24/11/2024

MOHUESIT E KRIMEVE KOMUNISTE NE SHQIPERI

0

Ne nje shkrim te tij me titull:"Mohuesit e Krimeve Komuniste ne Shqiperi" profesor Sami Repishti – ish i burgosun politik (1946-56) me banim ne Baldwin, N.Y. thote se:

Kohet e fundit jane shtue shkrimet dhe deklaratat e bame nga ata qe, “te etshem per demokraciâ€Ã‚ ne Shqiperi, bajne thirrje per mos-botimin e kujtimeve, deshmive, dhe dokumenteve te krimeve te kryeme ne Shqipeni nga diktatura e kuqe e PKSH dhe PPSH Ka ardhe koha, thone ata, qe te flasim ma shume per punetoret, bujqet, arsimtaret dhe mbrojtesit e Atdheut, (Divizioni i Mbrojtjes se Popullit?) qe kane qene ma te shumet se te burgosunit politike, dhe te pushojme tregimet qe paraqesin vendin tone si nji “vend te keqâ€Ã‚ ku ka mbretnue krimi dhe padrejtesia e diktatures se proletariatit.

Sinqerisht, pohon profesor Repishti, nuk kuptoj vijen e logjikes dhe te mendimit te ketyne shpirtenve kaq delikate qe jane lodhe nga tregimet e ketyne 16 vjeteve te fundit, por kane pase fuqi te mjaftueshme me deshmue, ndoshta edhe ndihmue, krimet e kryeme per 45 vjet me rradhe nga banda kriminale e PPSH. Keto zemra delikate, dhe mendje te ndrituna qe kerkojne te sjellin “renesancenâ€Ã‚ ne vendin tone me “humanizminâ€Ã‚ e tyne shume sensitiv, nuk jane tjeter veçse sherbetoret besnike te diktatorit, dhe perkrahes te rregjimit te terrorit, krimet e te cilit pak nga pak dalin sot ne shesh per te gjithe boten e qytetnueme.

Ne kete kontekst, sipas profesor Repishtit, ne Gjermanine demokratike akoma arrestohen ish agjentet naziste 80 dhe 90 vjeçare per krime te kryeme gjate periudhes hitleriane, megjithese ma shume se 52.000 qytetare gjermane jane denue nga gjyqet gjermane per krime ose perkrahje te nazizmit ne Gjermani. Shitja e librit te Hitlerit denohet me gjyq, si dhe mohimi i krimeve naziste gjithashtu. Ne vitin 1970-71, gjate studimeve te mia ne Sorbonne (Paris,France) takova nji studenteshe gjermane qe kishte kepute marredhanjet e saja me babajn, ish-zyrtar i nalte civil gjate periudhes se nazismit ne Gjermani. “Nuk mund te pranoj faktin se babaj im ka ndihmue ate autoritetâ€Ã‚, me tha. Nji ngjarje e ketille, me bindi se nazizmi nuk ka te ardhme ne Gjermani, sepse brezenia e re e denon. Por jo ne Shqipenine tone te dermueme dhe te smure nga helmi i mbetun komunist!


Sakaq, vijon profesor Repishti, duke pyetur se ashte me te vertete tronditese kur mendojme se “njeriu-vella e kriminelâ€Ã‚ ka arrijte aq poshte sa te krijoje kampet e çfarosjes masive, pastrimet etnike, “diktaturen e proletariatitâ€Ã‚, mitin e “super-racesâ€Ã‚, ose genjeshtren monstroze te ndertimit te imperatorive moderne, nji version modern i piramidave egjiptiane qe sakrifikuen njeriun ne altarin e urrejtjes, genjeshtres dhe terrorit.?

Ashte me te vertete tronditese, gjithashtu, kur “te privilegjuemetâ€Ã‚ e rregjimeve te ketilla

, rregjime te hurit dhe te litarit, nuk deshirojne te ndigjojne – aq ma pak te lexojne –tregimet e krimeve te bame nga “udheheqsitâ€Ã‚ e rregjimeve qe ata kane ushqye – dhe jane ushqye nga ai, njikohesisht.

Ashte me te vertete tronditese, akoma ma tronditese, te ndigjosh ose te lexosh, keshilla e shkrime nga “xhelatetâ€Ã‚, “miqtâ€Ã‚ e tyne e “indiferentetâ€Ã‚ qe kerkojne me kambengulje te mos u prishet qetesia e shpirtit te tyne te çoroditun, te mos vritet ndergjegja e tyne e smure, te mos zihen syte e tyne e te shurdhohen veshet nga zani ose fjala e shkrueme e viktimes, trupi i te cileve pikon akoma gjak nga plaget e pasherueme: te varunit ne litar, te pushkatuemet, te vdekunit ne tortura, te atyne qe u shuen nga puna e detyrueme e skllavit shqiptar ne minierat e bakrit, kromit, qymyrgurit, ziftit, ne moçalet e Bedenit, Vloçishtit, Myzeqese, Gjadrit, Thumanes, Spaçit, Qafe Barit e njiqind vendeve tjera, ose u shkrine si qiriu per mungese buke, e uji, ne pune te randa fizike, ne sektoret ma te veshtire te punes kolektive, me sigurue jeten e “pashallareve te kuqâ€Ã‚ ne sherbim te “sulltanitâ€Ã‚ te smure e haremeve te tia…! ka thene nder te tjera ne shkrimin e tij me titull:"Mohuesit e Krimeve Komuniste ne Shqiperi" profesor Sami Repishti – ish i burgosun politik (1946-56) me banim ne Baldwin, N.Y.

Shqiperia pas Gjermanise, duhet patjeter te mbeshtet hetimin e krimeve te komunizmit te ndodhura gjate 50 viteve ne Shqiperi.


Nderkohe, shpesh here kemi pare, kohet e fundit qe nje qendrim te forte po mbajne edhe  te perndjekurit politike. Ata vazhdimisht kane paraqitur nje duzine me kerkesa me imediate te te perndjekurve nga regjimi komunist, te shprehura keto dhe ne Konventen e Pare Kombetare Per Denimin e Krimeve te njerezimit ne Shqiperi. Njeherazi, ata nenviziojn faktin se rehabilitimi i tyre nuk mund te zhvillohet pa nje baze te shendoshe sociale, ndaj ne kete drejtim eshte vleresuar pozitiv organizimi i tryezave te rrumbullaketa me pjesemarrjen e perfaqesuesve te shtresave te ndryshme te shoqerise, intelektuale, historiane etj., te cilet ne radhe te pare duhet t’i japin nje zgjidhje shkencore problemit.

Qeveria i ka kerkuar vitin e kaluar parlamentit te Shqiperise, qe te miratoje nje ligje ku te te denohen krimet e komunizimit. Ligj, ky qe u kundershtua rrepte nga Partia Socialiste, dhe veglat e saja brenda parlemtit shqiptar e cila perbehet kryesisht nga ish femijet, ose po nga ata  qe kryenme doren e tyre ato krime mustruoze. Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha, duke vene ne dukje te kaluaren e hidhur te diktatures komuniste dhe veshtiresite neper te cilat kane kaluar breza shqiptaresh, per te siguruar mbijetesen e me pas per te kapercyer traumat e renda familjare, ka nenvizur se per rehabilitimin e ketyre demeve te medha duhet angazhimi dhe ingranimi i te gjitha hallkave te shtetit shqiptar, me synim pajtimin kombetar. Qeveria, e tij ka theksur se gjithnje duhet treguar kujdes qe keto perpjekje te drejta te mos politizohen per te mos sjelle ringjalljen e perplasjeve dhe ndjesine e ndarjes ne shoqerine shqiptare, e cila, e konsoliduar synon integrimin ne Bashkimin Evropian.

  

Ne kete kontekst kane qene edhe perfaqesuesit i shoqates se ish te perndjekurve politike,qe me pare i kane dorezur krereve te shtetit shqiptare, prej nga ish presidenti Mosiu e deri tek Qeveria Berisha edhe statistiken qe ata disponojne dhe denimeve te periudhes komuniste 1994-1990. Qeveria,  i ka mirepritur vendimet e Konventes dhe çmon qendresen dhe vuajtjet qe kaloi kjo pjese e shoqerise shqiptare gjate diktatures komuniste. Qeveria premton se institucioni i dhe vete kryeministri Berisha personalisht do te jene ne mbeshtetje te realizimit te ketyre vendimeve, qe i japin nje shtyse zhvillimeve demokratike ne Shqiperi. Ata jane dakord  me ish te perndjekurit qe integrimi i kesaj shtrese te mos mbetet ne planin e politizimeve dhe politikes. Ne baze te konventes se mbajtur ne Tirane per Denimin e Krimeve Kunder Komunizmit, me 2 maj 2007 kerkohet: 1. Te krijohet Komiteti Kombetar per mbledhjen, sistemimin dhe dokumentimin e krimeve te komunizmit nga 1943-1990. 2. Te hapen arkivat sekrete te krimit komunist. 3. Krijimi i komisionit te se vertetes, ne perberje te se ciles do te jene shoqatat, OJQ dhe 4. Demshperblimin si arsimimin, punesimin e ish te perndjekurve politikeâ€Ã‚.

Pikat e konventes


1 Te implementohet rezoluta e Keshillit te Evropes per denimin e te gjitha krimeve te komunizmit

2. Te krijohet nje komitet kombetar per mbledhjen e te gjitha te dhenave per vuajtjet e shkaktuara nga komunizmi

3. Te gjenden eshtrat e te gjithe te pushkatuarve pa gjyq nga regjimi i komunizmit

4. Te shpallet nje dite perkujtimore ne kalendarin tone per kete shtrese te popullsise

5. Te zhvillohet nje fushate sensibilizuese dhe te ngrihet nje muze kombetar vetem me krimet e regjimit

6. Qeveria shqiptare te kryeje te gjitha detyrimet ligjore per demshperblimin e kesaj shtrese

7. Te behet ndryshimi i teksteve shkollore duke perfshire edhe kete pjese te historise

8. Parlamenti te mos heshte, por te dale dhe te deklaroje denimin e krimeve te komunizmit dhe te diktatorit Hoxha

    • 17 500 VETE
      numri i atyre qe jane te burgosur politike, duke u ndare ne 10133 burra dhe 7367 gra, te gjithe te persekutuar nga regjimi komunist
    • 6027 VETE
      sipas statistikave te tyre, jane te pushkatuar me ose pa gjyq nga regjimi i kohes gjithsej 5577 burra dhe 450 gra
    • 1065 vete
      sipas te dhenave jane 1065 vete qe kane vdekur ne burgje politike, burra dhe gra, dhe qe nuk u kane rezistuar dot as torturave, por as moshes
    • 50000 familje
      sipas te dhenave qe nga viti 1944 kur komunistet erdhen ne pushtet e deri ne ‘90 kur ra regjimi diktatorial jane internuar rreth 50 mije familje
    • 7022 vete
      sipas te dhenave ne internime ne gjithe Shqiperine kane vdekur gjithsej 7022 vete, qe edhe pse s’kane qene ne burg, kane vuajtur me shume

Disa nga mijrat e Viktimave te Krimineleve Komuniste Shqiptar

Bektashinjtë

Bektashinjte

Grupet Armiqesore

Grupet Armiqesore

Katoliket

Katoliket

Masakrat

Masakrat

Myslimanet

Myslimanet

Opozita I

Opozita 1

Opozita II

Opozita II

Orthodokset

Orthodokset

Bomba ne ambasaden Sovjetike

Bomba ne ambasaden Sovjetike

Grate Shqiptare

Grate Shqiptare

Prill 1945

Prill 1945

Rinia I

Rinia I

Rinia II

Rinia II

Shkodra I

Shkodra I

Shkodra II

Shkodra II

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok