dhe nën hijen e mëshirës. Sytë, që u hapen me të vështirë, i mbuluan kapakët. Nëpër qepalla u përvodhën përsëri lotët dhe vazhduan rrugën e zakonshme.

Ata të dy folën diçka më të vogël, sa mëzi kuptonin njëri – tjetrin dhe dolën. Mjeku dha ca barëra që do ta qetësonin paksa.

Përsëri nuk ndjehej i qetë. Madje ajo pamje e trishtoi. Kurrë s’i kishte ndodhur në karrierën e tij, edhe kështu jo të pakët, t’i dhimbsej kaq shumë  një pacient. Nganjëherë iu duk se kanuni ka pamjen e një përbindëshi, një krijese fantastike, që ka nj gojë të madhe dhe përtypë gjithçka të ndershme, të re, të bukur … Sillej vërdallë. Këmbët i lëviznin si një të dehuri. Te ai ishte gjithçka e çrregullt. Edhe lëvizjen, edhe mendimet, edhe … Dikur ndjeu një lodhje. Këmbët e çuan deri te kolltuku që ishte vendosur për mysafirët.

Dikush kishte trokitur prapa dere. Kishte trokitur gjatë. Dhe ky kishte dëgjuar, por nuk i kishte thënë të hyjë. Brenda u fut infermieria.

– E kam ditur se do të mbaroi ashtu – tha ai mendueshëm.

Era e lehtë që frynte, gjeti një vrimë, nga e cila krijohej një kuisje vajtuese. Ajo mori me vete edhe ofshamën e gjatë të doktorit dhe sikur çdo gjë mbaroi përgjithmonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok