09/12/2024

Mos martesave brenda gjakut/fisit, një nga cilësitë më thelbësore të shqiptarëve

0
Agron-Tufa

Nga Agron Tufa

Nëse do të veçoja një nga cilësitë më thelbësore të shqiptarëve midis rrëkeve të kombësive në Ballkan, Azi dhe Europë, është tabuja e mos martesave brenda gjakut/fisit. E gjejmë këtë distancim moral-etik që në Eposin e Kreshnikëve, saktësisht në këngën “Martesa e Halilit”. 30 agët e Jutbinës me venë e haje rreth zjarrit dimëror, pasi e qortojnë Mujin pse e ka lanë vëllaun pa e martue, fillojnë t’i sugjerojnë Halilit vashat më të bukura të Krahinës e Jutbinës. Reagimi i Halilit në fund është ky:

“Zoti ju vraftë more Agët e Jutbinës!

Po ku asht ndie n’mes toke e qielle

Me u martue vllau me motrën e vet?

Se tana çikat e Jutbinës

Bash si motra po më duken…”

Nuk e di nëse kjo tabu është dhe midis grekëve apo arumunëve tanë. Ndër arabë, turq e sllavë, sikundërse ndër europianë, e kam  të sigurtë që kjo tabu nuk ekziston. Është një nga cilësitë e shenjta që më mrekullon, tok me institucionin e kumbarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok