Mohimi i historisë së përbashkët e fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (12)
Si lindi dhe u rrit territorialisht Komb-shteti sllavo-serb në shek. XIX –XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët
4) Ripushtimi i Kosovës nga KRALEVINA serbo-jugosllave 1918 -1941, (23 vjet) albanofobi kontinuele patologjike
NGA DR. NUHI VESELAJ
Hyrje
Lufta e Parë Botërore përfundoi më 11 nëntor 1918 me fitoren e Bllokut të Fuqive të Mëdha të Aleancës, ku ngadhnjyen: Anglia, Franca, Italia, të ndihmuara edhe nga SHBA, ndërsa shtetet e Bllokut të Qendrës: Gjermania, Austrohungaria, Bullgaria e Turqia humbën , por pasi paguan dëmshpërblimin dhe me humbje territoresh mbeten shtete, si Gjermania, ashntu edhe Bullgaria, Austria e Hungaria u ndanë në dy shtete më vete, Turqia Osmane u shua si perandori, por ishte në konsolidim e sipër si shtet turk, Rusia u bë komuniste, ndërsa Shqipëria u njoh si shtet në formim e sipër, por, pa viset shqiptare nën Serbi. Mal të Zi e Greqi dhe e cunguar, gjithnjë me Shkodrën ende neutrale të premtuar dhe me Vlorën me rrethinë të okupuar nga Italia.
Ndër shtetet e vogla në Ballkan më së shumti fitoi Serbia. Ajo pas debaklit që pësoi më 1915-1916, në luftë me Austrohungarinë (Forcat e Qendrës). kur u detyrua të bëjë tërheqje-shpërngulje të madhe, dhe pas përjetimit të pesë golgotëzimeve të dhimbshme (Serbi, Kosovë, Mal të Zi, Shqipri e Korfuz (Greqi) e gjithandej), në vjeshtën e vitit 1918. e përkrahur nga Aleanca, sidomos nga Franc a u rikthye për pak ditë po si Srpska Kralevina, sepse brenda muajit të rikthimit, tash shtet-pavarësinë e konvertoi në emërtim tjtërr: Kraljevina Serba Hrvata i Sllovenaca (Mbretnia Serbe Kroate Sllovene), ku nën drejtim-sundimin e Kral Petrit –Karagjorgjeviq të Serbisë, përveç rikthimit të Kosovës dhe Maqedonisë u vu vullnetarisht Malin e Zi, por aq më tepër, territorialisht pa luftë iu dhurua edhe Vojvodina, me krahinat Banati, Baçka e Baranja, ashtu edhe Bosnja e Hercegovina, madje iu bashkangjiten edhe dy shtete kombëtarishst sovrane Kroacia e Sllovenia, themi sovrane, sepse edhe pse ishin në kudër t Perandorisë Habzburge gëzonin elementete e shtetit sovran nacional, andaj edhe tashti në mbretni të Kralit të Serbisë ruajtën sovranietit popullit-shteit përkatës Kroaci, Sllovenij, prandaj shteti i ri i përbashkët u quajt: Kraljevina Serba Hrvata i Sllovenaca (Mbretnia Serbo Kroato Sllovene). Këtu edhe mua më duhet një sqarim rreth ndryshimi të tillë të emërtimit nga Mbretni e Serbisë, Mbretni e serbo krato sllvene sundimi me Kroaci e Kraljevina Jugosllavija (Mbretnia jugosllave).
Së andejmi, emërtimi Jugosllavi (sallvët e jugut), ishte plotësisht ndtkim i levizjes pansllave, meritë e politikanëve dinakë e me përvojë serbë: Pashiq, Kral Petar dhe e Aleksandar Karagjorgjeviq, regjentit dinamik apo për këtë bashkëngjitje patën ndikim shtetet perëndimore (Franca e Anlia, cilat mjeshtërisht e joshbën kështu Serbisë me mentalitet ballkaniko turko ruso pravosllav me dy shtete katolike me mentalitet thellësisht perëndimor (Krosaci e Slloveni). Dhe këtë e bënë me qëllim që hegjemonizmin serbomadh ta mbanin nën test/Kjo që e thamë mbetet të vlerësohet, ngase kësahtu diçka do të vërtetohet, siç do të shohim edhe me rikjijimin dhe shkatërrimin e Serbo Jugosllavisë Federale Komuniste, apo jo?!
Sido që të ketë qenë, këtë cikël punimesh kushtuar kryesisht marrëdhënieve serbo-shqiptare (kosovare) po e parapërfundojmë me trajtim- konstatimin shkurt të ktyre tri temave të përgjithshme në kuadër te temës bosht Ripushtimi i Kosovës nga Kralevina serbe:
Së pari, dtsa konstatime të veçanta rreth fillim ripushtimit të Kosovës (1918-1922)
Së dyti, analizë rikujtese në disa këngë serbe të sajuara gjatë Përpjetës dhe Tatëpjetës së Serbisë por të specifikuara vetëm për të bëma serbe (1912-1918).
Së treti, Srpsko-Kralevina Jjugosllave 1918-1941, konklomerat popujsh të pakënaqur sllav, ferr për shqiptarët josllav.
- a) Disa konstatim të veçanta rreth e pas ripushtimit të Kosovës 1918-1941,
kryesisht rreth Zonës së Sharrakut të Rretbjeshkës
Ferizaj-Suharekë –Prizren
Konstatime tona po i paraqitim në disa pika:
E para, sipas mbamendjes dëgjuar nga prindët, familja jonë dhe tërë Zona e Sharrakut të Rrethbjeshkës Ferizaj-Suharekë-Prizren që ishte nën pushtimin bullgar, ripushtimin nga Shteti Serb shoqëruar nga Franca e kishte pritur më me lehtësi se pushtimin e viteve 1912-13, madje pritej që pas tragjedisë që pësoi, Serbia të jetë më e butë nga regjimi 3 vjeçarish serb dhe nga sapo dëbuari bullgar, ngase tashti me kapitullimin e Bullgarisë, konkretisht në familjen tonë, kthehet nga burg-internimi Mixha Mustafë (hoxha), ashtu si shumë të tjerë të denuar me punë të detyrueshme për ndërtimin e hekurudhës në Kërçovë, por u kthyen edhe familje kaçakësh të internuara në Serbi -–Bullgari, si ajo e Kabashëve të Krushicës. e bajraktarit të Budakovëse të tjera . Kishte dhe lehtësi të tjera si kjo që Baba im nuk qëndronte më sikaçak. Kështu në njëfarë mënyre sin ë mbarë rretinën edhe në familjen tone e gjithkëndej fillon të normalizohej jeta familjare.
E dyta, fillimisht dukej ashtu, sepse edhe gjatë shtrirjes së administratës, disi nga shteti respektohej amnistia e shpallur nga Kral Petri, mirëpo pas një kohe të shkurtë, pas marrjes së hetimeve sidomos për Kabash-Korishasit që kishin marrë pjesë në hakmarrje, kundër një njësie ushtarake serbe që kishte humbur lidhjen me bazën rreth shpërnguljes, do të pësojnë keqas e disa prej tyre për t’i shpëtuar hakmarrjes serbe emigrojnë në Shqipri. (Kukës).
E treta, që në fillim të konsolidimit të shtetitit u hapën shkolla për fëmijë vetëm në serbishte. Nxënësit e fesë islame që zyrtarisht quheshin turq, me qëllim asimilimi në serbë në shkollë quheshin serbë me fe islame (srbi muslimanske vere).
E katërta, ortodoksët (shkijet vendës) të cilët pothuaj vullneto-detyrimisht morën emëtimin serbjanë, por në familje ende flitnin gjuhë të përzier shqipo-nashke (sllavo-torllake), kishin obligim që edhe në familje dhe me fqinjë të komunikonin në serbishten e shkollës.
E pesta, u prek edhe çështja e besimit fetar. Për kristianët ishte e rekomandueshme vetëm serbopravosllavja, ndërsa për turkqarnauë ishte e lejueshme feja islame. Më së keqi e pësuan disa familje kriptokatolike apo edhe ortodokse shqipfolëse, ata që më parë kishin ndërruar emrat, por si pagano-kristianë-(katolikë ose ortodoksë) ishin të pa bamë synet dhe nuk i dinin shartet e Turqnisë (muslimanisë), andaj i druheshin ndonjë farë ekspedite shtetërore serbe shoqëruar me xhandarë e popa, sepse poqëse konstatohej që besimtarët së paku nuk i dinin disa nga shartet e tilla popi do ta konvertunte familjen n o serboortodokse dhe shteti do ta regjistronte me kombësi serbë pravosllavë ose jugosllavë si parashihte ligji, familja e tillë do të kopnsiderrohej e shkiezuar.
E gjashta, ndërlidhur me pikën e sipëcekur, siç më ka treguar Xheladin Reshtani, (Morina), nga Prizreni, burri i tezës që jetoi 100 vjet, droja për një verifikim-regjitsrim të tillë ishte e madhe dhe e mundshme, ngase edhe më përpara gjatë ekspeditës së Xhavit Pashës , nj ë si diçka e tillë kishte ndodhur disa malësorë nga fshatarat e Sharrakut Ferizaj- Suharekë që u kapën në bjeshkë, edhe pse me emra ishin muslimanë, dështuan për Shartet e Tuqnisë (Muslimanisë), kështu secili merrte të rame për sa sharte nuk i dinte e dikush merrte plot 33 të rame, për me i mbajtë mend sa sharte i kishte!
E shtata, ndërkaq në një katund të Drenicës së Epërme një fshatar për me shpëtue nga serbët në kohë serpit të parë (1912), u thotë se nuk asht turk, e konstatojnë me syneti, nuk e maltretojnë, më tepër, por e detyrojnë me u obligue që familjarishst me u deklarue si ortodoks-serb dhe githsesi familjen me regjistrue shkie edhe pse se në të vërtetë më fort anonte se kishte qenë rrjedhojë e një familjeje katolike. Së këndejmi, edhe tash në kohë rikthimi nën ndikimin e ksaj propagande, për me shpëtue nga serbizimi, vetë paria e familjeve të tilla të rrezikuara, paten kërkuan nga muftinia në Prizuren me i konstatue ose kthye fetarisht në muslimanë. Xheladini tregonte që edhe atë e kanë ftuar me qenë i pranishëm në atë mision. Gjatë atij procesi është zhvilluar pothuaj fcare padiktueshëm, kuptohet se hoxhë e xharrah kishin me vete. Në mos gabohem përmendte lagje rtë Nishorit, si Breshac, Kosterc, Kravasari, pastaj Luzhnicë e tek tuk deri në Ujmir të Lipjanit. Këtu po shtojmë ne se diçka e tillë ka ekzistuara edhe nga ana e Gjilanit, dëshmoj se si mësus në vitin 1963 në fshatin Zllatare të Ferizajt, e kam ndëgjuar një kangë të veçantë, satirike, ku syneti në disa fshatra nuk ishte përgatitur vetëm për fëmijë, por edhe për disa të rritur, të cilëve u është prerë zhanga me kosë.!, po ata paskan durue si burrat, pasi paskan qitë lot. Krej kjo është bërë, mbase edhe me fryrje propagande, vetëm e vetëm që shqipfolësit familjarisht mos me u shkrue shkije serbjanë, për mos me ndërrue gjuhën, miqësi-krushqinë e shoqninë, që tashmë e kishin shqipomuslimane.
E teta, si pike në vijim po e cek faktin se nga vitit 1922 – 1926, pas 8 vjet rikthimi të pushtimit,Shteti i Serbisl nga prona e gjyshit tone Ukë Mehmeti e uzurpoi malin me lisa të mëdhaj, ku ndodhej një varr bosh kenotaf. varri i Gjergjit të Shenjtë, i cili si i tillë vlerësohej e vizitohej si i shenjtë nga besimtarët shqipfolës të fshatrave të rrethinës, të cilin Shteti Serb e më 1926 e adapëtoi në kishëz dhe e quajti monument të rëndësishëm pravosllav, të cilin e pagëzuan: Crkvica Sveti Gjorgje. Në të vërtetë, pas kësaj edhe vizitorët e nejzrat u rralluan.
- b) Rikujtesë vargje këngësh nga e përpjeta dhe e tatëpjeta serbe
gjatë periudhës 1912-1918
Sihyrje
Sa për ilustrim glorifikimi të suksesit të luftave të Serbisë si shtet serb , po i trajtojmë disa këngë të limdura pa u konvertuiar Serbia si Jugosllavi, ku në frymëzim-glorifikim të të bemave ose vuajtjeve janë vetgëm serbët.
1) Nga Marsh garde Kralja Petra
Petar Karagjorgjeviq kishte përvojë ushtarake nga legjionet franceze, kur pas shuarjes me vrasje të dinastisë Obrenoviq, sillet prej andej si trashëgimtar i Karagjorgjit dhe u zgjodh Mbret i Serbisë, i cili si i tillë ushëhoqi me sukses Serbinë gjatë Përpjetës dhe Tatëpjesës së Serbis 1903 -1921. Nga kjo shkëputëm këto vargje:
Boj se bije, zastava se vije, za slobodu Srbije!
/Lufta shungullon, flamuri valon, për liri të Serbisë sonë/
dhe
Korak ide sa korakom a ja junak sa bajrakom!
/Hapi ecën në marshim, unë si trim me flamurin tim!/
Ky vdiq pay pasur mundësi me komandue ushtrinë e përtrirë të mbrfretrisë serbojugosllave.
2) Nga kënga tjetër Nek se bajrak vije,
Nga kjo këgë, si duket e sajuar fill pas rikthimit nga tatëpjeta serbe kushtuar luftës së parë ballkanike 1912, shkëputëm këto vargje:
Nek se srpski bajrak vije, /Od Prizrena do Rumije! …
/Le të valojë flaumuri i Serbisë/Prej Prizreni në mal të Rumisë./
dhe
Odsjeknulo zvono sa starih Deçana /Ovo je zemlja Llazara i Stefana. /
Jehoi lashtja kumonë e Deçani/ Kjo është toka e Llazarit dhe e Stefanit./
Lexuesi i nderuar mund të vërejë jo saktësi logjike e historike, kur dihet që Rumija është mal në Mal të Zi, ajo u çlirua me flamurin e forcat e Malit të Zi. Si u uzturpua e drejta e atij flamuri dhe atij popull-shteti që ishte i pavarur, madje edhe para Serbisë. Madje sa ka logjikë të ceket Deçani tokë e knjaz Llazarit, i cili fare nuk ka sunduar këndej nga Rrafshi i Dakagjinit. Shtrohet pyetja, dihet se Stefan Dushani, si tribal, ishte vërtet sllavo-serb, apo vetëm sundues i tyre dhe i të tjerëve. Madje ai si atvrasës, pse aq shumë shenjtërohe nga historia e kishes serbe, apo jo?!.
Sidoqoftë në këtë gëlorifikim mbretnia malazeze e Kral Nikollës del vërtet e mohuar dhe e uzurpuar, nga dhëndërri i tij Kral Petri dhe nip i tij kraljeviq Aleksandri.
- Ngavallja e kënduar “Çika Pera” …
Kujtoj nga fëminia vallen e kënduar Çika Pera, jashi konja bela!, ndersa nga teksti që e ndeshëm në burime, sipas përmbajtjes kuptohet se kënga Çika Pera i kushtohet Kral Petrit, i cili Me Pashiqin dhe të birin, kur konstaton nuk mund t’i bëjë ballë sulmit të Fuqisë ushtarake të Qendrës, ofensivës gjemano-austrohungateze e bullgare në vend që të demobilizojë shumicën e ushtris, si e përben kënga:
Çika Pera, zhiv ti Gjorgje/Pusti vojsku da kuci dogje
Axha Pjetër Gjorgji të të rroje/Lejo ushtrinë në shpi të shkojë.
Ai jep urdhër për shpërnguljen e madhe duke mashtruara armikun se do t’i bëjë pusi për ta zënë në befasi ?! Ja disa vargje si lavdohet kjo mençuri e që kjo taktikë strategjike e mbretit:
Stigo Shvabo çak do Nisha a u Nioshu çeka shisha!
Arrin Shvabo deri në Nish/ Askund fare mish për bishë!
Përkatësisht
Stigo Shvabo cak do Raske /A od Raske sve natrashke!
Arrin shvabo deri në Rashkë, ku nuk gjen as dy gurë bashkë!
Si po shihet nga përmbajtja e vargjeve areytohet gjoja meçuria e mbretit për tërheqje lavdohet ky mashtrim për armikun i cili i etshëm për gjakun e ushatarëve serbë mbeti pa e plotësuar atë dëshirë. Por kur dihet epilogu, kur me mija e mija ushtar në vnd që të lëshoheshin në shpija, të luftonin si heroj, ata vdiqen dujke ikur, nga uria, i ftohti, lodhja, sëmundja duke ikër nga fronti vdisnin nga shkaqet e atij rrugëtimi nga lodhja, uria, i ftohti, Ka mendime sot që thonë se pot ë dëgjohej kërkesa nga vargjet e para të këngës do të ishte zgjidhje më mençurake se ajo e Kralit, sepse më mirë do të ruhej saubstanca dhe dhimbja me pasoja tdo të ë ishin shum më të lehta, me atë që pëësoi ushtria e Serbisë, apo jo?!
4) Nga kënga Tamo daleko,
Vuajtjet nga qëndrimi në Korfuz kujtohen me këngë-vargjet me titull Tamo daleko (Atje larg), Tekstin e kësaj kënge endeshëm në 6 versione, Së këndejmi edhe ne po japim versionin tonë me fare pak ndryshime:
Tamo daleko, daleko od mora/Tamo je Srbija, ljubavi moja …
Ovd na Krfu gde zivim ja /s ponosom vicem, Srbija zivela!
Përkthimi shqip:
Atje larg, larg nga deti/Është Serbia atdhe-shenjti!
Këtu n’ Korfuz kaloi ditët e mia, Klith me zemër: rrnoftë Serbia!
Kur kemi parasysh numrin sa kishin zbarkuar në Korfuz, fare pak munden me u rehabiltue,.
5) Nga kënga Krece se ladja francuske
Nga teksti i kësaj kënge pikëlluese shkëputën këto vargje:
Polazim tuzhan, nolestan/Pomislim Bozhe nisam sam
I moja braça putuju /da sa mnon zajedno tuguju,
Svaki se boji ima trem /naidje shvabo sumeren
…Mnogi od njih ce biti plen ]Kad dodje shvaba sumeren
Sve samo se Boga molio/ da bi se kuci vratio.
Përkthimi shqip:
/Udhtoj o Zot, trishtim kam/, por krejt i vetëm nuk jam
Ca vëllezlër udhëtojnë mu mua/ të gjithëve pikëllimi na ka kaplua
Secili ka drojlë, si i zënë në fyt/ se po vjen shvabo me na mbytë
Dikush do’pësojë pre me smirë /kur vjen shvabo i pamëshirë
T’gjithë i luten Zotit-Madhni/ me pas fat:me ma kthve në shtëpi./
Ky ishte rasti apo evakuimi i f undit nga Vlora. Shumë të sëmur prej tyre në rrugën për Bizertu (Tunis) vdiqen edhe nga sëmundja e detit, andaj kapiteni i anljes i lëshoi kufomat me nderikm në det.
Të vihen re këto fjalë zhgënjyese nga goja e të vuajturve, të cilët në burimet rfelevante serbe quhej heronj, apo jo?! Këtu vihet re silueta e ushtarëve gjerman që u shpifen si lubi të tmerrsahëm.
6) Nga kënga Ko to kazhe, ko to lazhe,
Edhe nga këngë po i sjell vargjet:
Ko to kaze, ko to laze da je Srbija mala
Nije mala, nije mala triput ratovala:
Dvanajtste, dvanajste, turke isterala,
Trinajste, trinajste pred Bugare stala,
Çetirnajtste çetirnajske shvaba nas udario
Osasmnajste, osamnajste Srbin pobedio!
Përkthimi shqip:
/Kush thënka, cili rrenka: Serbia e vogël qenka!?
S’ësht e vogël, s’ësht voglojë, se tri lufta i përballoi:
të dymbëldhjetën, të dymbëdhjetën turqit i dëboi,
të trembëdhjetën, të trembëdhjetën bullgarët i ndaloi,
të katëmbëdhetën, të katërmbëdhjetën na sulmoi gjermani
…të tetëmbëdhjetën, të tetëmbëdhjeten duel fitues Serbiani! /
Edhe kjo këngë lindi pas ripushtimit, pas vitit 1918.
Të gjitha këto lufta i fitoi ose i përjetoi Serbia, falë ndihmës së aleatëve, por siç del nga kënga, veç vetes serbët askënd nuk e falenderojnë. Dhe ne urojmë për fitoret dhe për përballimi- përjetimet e arritura me politikë e forcë, 1878, 1912, dhe tash 1918, sepse në të gjitha këto luftë-fitore bashkë me serbët ishin edhe kontributi i shqiptarëve jo vetëm ata të fesë ortodokse, por edhe të feve të tjera, ndihmat e të cilëve si shqiptarë, si punëtorë apo ashërbyes mjerisht, janë shfrytëzuar e tradhëtuar nga serbët. Kujto rastet, para e gjatë pushtimit, në vitin 1912, e sidomos gjatë shpërnguljes së 1915/16 në Shqipëri, ku më tepër se Mali i Zi i kanë ndihmuar serbët.pa pagesë. Ndërkaq përmendtn shifra të mëdha, madje edhe monedha ari që serbët zyrtarisht si shtet paguan Malin e Zi, gjatë shpërnguljes së madhe në Sh kodër e Bregdetin shqiptar. Nuk ndeshim asnjë rast konkret, edhe pse kishin mundësi, që flet për zullumin ose hakmarrje me tepri nga shqiptarët bërë serbëve, gjatë shpërnguljes e pritjes për shpërngulje më tej. Ndërkaq serbët përkatësisht qeveria e Kralevinës serbojugosllave pas rikthimit si ngadhënjyese më 1918 nuk la levë pa lëvizuar, duke përdorur të gjitha mizoritë e dredhitë për shpërnguljen apo shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë e gjithandej në Mal të Zi e Maqedoni.
Në të vëretë aktuliteti i këtyre këngëve u zbeh me rastin e formimit të Jugosllavisë, ngase tash preferohej nga Krali emërtimi jugosloven, ngase mendohej se se në të vërtetë Jgosllavia
‘është gjë tjetër vetlm Serbi e Madhe.emendohej Jugosllavia si një Serbi e Madhe,
- c) SerboKralevina Jugosllave 1918 -1941, konglomerat popujsh sllavë
të pakënaqur, ferr i shqiptarëve josllavë
Në të vërtetë, periudha 1818-1941 për kishën dhe shtetin ekspansionist serb, ishte zeniti i suksesit, sepse, Serbia, përveç asaj që kishte fituar në rritë territori më 1912: Kosovë e Maqedoni, tashti me të rikthyerë, fitoi pa luftë: Vojvodinën, Bosnje e Hercegovinë, aq më tepër, me sivëllamimkapje, inkorporoi vullnetshëm në gjirin e saj Malin e ZI dhe kështu nën konsumimpropagand.n pansllaviste më dy popuj shtete katolike shtesë Kroaci e Sllove do të sajohet emërtimi Mbretnia Jugosllave. Dhe së këndejmi Serbia faktikisht u bë shteti më i madh prosllavo francez në Ballkan. Ndërkaq ndaj pakicës shqiptare mbajti politikë shfarësëse, veprimtari kjo serboshqiptarofobe që këtu po e trajtojmë në disa pika:
E para, kisha pravosllave serbe, krahas konsolidimit të shtetit, risforcoi vetveten. Ajo zyrtarish, organizoi dhe konsolidoi punktet e veta ortodokse në Maqedoni, Mal të ZI, Bosnje e Kroaci deri edhe në Shqipri, konkretisht preku dhe përvetësoi në emër të shtetit serb shumë monumente të diskutueshme nga Kosova e Maqedonia, deri edhe kenotafin e familjes sonë në Reçan të Suharekës, dhe atë varr, pa prova dhe pa kurrfarë evidentimi administrativ e adaptoi si kishëz pravosllave serbe.
E dyta, edhe pas vitit 1918, si me thënë, disa krahinëza sineutrale të Kosovës, si Juniku, e disa kullosa nga malësitë, tani u përshinë në Jugosllavi, e cila u nda në 33 krahina (oblaste). Kosova ishte oblast (krahinë) më vete, por ndërkohë, më 1929, mbretii Kralevinës, Aleksandar Kartagjorgjeviq, shfrytëzoi acarimin në parlament mes kombesh serbo-kroato-sllovene, ku Serbia donte të kishte dominim të plotë, siç tashmë i kishte ndaj maqedonëve, boshnjakëve e malazezezëve, po sllovenët e kroatët në emër të demokracisë ligjërisht kundërshtonin, atëherë në sallën e Kuvendit u vranë dy deputetë kroatë e shefi i grupit të tyre u plagës rëndë. Krali i ri Aleksandër Karagjorgjeviq, pasi nuk mundi (apo nuk dashti) me i qetësue, zgjidhi çështjen: shpërndau parlamentin, hoq emërtimet e kombësive nga titulli i shtetitm dhe vend-shtetin e quajti: Kraljevina Jugosllavija dhe sipas devizes: Një shtet një Kral, një Popull (nacion), të gjithë qytetarët i quajti jugosllavë: jugoslloveni. Administrativisht hoqi 33 oblastet (krahinat) vendin e ndau në 9 banovina. Së këndejmi, oblast Kosova u nda në tri banovina: Moravska (me qendër Nish). Zetska, (Cetinje) dhe Vardarska (me qendër Shkupi). Ishte ndarje-copëtim me sherr i kësaj krahine, apo jo, le të vlerësohet.
E treta, ç’është e vërteta,, sipas regjistrimit të vitit 1921, kjo që tash u emërtua Jugosllavi fetaro-kombëtarisht, 47% përbëhej nga serbo pravosllavë, afro 40% nga romanokatolikë, ndërsa serbo-muslimanë me fe të lejueshme islame kishte 12%/. Ndëkaq, si pakica kombëtare gjermanët e arnautët ishin shumicë, nga ofro 4%. Kishte edhe pakica të tjera po në numër më të vogël. Në të vërtetë, politika e Kralevinës pakicat i ndante në dy gupe: pakica të kulturuara!, siç ishin ata me fe kristiane: gjermanët, hungarezët e italianët dhe në të paparapëlqyera, siç ishin muslimanët e arnautët, të cilët nëse nuk e pranojnë asimilimin skllavërish, duhej shpërngulur apo gjithsesi duhej asgjasuar. Feja, përkatësishst gjuha e tyre si e tillë nuk tolerohej (!!1). Nga kjo ndarje kuptohej që shqiptarët, qoftë si arnautë, qoftë si muslimanë skajshmërisht ishin të deskriminuar publikisht, madje para botës.
E katërta, edhepse nuk ishte komcept i një goje, arnautë quheshin shqipfolësit, të cilët fetarish mund të ishin katolikë, ortodoksë apo muslimanë.Të gjithë këta, sidomos kriptokristiano -muslimanët, nëse nuk regjitsroheshin serbo–pravosllavë preferohej të regjsitroheshin turko-muslimanë!, gjithsesi jo shqiptaro-romananokatoilikë, ngase ashtu ishte parashikuar të bëhej shpërngulja e tyre në Turqi ose dikush edhe në Shqipri, po sidoqoftë ata si shqipfolës nuk mund të jetonin sigurt në Jugosllavinë e Kralit E dinte këtë Europa e asaj kohe, apo jo?!.
E pesta, sigurisht shnqiptarët me aq fuqi që kishin do të resistonin, Lidhur me këtë tani do të cek ca raste të veçanta. Është e vërtetë, se për shkak të sundimit qëndavjeçar turk për shkaak të sistemeve politiko-shoqërore që pasuan, qoftë nacionaliste, qoftë komuniste, te intelektualët tanë në institucionet shoqërore ka ekzistuar njëfarë alergjie ndaj asaj të kaluar, andaj pak i është kushtuar trajtim veprimtarisë positive polituko-shoqlrure së klerit tone muslimanë në kuadër të qëndresëy për mosshpërngulje as në Turqi, as në Shqipni. Ka shembuj të shumtë që dëshmojnë këtë. Po japim një shembull të thjeshtë në dukje, Në Ferizaj, në oborrin e Xhamisë ekzistuese, ku ishte imam Mulla Hasan Jezerci, njerë shumë i urtë, filloi me u ndërtua kisha. Hoxha me vullnetin e vet u bëri ballë të gjitha nënçmimeve, provokimeve, deri edhe atyre fizike dhe pas qëbresës së tij stoikie më emër të xhematit derisa më në fund u mbrojt me sukses pa u shembl foltorja e shqiptarëve, ngase objekti ishte i shqiptarëve dhe u shërbente shqiptarëve, apo jo?! Kështu klerikët e caktuar shqiptarë me popullin qëndruan në trojet e tyre të pashpërngulur. Këtë kontribut intelektualët tanë të sotëm duhet ta çmojnë, ngase në atë situate vetëm, në atë mënyrë qëndestare mund të mbrohej pa u zhvendosur apo shuar populli shqifolës, muslimano-shqiptar nga Ferizaj e më gjerë, apo jo?!
E gjashta, simuftiu Haxhi Pllana, babai i pofesor Shefqet Pllanës nga Ferizaj, i cili dha një kontribut të madh jo vetëm në ngritjen e ditunisë, por edhe në ndalimin e emigrimit e dërgon Mulla Hasanin në Reçan të Suharekës me lutje, që të ndikojë të Mulla Mustafa me pranue imaminë në mesxhide- xhaminë e Suharekës, ngase Mulla Mustafa ishte i njohur për qëndrimin e forte të tij kundër shpërnguljes. Edhe pse mulla Mustafa refuzon, ngase nuk e donte ajllëkun nga shka-shteti dhe as hakun e hoxhës nga xhemati si lypës, ai megjithatë pranon me shërbye falas xhumat për shuma dhe për ndonjë vakt, deri sa të zgjidhet imami zyrtar.
E shtata, me fjalë të tjera roli pozitiv i hoxhëve popullorë dhe i njerëzve të thjeshtë që edhe në ato ato kushte në bashkëpunim me bajraktarë e burra të dheut dhe edhe me klerikë katolikë si Shtjefën Gjeçovi, janë kryer veprimtari positive shumë të mëdha. Në saje të asaj qëndresa Kosova mbeti shqiptare, apo jo?!
E teta, nuk dime sa është me vend të ceket se shpërnguljen e shqiptarëve e ka penguar sadopak edhe sistemi demokratik elektoral perëndimor që u detyrua me kthye Krali. Kështu mbaj mend në Suharek propogandonin dy parti që u prinin serbët.
S që pari, për radikal :Vuça me parullën Vuça –Boda –srpVojvoda (Vuça e Boda kryprijës serb), edhe pse populli e dinte që ai ishte me prejardhje bullgare, kishte krah Beqë Sejdinë e berishëve, nëse s’gabohem.
Së dyti, për democrat: Kosta e Gjeka me parullën Kosta-Gjeka cela Suvarekaku (Kosta =Gjeka klrejt Suhareka,ë përkrahej nga fisi kuq dhe Ali Meta. Mesa di Kosta kishte kafe pijetore, ndl Cjeka shitore (dugajë)
Së treti, mbaj mend që tnë Reçan pati ardhë një hoxh ri, shumë pedant Hasan Efendi Xhenemi nga Gjakova që kish krye shkolla të nalta në Misit (Egjypt) dhe prej andej ia pruni selamin naa Mulla Merseli (Veselaj) simixhë i Bacit Nazif që kishte emgruar atje më 1912, sepse ndiqej p5rej serbëve, Has an Efedndia i Gjakovës, hoxhë paska kërkue vota me u posllqbuk i Kuvendin e Serbi-Jugosllavbpë, përmende simençuri arsytimi i tij, fitoj a nuk fitoj asht dika tjetr paska kërkuar vota për posllanik, se po do ër me u ba guri i qoshes së ndërtesën që duhet ë duihet ta ndërtojnë muslimanët shqiptaër në këtë vend. Nuk di sa e kanë votuar, por familja jonë ka qenë e ndërklidhur me Ramë Bllacën.
E nënta, kur unë në vitin 1959 isha mësues në Ferizaj dhe gruas i hoqa mblulesën, mantelin e shaminë, Mulla Hasani, si tue qeshë më tha që Baba yt në familje, katund e në krejt anën e Sharrakut i pari e pat vu havalen, tash ti i pari po e heq, ju gjithmonë të parët.
Meqë isha i befasuar, pasi unë babën e njihja gjthsesi musliman, po jo fanatik, madje si të tillë para martesës me nanën jo si nip ortodoksi, po kishte pasur epitetin muharrem kataliku. Është e vërtetë, kur më dërgoi në shkollë të mesme me pati thënë me veshë e punë mbas tashi sillu si njeri i shkollës, prandaj kjo e tha Mulla Hasani, paksa më habiti. Pasi nuk e kisha më babën e pyeta nanën. Ajo e vërtetoi dhe ma shpjegoi Bile kur burri ma propozoi mezi prita me veshë hixhabin hixhjabin, havalen muslimane e pata pru me pajen e nusnisë që e pata pru me tesha të nusnisë. Me këtë ai si zotshpie kreu këto tri punë të mëdha:
E para me u ikë telasheve me xhandari, që endeshin edhe nëpër katunde dhe ka ndodhë me i ndalë grate muslimane pa havale, kinse janë serbe!
E dyta, për punë të fushës ishte veshë ma e lehtë, edhe si veshë më e lehtë e praktike për punët e verës dhe ruheshin të pastra teshat e ndërrojes kur ktheheshin n ë shpi dhe
E treta, isahte me rëndësi sekështu mzndshe me u ikë syve të këqij dhe ngatërresave që vinin nga fjalë-ngucat që e pati shtymë baba.
Kështu punës së tyre rreth përdorimin e xharrë-hixhabit të një formë mnteli pune forme më të thjeshtë u kishin marrë lakmi dhe si thuhet tue pa “kokrra korkrrën e piqet kalveshi “, ashtu veproi mahalla, katundi, miq e shokë dhe kjo u përhap por jo gjithkund. Për këtë punë hoxha as që ka pasë nevojë me u pvetë.
E dhjeta, pyeta edhe të tjerë për Fjalë-ngucjen te livadhet. Ajo tregohej në disa variante. Ne po po i përmbahemin rrëfimit të Nanës. Sipas saj kjo ka ndodhë aty paravitit 1924, ku vjehrrin e kam pasë gjallë dhe pasi na e vumë havalen. Kishim shumë punë të verës Na rake me u endë shpi- fushë e fushë shpi. Grate katundeve ishin pa havale.Ndodhke që patrulla e xhandarve të shpeshtohen, prandaj jo gratë po burrat e katundeve të tjera të na marrnin shembull. Dy ditë ma parë se të kositen livadhi jonë livadhi për karshi të shpatin për tgejn prronit ish gati me uj stogue, pa hala kishin mbetë fijet pa u mbledhë. Ndërsa kositësis në livadhin tonë kositnin, nusje karshi e veshur me rrobet më të mira e çorapat e kuqe ende mblidhte fijet. Në hovin e punës bajraktarit të kositëve i shëtojnë që i bërtet kosës: Hajt kosë, kambëkuqe bre! Po i bje prese si bishë e malit.
Këtë fjalë Kambëkuqe, bre ndien pala rreth stogut. Kjo f jalë, sipas dikuj vret keq, Për pak me krisë belaja. Baba mbasi kish njohësi,me të zotin e shpisë e fton dhe me autoritetin e tij, si pleqnar e qetlson qetëson gjendjen, duke i kritikue por tue i zanë në gabim, asjnjërën pale, edhe pse me fjalë më në gabim e ze nusen që ashtu e stolisun ka qendrue para kositëve. Sidoqoftë, për me shkymë ngatërresa të tilla propozon si zgjidhje më të mirë si ka ka veprue edhe vendosjen e havales (muslimane), një si mantel pune, që do të shuaj mosmarrëveshjet e tilla dhe të tjera Marrëveshje-pajtimet e tilla ad hoc ishin akte shumë të sukseshme kundër politikës hegjemosniste serbe. Mbaj mend që nana e Isufit të Nezls, kunata e Mulla Shqit ka bajt xhrr të bardhl në atë kohë!!!
E njëmbëldhjeta, lexues i nderuar, meqë me punët e fushës si fshatar jam marrë aktivisht që nga fëminia apo mosha asolehente dhe dhe ajo djaloshare dhe pasi kam pasur shëndet e vullnet në ato punë kam ndjerë kënaqësi, sidomos kur punonim në argatshti, kur edhe garohej, mihje-prashittje, shatit i kushtohej edhet ndonjë vargëzim në momente ashku si Hajde shati të kam shoq si për vnesht për kallamoq, madje djemt e fejuar garonin me fjalët: Hajde shati he dreague, sivjet me ty e n’mot me grue, Ashtu , por pak më ndryshe thureshin vargëzime edhe pë drapnin, po pak më ndyshe pasi garonin në argatshti me gara e me çika, , kur korrnim argatishst me grta e çika, si: Hajde drapën rrëshqet si gjarpln. Të kam si gjarpën, të kam si bollë bollë, që kaq shpejt po rrshet me dorë , pasaj, hajt drapën, qofshj bekue , siivjet me mue n’mot bashkë me grue .
Ndërkaq edhe kosën që ishte zanat veç për burra, e kam kap në dorë qysh i vogël, e në në varg me kositës kam hy si djalosh, por si dalzot kose, sl Baci Ali nuk kam mujtë me pri. Kosa do fuqi e mjeshtri. Vërtet, te kosë-kositja duke të jetë në koordinim krejt trupi, ngase tërë muskuratura tru-trtp merr pjesë.
E dymbëdhjeta, meqë sot askush nuk po ballafaqohet me punët e livadhit. Kanë dale makina, po tregoj tërë procenin që ndodhte nga levizja e bare-sanës prej livadhë deri në gzrazhdin e ahurit, punë që i kryenim na në shpinë tone.
Kishim relativisht shumë livadhe Fillimi i kositjes konsiderohej rast solemn. Varësisht nga madhësia e livadhit siguroheshin aq kositësqë livadhl mund të kositej gjatë një dite. Ata vinin falas ose zinin argat. Domodo nën hije lisi për drekë i priste kryet e berrit në tepsi. Pas kositjes zakonisht të nesërmen fillonte mbledhja e barit Bartj-shtyrja e zekosave me tërfurqe në otor dhe njëherazi fillonte mbledhja e fijeve me grabujë. Otorat përziheshin për me terë bari më shpejtë. Pastaj otorat bëheshin kabëza, ato bartëshit me shkopore me dhegrumbulloheshin në vendin e stogimit. Pasi kryhej tubimi i sanës, tritkabza vendoseshion pranë njëra tjetrës. Kjo ishte baza e stogut. Stogngritësi fillonte shkeljen edhe i jepte bazës rrumbullakësinë varësisht nga sa kishte sanë për stog. Menjëherë nga të gjitha anët, fillonte qitja e barit në stog, Ishte mjeshtri i cili me të shkelur ruante rrumbullaksinë e stogut, Kur afrohej maja, nga poshtë bëhej krehja e trupit të stogur, formëzohej maja, mbi maje vendoseshin katër lëmeza, degë lisi sa më të drejta e të gjata, Majat lidheshin kryq njëna me tjetrën nga .mjeshtri lart, Kjo bëhej që të mbrohej stogu nga frymë-ernat, kurse nën e mbi lidh-kryqin e majave të lëmezave vihej barë me fleta më i trashë shkilej mirë në mëyrë që epika e shiut most të depëtojë . Stogngritësi, zbriste duke u lëshuar barkazi ngadalë nga majn e stogut duk embajtur pak për lëmeze më shumë për shoke brezi,a litari që i mbanin nga ana e kundërt. Ky ishte stog i përkohshëm, i cili nga vjeshta do të bartej në oborre të shpisë, qoftë në pleme, qoft në stog më të madh (stivë)të ngritur me mesmullar.
Këtë e shënova me qëllim që krfejt kjo punë bëhej për m,e qëndrure në këto troje e mos me u shpërngulë.
E trembëdhjeta, për fobinë kundër shqiptare nga disa intelektualë serbë nuk kemi nevojë të flasim, ngase ka shumë argumenta, mjaftojmë të sjellim vetëm prej shumë të tjerave vëtëm këtë urdhër-porosi të Çubriloviqit:
Që ilirët dardanë ta braktisin vendin e tyre në çdo kusht e në çdo mënyrë t’ua fshijmë simbolet e lashta ilire e t’i përvetësojmë ne… Antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e shtetit tonë. Mos harroni se mosqenia e shqiptarëve është ekzistenca e kombit serbë.
E katërmbëdhjeta, kur kemi paryssh faktin se në Jugosllavinë e Kralit të gjithë kombet e kombësit sllave ishin të pakënaqura me Serbinë, por nuk dime sa duhet pse edhe vetë serbët nuk ishin të kënaqur me vetveten, mos vallë, vetëm pse si Serbo-Jgosllavi nuk mundën me i spastrue Kosovë e Maqedoni nga shqiptarët, prandaj pasi nuk e kishin më në ndihmë-lidhje Rusinë komuniste, atëherë e menduan t’i shtroheshin Gjermanisë naziste hitleriane, e cila si aleate, Serbisë do t’i ndihmojë ose nuk do ta qortojë t’i zhdulkte, siç bënte ajo me jahudi,, apo jo?!ës hqiptarët, apo jo?! nUk dime a vetëm për këtë a për më shumë Knjaz Pavlje në emër të Mbretnisë Jugosllave ia i shjkoi në pfrehen Hitlerit, të cilit idha teslimin, të cilin do të nënshkruajë Qeveria Cvetkovbiq-Maçek, Gjenerali patriot Dushan Simoviqit çoi popullin në demonstzrata demostratat më 27 Mars 1941 nën parullën bolje grob nego rob (Ma mirë vorrr se rob-horr) ose bolje rat nego pakt (më mirë luftë se pakt), bën të prishet pakti, andaj Gjermania bombardoi Beogradin dhe e okupoi Jgosllavinë. Ushtria jugosllave as qe provoi me bë ezistencë,ajo si edhe e lita politike e Serbisë nuk e kis hall tjetër, veç atij që sugjeruam ne. Në të mirë të sugjerimit tonë dalin edhe këto dy dëshmi-deklarata të dy ushtarëve shqiptarë që ishin të mobiliziuar në atë ushtri. Këto dëshmi-deklarata nuk i kam dëgjuar vetëm unë.
Së pari, Haki Daut Veselaj , i cili kishte qenëdikun në vijën e parë të frontit i sistemuar në njësinë për me pengue ardhjen e forcave gjermane hitleriane. Sipas tij pritë-pozicionet i kishim të shkëlqyera, vetë gjenerali Simoviq i kishte planifikuar. Ndërsa ishim në ishim në prita, pamë forcat gjermane afroheshin disi pa drojë, vinin drejt nesh me motorra, kur u afruan në hapsinën ku mund t’i asgjësonin, instiktivisht ngrita tytën dhe deshta me i marrë në thumb. Oficeri që e kisha afër ma tërhoqi vërejtjen që edhe njëherë nëse ngre tytën do të më vrasë. Prit komandën. Gjermamët na kaluan dhe na rrethuan. Oficer-komandanti ynë dha shenjë, u ngrit dhe shkoi u dorëzua i pari. Pas pak u kthye me një njësit gjeman, kishte veshur uniformën e ushtrisë gjermane. Na dha urdhën me i dërzue armët. Gati të gjithë serbët që ishin me ne i ndau veç, ne të tjerëve të çarmatosur na dorëzoi roblufte dhe na mbyl[n vagona kafshësh. Si rob lufte na dërguan me punue në Gjermani. Kam robue deri sa na ka lirue Gjafer Deva.
Së dyti, Bajrush Begaj Jezerci, i cili si ushtar i dalluar kishte qenë i sistemuar në njësi speciale. Siç tregonte, atë njësi e kishin shmangur nga fronti. Si njësi fare nuk na lane me kontaktue me njësi gjermane. Një officer i lartë i Kralevinës ndërkohë na ftoi në bisedë dhe na zbuloi enigmen pse na kishin ruajtur për diçka të madhe. Na do të ishim përsëri ushtar të Kraljevionës së Sebisë në mision të veçantë, siç na tha, do të veproni nën komanden e forcave patriotike serbe, do të shfarosni armiqt tanë të mbredshëm turq e arnautë. Kur unë reagova që jam shqiptar, ai më tha ju që i jeni lojalë Serbisë e nuk jeni armiq do të falim krahinën e juaj ku do të sundoni. Pas kësaj më ndan nga njësia dhe më dorëzuan te gjermanët si rob lufte. Atje në Gjermani kam robue bashkë me disa rus, deri sa na kanë lirue amerikanët.
Nga këto dëshmi kuptojmë se serbët, si edhe më përpara ushtritë e tyre , qoftë si ushtria e Kralevinës, qoftë gjoja ajo progjermane e Nediqit, qoftë nacionliste e Drazha Mihailoviqit, nuk i ishin formuar për me mbrojtë a me çlirue vendin, por vetëm me mision pë të shfarosur e shqiptarët autiktonë nga Koova e Maqedonia, apo jo?! Po si do të veprojnë njësitë e partizano-komuniste serbe ndërkohë ndaj shqiptarëve gjatë e pas LDB, opinion ynë deri dikund është i njohur, por edhe ne, do ta rikujtojmë me ndonjë detaj në pjesën vijuese përmbyllëse të këtij cikli punimesh.