21/12/2024

Mos e prekni dhe mos e tiranizoni Shkodrën! Eshtë Jeruzalemi dhe Meka e shqiptarisë!

0
Shkodra

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Shkodra e ka emrin e saj që prej antikitetit. Së paku dy mijë vjet para Tiranës. Por i marri dhe i çmenduri i Tiranës ka vendosur që t’i japë asaj pamjen e Tiranës. Pasi shkatërroi çdo trashëgimi kulturore të këtij vendi dhe të kryeqytetit me dëshirën që historia e Shqipërisë të shënojë vetëm kullat e fasadat e tij, Edi Rama ka vendosur ta bëjë Shkodrën si Tiranën. Tani është shumë e qartë pse Rama aktivizoi bandat e Shkodrës për ta marrë bashkinë e kryeqytetit të veriut. U duk se ia dha Benet Becit. Ky i fundit u hoq si pragmatist midis demokratëve dhe socialistëve. Në fakt u dëshmua thjesht si një rilindas. Edhe Muho Asllani ose Prokop Murra nuk do t’i bindej Edi Ramës për t’ia ndërruar pamjen Shkodrës. Këtë po e bën Benet Beci.

Eshtë hedh në publik një projekt me dy kulla prej 35 katesh. Do të ndërtohet aty diku, ku para një muaji u dogj tregu. Në mes të qytetit. Duke dëshmuar se rilindja e bazon zhvillimin te aktet kriminale. Dy kulla si kunj në mes të qytetit. Që do të thotë se ato do të pjellin së paku edhe 40 kulla të tjera. Që do të thotë se Shkodra do të bëhet si Tirana. As emrin nuk do t’ia lënë Shkodër.

Nëse shkodranët do ta lejojnë këtë masakër urbanistike atëherë nuk do të ketë më Shkodër. U provua ajo që kemi thënë gjithmonë:

Se kryeministri i Shqipërisë e urren Shkodrën, Malësinë dhe Kosovën. I urren me shpirt. Eshtë nga ata vllehë, për të cilët Sami Frashëri na thoshte para 125 vitesh se “janë rreziku ekzistencial i Shqipërisë dhe i shqiptarëve”! Lexojeni po të doni edhe njëherë veprën e Samiut të madh, “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe çdo të bëhet” dhe do të shihni çfarë shkruan ai për kërcënimin serioz që paraqesin vllehët për kombin shqiptar! Nuk dua të fus sherr e urrejtje me vëllehët e urtë e të kulturuar që ruajnë kufijtë e sjelljes njerëzore në këtë vend. E kam fjalën për atë vllah shpirtshitur që drejton ekzekutivin shqiptar!

Nëse Shkodra pranon të bëhet “dele” e që Edi Rama së bashku me Spiropalin e Becin ta shndërrojnë Shkodrën në një qytet bastard, kopje të Tiranës, atëherë ajo ka marrë fund. Merr fund qytetërimi e civilizimi i saj antik, mesjetar dhe bashkëkohor. Merr fund tradita e saj arkitekturore perendimore, austriako-gjermane, vendeikase e italiane. Merr fund kultura e saj unike në rajonin e Ballkanit. Merr fund tradita shkodrane e të qenit të lirë dhe ajo e demokracisë së saj. Kullat janë tirani njerëzore. Kullat synojnë t’i mbajnë njerëzit nën kontroll, t’i survejonë ata dhe t’i trajtojnë si kukulla plasteline.

Këtë synon ideologjia sorosiste e Rilindjes me ndërtimin e kullave në Tiranë e kudo. Kjo është arsyeja pse e nisi kullëzimin në Shkodër, ende pa e nisur në Vlorë, në Durrës, Korçë apo Elbasan. Qëllimi është ta vëzhgojë shkodranin 24 në 24 orë. Ta ketë nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Se i trmbet atij, se nuk ia ka besën, edhe pse shkodranët janë njerëzit e besës për ata që e njohin traditën dhe besëlidhjen.

Shihni si hakmerret narco-shteti i Edi Ramës me Shkodrën! Asnjë konsultë. Thjesht takime me arkitektë që vijnë nga e gjithë Europa për të bërë biznes dhe me oligarkë. Nuk dihet kush e ndërton dhe kush përfiton. Asnjë parapëlqim dhe bashkëbisedim me qytetarët jo rilindas. Thjesht imponim i stilit stalinisto-enverist. Rilindja thjesht i bën të kryera projektet e veta në ineteres të narco-shtetit. Kështu bëri sapo ndërtoi 20 km rrugë nga Thumana në Qafë-Kashar. U vu taksën shkodranëve për të hyrë në Tiranë dhe shkodranëve banorë të Tiranës për të shkuar në vendlindje. E bëri këtë kundër Shkodrës, Malësisë dhe Kosovës, kur në Korçë, në Durrës, në Elbasan, në Vlorë e Fier shkohet prej vitesh përmes autostradave me qindra km dhe nuk paguhet asnjë lloj takse. Por për ato 20 km rrugë të ndërtuar në dhjetë vite duhej vënë taksa. Jo për qëllime shtetërore. Por për qëllime hakmarrjeje për shkak të urrejtjes së papërmbajtur të kryeministrit shqiptar kundër Shkodrës dhe Malësisë.

Këtë urrejtje e njeh Benet Beci më mirë se unë. Por fatkeqësisht është bërë me kohë pjesë e narco-shtetit. Eshtë tashmë i kapur keq dhe nuk guxon ta mbrojë Shkodrën. Edhe ai punon për tiranizimin e Shkodrës! Turp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok