03/12/2024

MODERNITETI I NJË PROZE TË SHKURTËR

0
Edmond-Llaci-Vijat

Nga Timo Mërkuri

Edmond Llaçi një shkrimtar i qetë sarandit erdhi me librin e tij të tretë me skica e tregime “Tek vijat e bardha” që: njësoj si dy librat e mëparshëm është i vogël për nga formati dhe numëri i faqeve (140 f) por i fuqishëm për nga forca e shprehjes artistike, gjer në atë stad sa që mund të themi se është i pakrahasueshëm me prozën e shumë autorëve të tjerë saranditë, të paraqitur para lexuesit me vepra me pretendime. Në vitet e fundit, kemi parë një rritje të ndjeshme në numrin e veprave në prozë të botuara, të cilat pretendojnë të jenë krijime letrare-artistike të një niveli të epërrm, si dhe autorët e tyre që aspirojnë të fitojnë statusin e shkrimtarit. Megjithatë, duhet të bëjmë një dallim të qartë: Letërsia nuk është thjesht një rrëfenjë e shkruar; ajo përfaqëson një krijimtari artistike të mirëfilltë, me stilt ë ndryshëm për secilin autor. Për këtë mund të kujtojmë bujën që bëri në vitet ’65 dalja e romanit Tradhëtia, por që kritika e kohës së sotme çmon se ai libër ishte thjeshtë një rrëfenjë dhe jo një roman artistik. Ndërsa themi se letërsia është arti i të shkruarit, duhet të kuptojmë se ky art nuk qëndron vetëm te shtjellimi i subjektit, por së pari te mendimi artistik që shprehet në vepër, shpesh  edhe duke kapërcyer rregullat gramatikore për t’i dhënë formë një gjuhe që flet përtej fjalëve.

Në këtë kontekst libri i Edmond Llaçit jo vetëm që vjen si një vepër letraro-artistike, por e parë nga niveli i saj artistik, themi se ky libër është një ndër arritjet më të dukëshme të prozës së krijuesve saranditë, dhe duke qenë i treti i një zhanri të këtij autori e bën atë krijuesin më tipik të prozës së shkurtër shqipe jo vetëm në rrethin tonë. Dhe unë ju them se të krijosh një prozë të shkurtër është shumë më e vështirë se sa të lëvrosh prozën e gjatë.

I- Në qoftë se do flasim për prozën e Llaçit, unë ju them se stili i tij karakterizohet nga disa tipare dalluese që e veçojnë atë në letërsinë bashkëkohore. Disa nga këto tipare janë:

  1. Llaçi shpesh përdor njëstrukturë narrative të fragmentuar, ku ngjarjet nuk shpa-losen në mënyrë lineare. Kjo e bën rrëfimin të duket mërealist dhe reflekton natyrën komplekse të kujtimeve dhe përvojave njerëzore. Tregimi “Të rrëzohesh për…” struktura narrative e fragmentuar shfaqet përmes mënyrës se si ngjarjet dhe përvojat e personazhit nuk paraqiten në një rend linear, por ndërthuren në mënyrë të tillë që kalimi mes kohëve dhe ndodhive është fluid dhe jo gjithmonë i qartë. Kjo qasje e fragmentuar ndikon në mënyrën se si lexuesi percepton tregimin, duke krijuar një ndjenjë të rrjedhës së ngjarjeve që është e ngatërruar dhe jo lineare, siç është shpesh rasti me përvojat subjektive dhe reflektimet e brendshme. Duhet të shtojmë se ky tipar është një element i modernizmit të krijimtarisë së autorit, duke e ngritur krijimtarinë e tij në një shkallë më lart.

2.Dialogu në tregimet e Llaçit është minimalist, ku fjalët e shkëmbyera midis personazheve janë të pakta, por të ngarkuara me nënkuptime. Për shembull, në tregimin “Drekë morti,” dialogu i shkurtër, i cili është shpesh në heshtje, lë shumë hapësirë për interpretim dhe reflekton një tension të brendshëm ndërpersonazhor.

  1. Edmond Llaçipërdor simbole dhe imazhe tëforta për të përçuar mesazhe të thella, shpesh pa i shpjeguar ato drejtpërdrejt. Në tregimin “Në përjetim të atij tingulli,” figura e femrës simbolizon një botë të brendshme të mistershme dhe të sofistikuar, ku çdo detaj trupor dhe estetik bart një domethënie më të thellë. Veçse tipar I tregimit ky është dhe një qasje me rrymën moderniste të simbolizmit dhe te modernizimit psikologjik. Në aspektin e simbolizmit duhet të theksojmë se: në këtë tregim, figura e femrës nuk është thjesht një përshkrim fizik, por një simbol i botës së brendshme, një shprehje e ndjenjave të ndërlikuara, dëshirave apo kujtimeve të protagonistit. Ky përdorim i simbolit për të përfaqësuar një përvojë ose emocion më të thellë lidhet drejtpërdrejt me qasjen simboliste.Ndërsa qasja psikologjike është e dukshme në mënyrën se si figura e femrës reflekton ndjenjat dhe përjetimet intime të subjektit, duke krijuar një ndjesi të thellë të introspektivës dhe eksplorimit të vetes. Tregimi bazohet më shumë në ndjenjat dhe perceptimet subjektive sesa në realitetin e jashtëm, duke thelluar kështu lidhjen me rrymat moderniste që përqendrohen në brendësinë psikologjike të personazhit. Kështu, ky tregim lidhet ngushtë me këto dy rryma moderniste, duke përçuar thellësinë e përvojave dhe ndjenjave përmes simboleve dhe introspektivës së thellë.

4.Një aspekt tjetër i rëndësishëm i stilit të Llaçit është përqendrimi në psikologjinë dhe përvojën e personazheve. Tregimi “Ndjenjë” eksploron botën e brendshme të protagonistit në një mënyrë që thekson kompleksitetin emocional dhe mendimet e tij. Por ne duhet të specifikojme se: përqendrimi në psikologjinë dhe përvojën e brendshme të personazheve, ka një qasje të qartë me modernizmin psikologjik dhe ekzistencializmin.  Rryma e modernizmit psikologjik shpesh përpiqet të kapë kompleksitetin emocional dhe mendimet e individëve në një mënyrë intime dhe introspektive, duke kaluar përtej ngjarjeve të jashtme për të shqyrtuar se si përjetohen ato brenda mendjes së personazhit. Në tregimin “Ndjenjë,” theksi i Llaçit në botën e brendshme të protagonistit, duke eksploruar ndjenjat dhe mendimet e tij të ndërlikuara, është një shembull i qartë i kësaj qasjeje. Sqarojmë se tregimet që përqendrohen në përvojat e brendshme dhe ndjenjat e vetmisë, dyshimit, apo kërkimit të kuptimit, shpesh janë të ndikuara nga ekzistencializmi. Nëse në tregimin “Ndjenjë” protagonistit i paraqiten dilema ekzistenciale, si pyetja mbi kuptimin e jetës së tij, marrëdhëniet me të tjerët, ose ndjenja e humbjes dhe izolimit, atëherë ky tregim gjithashtu lidhet me këtë rrymë. Pra përqendrimi në psikologjinë dhe përvojën e brendshme të personazheve në tregimin “Ndjenjë” është një dukuri që qaset me rrymat moderniste të modernizmit psikologjik dhe ekzistencializmit, duke i dhënë thellësi dhe kompleksitet prozës së Edmond Llaçit.

  1. Llaçi është një njohësthellë i gjuhës shqipe, ku veç kësaj ai përdor një gjuhë të pasur dhe të hollësishme në përshkrimin e ambientet dhe ndjenjave të personazheve,  e cila krijon një atmosferë të gjallë dhe të prekshme. Në tregimin “Te ballkoni i shtëpisë,” përshkrimet e ambientit dhe të detajeve të vogla të personazhe-ve japin një ndjesi të përjetimit të drejtpërdrejtë të skenës.
  2. Në tregimet e tij, Llaçi shpesh përfshin elementekulturore dhe historikeqë pasqyrojnë sfondin dhe kontekstin e personazheve të tij. Tregimi “Në Athinë” eksploron realitetet e jetës në emigracion dhe përballjen me një kulturë të re, duke sjellë në pah përvojat dhe vështirësitë e integrimit.
  3. Teskicat e tregimet e Llaçi hasim atë që mund ta quajmë “Estetika e heshtjes dhe e moskomunikimit”pasi aty, personazhet komunikojnë më shumë përmes heshtjes dhe veprimeve se sa përmes fjalëve. Është pikërisht kjo estetikë e heshtjes që u jep tregimeve të tij një dimension emocional të thellë dhe shpesh të padukshëm.

Pra, stili i Edmond Llaçit, me përdorimin e këtyre tipareve, krijon një prozë artistikisht të ndjeshme dhe introspektive që kërkon një përqendrim e interpretim të kujdesshëm nga lexuesi për tu përjetuar si krijimtari artistike.

II- Duhet të pranojmë dhe të themi se gjuha e përdorur nga Llaçi në tregimet e këtij vëllimi është sa e pasur aq dhe e veçantë dhe dallohet nga disa element kyçe që e dallojnë atë në letërsinë bashkëkohore shqiptare:

1.Llaçi përdor një gjuhë të përmbledhur, ku çdo fjalë ka peshën e vet dhe ku nuk ka vend për tepricë. Ky minimalizëm krijon një densitet të lartë të kuptimit, ku lexuesi duhet të zhbirojë mes rreshtave për të kuptuar plotësisht mesazhet dhe ndjenjat e shprehura. Përdorimi i fjalëve të zgjedhura me kujdes bën që tregimet e tij të jenë të ngarkuara emocionalisht dhe të plotfuqishme. Në tregimin “Në përjetim të atij tingulli,” Llaçi përshkruan një skenë me pak fjalë, por të mbushur me ndjenjë dhe tension: “Ai i gotës me verë, për të vërtetuar se ajo ende ndodhej pranë tij, ngriti kokën dhe në atë përballim ndjeu atë që përpiqej ajo të shfaqte, ekzistencën e saj femërore.” Me këtë fjali të shkurtër, Llaçi arrin të përçojë një ndjenjë të fuqishme të tensionit mes dy personazheve. Fokusi është në ndjesinë dhe përjetimin, duke lënë shumë për interpretim dhe duke ftuar lexuesin të lexojë mes rreshtave.

  1. Edmond Llaçi shpesh përdor gjuhë që nënkupton më shumë se sa thotë. Dialogu i tij është i mbushur me nënkuptime dhe heshtje, që detyron lexuesin të interpretojë dhe të zbulojë domethëniet e fshehura. Kysubtilitet dhe nënkuptime bën gjuhën e tij të rafinuar. Në tregimin “Drekë morti”, dialogu dhe veprimet e personazheve janë të ngarkuara me nënkuptime që lexuesi duhet t’i interpretojë vetë: “Ai uli sytë dhe me ngadalë preku lugën, duke u përpjekur të gjejë diçka që nuk ishte më atje. Ajo heshti, por heshtja e saj fliste më shumë se fjalët e dikurshme.” Këtu subtiliteti i Llaçit del në pah përmes heshtjes që “flet” dhe përmes gjestit të vogël të prekurit të lugës, duke shprehur një ndjenjë të humbjes dhe mungesës pa e thënë drejtpërdrejt. Sqarojmë dëgjuesin se subtiliteti nënkupton aftësinë për të shprehur mendime ose ndjenja në mënyrë të tërthortë, të rafinuar, apo të heshtur, duke lënë shumë për të interpretuar dhe kuptuar më thellë. Pra, subtiliteti shpesh lidhet me nuancat dhe nënkuptimet që nuk janë të drejtpërdrejta, por që kërkojnë një përqendrim dhe vëmendje të veçantë për t’u kuptuar plotësisht.

3.Gjuhës së Llaçit i mungon përshkrimi i drejtpërdrejtë, duke përdorur në vend të tij simbole dhe metafora që i japin tregimeve një dimension të thellë. Në tregimin “Në Athinë,” simbolizmi i vendit dhe ambientit përdoret për të shprehur gjendjen e personazhit kryesor: “Në hijen e Akropolit, ai ndjeu peshën e historisë mbi supet e tij, si një barrë e padukshme që e shtypte gjithnjë e më shumë. Aty ku dikur ishte lavdia, tani kishte vetëm kujtime dhe pluhur.” Akropoli, një simbol i lavdisë së kaluar, përfaqëson barrën e kujtimeve dhe të kaluarës që ndikon në jetën e personazhit. Ky simbolizëm krijon një lidhje të thellë midis historisë dhe përvojës personale. Veç kësaj, kjo mënyrë e të shkruarit, e përqendruar në simbolikën dhe metaforat që reflektojnë përvojat e brendshme, ka një qasje të qartë me rrymën moderniste, veçanërisht me simbolizmin dhe modernizmin psikologjik. duke krijuar një lidhje të ndërlikuar midis botës së jashtme dhe përvojës personale të personazheve. Pra, dhe tregimi “Në Athinë” tregon qartë ndikimin e rrymave moderniste në prozën e Edmond Llaçit.

4.Llaçi përdor një realizëm të gjallë e të saktë për të përshkruar mjedisin dhe personazhet e tij. Ai shpesh përqendrohet në detaje të vogla që krijojnë një ndjesi të fortë realizmi dhe autenticiteti.. Në tregimin “Të rrëzohesh për…,” Llaçi përdor përshkrime të detajuara për të sjellë në jetë një skenë dramatike: “Rrugica ishte e ngushtë, me mure të larta nga të dy anët, të mbuluara me lagështi dhe myshk. Dritaret e vogla, të mbuluara me rrjeta merima-ngash, shfaqnin një botë të harruar brenda.” Këto përshkrime të sakta të mjedisit krijojnë një ndjesi të fortë realizmi dhe izolimi. Këtu rrugica bëhet një mikrokozmos që reflekton gjendjen e brendshme të personazhit.

  1. Interesant është se gjuha e Llaçit, më shumë se te disa autorë të diplomuar në letërsi, është e ndikuar nga kultura dhe historia shqiptare, si dhe nga përvojat e jetës në emigracion. Ai përdor shpeshreferenca kulturore dhe historikepër të pasuruar tekstin dhe për të krijuar një ndërlidhje të ngushtë midis personazheve dhe kontekstit të tyre. Në tregimin “Te ballkoni i shtëpisë”, Llaçi e lidh fuqishëm personazhin me vendin e tij përmes referencave kulturore: “Këtu, ku ndodhej dikur tavolina e familjes, ishte e pamundur të mos ndjeje frymën e të parëve, ata që kishin kaluar netë të gjata në këtë vend, duke biseduar për të ardhmen që tani ishte e shkuara jonë.” Pra referencat ndaj historisë dhe traditës shqiptare sjellin një lidhje të fortë emocionale dhe kulturore, duke e bërë gjuhën e Llaçit një mjet për të eksploruar identitetin dhe rrënjët. Veç kësaj duhet të shtojmë se përdorimi i referencave kulturore dhe historike në prozën Llaçit sjell një qasje të veçantë ndaj rrymave moderniste, sidomos në kontekstin e modernizmit kulturor dhe modernizmit letrar kombëtar.

6.Gjuha e Llaçit është e mbushur me emocion, por është një emocion i përmbajtur dhe i kontrolluar, që shpesh del në sipërfaqe përmes detajeve të vogla dhe momenteve të qeta. Kjo qasje krijon një tension të brendshëm që i mban lexuesit të angazhuar dhe të lidhur me personazhet. Në tregimin “Ndjenjë,” ndjenjat e personazheve janë të përmbajtura, por të fuqishme: “Nuk foli. Vetëm e pa. Në ato sy kishte më shumë se fjalë, kishte një tërësi ndjenjash që nuk mund të shprehej me zë.” Pra shohim se edhe pa dialog të gjatë apo përshkrime të hollësishme të ndjenjave, Llaçi arrin të kapë një moment emocional intensiv përmes një përshkrimi të shkurtër dhe të përmbajtur. Mirëpo duhet të kemi parasysh se: Minimalizmi emocional dhe përmbajtja e ndjenjave, të cilat Llaçi i përdor në tregimin “Ndjenjë,” janë karakteristika që lidhen fort me modernizmin letrar. Modernistët shpesh synonin të largoheshin nga përshkrimet e drejtpërdrejta dhe emocionale për të arritur një përvojë më komplekse për lexuesin. Në vend që të përdorin dialog të gjatë ose përshkrime të hollësishme të ndjenjave, autorët modernistë shpesh përqendrohen në çastet e heshtura, në gjendjet e brendshme dhe në ndërveprimet e vogla që nënkuptojnë më shumë se sa thuhet hapur.

Në këtë kontekst, tensioni i brendshëm dhe emocioni i përmbajtur që Llaçi e përçon përmes detajeve të vogla dhe momenteve të qeta, si në shembullin “Nuk foli. Vetëm e pa…,” është një teknikë që i jep lexuesit një ndjenjë të pasigurisë dhe intensitetit të përvojës njerëzore, pa pasur nevojën për të shpjeguar gjithçka. Kjo i jep tregimeve një thellësi që i fton lexuesit të angazhohen më shumë në interpretimin e kuptimeve të fshehura.

Po ashtu, subtiliteti në shprehjen e emocioneve dhe përdorimi i aluzioneve dhe nënteksteve janë qasje që karakterizojnë modernizmin, duke i sjellë tregimeve të Llaçit një lidhje të fortë me këto rryma letrare. Kështu, mënyra e tij e të shkruarit jo vetëm që pasqyron estetikën e modernizmit, por edhe krijon një hapësirë për lexuesin që të bashkëveprojë me tekstin në mënyrë më aktive, duke u bërë pjesë e procesit të interpretimit të ndjenjave dhe mendimeve të personazheve.

Në përgjithësi mund të themi se, gjuha e Edmond Llaçit është një gjuhë e rafinuar, me një ndjenjë të thellë për estetikën dhe simbolizmin, e cila pasqyron kompleksitetin e përvojave njerëzore dhe krijon një përvojë letrare të thellë dhe të pasur për lexuesin.

III- Fjalia më kryesore në nisjen e një vepre letrare është fjalia e parë e librit apo tregimit, ajo hap dritare për të parë më tejë , ajo hap portën për të zgjeruar gjeografinë e veprës. Llaç ka një aftësi të veçantë në përdorimin e fjalisë së  parë. psh, fjala e parë e tregimit “Në Athinë” f.10 hap një diapazon të gjerë kuptimor dhe emocional, duke vendosur menjëherë tonin për përvojën e subjektit brenda tregimit. Këtë fjali: “Sa herë ndodhem në kryeqytetin helen kaloj në një dimension tjetër,” mund ta analizojmë në disa nivele:

1.Fjalia nënkupton një ndryshim të menjëhershëm dhe të thellë që ndodh sa herë që subjekti shkel në Athinë. “Dimension tjetër” sugjeron një përvojë që shkon përtej përdit-shmërisë, diçka që e distancon atë nga realiteti i zakonshëm dhe e fut në një botë të ndryshme, qoftë ajo emocionale, shpirtërore, apo mendore.

2.Athina, si “kryeqyteti helen,” mban një ngarkesë të madhe historike, kulturore dhe mitologjike. Për subjektin, ky qytet nuk është vetëm një vend fizik, por një portë drejt një eksperience më të thellë, që mund të përfshijë ndjesinë e lidhjes me historinë, kulturën, filozofinë, dhe trashëgiminë e lashtë të Greqisë.

3.Shprehja “kaloj në një dimension tjetër” tregon një përvojë të thellë personale dhe intime që ndoshta nuk përjetohet nga të tjerët në të njëjtën mënyrë. Ky dimension tjetër mund të përfshijë kujtimet, reflektimet, ose ndjesitë që zgjojnë në subjekt përjetime të veçanta, që mund të jenë të lidhura me jetën e tij, përvojat personale ose kuptimet e tij për jetën dhe botën.

4.Termi “dimension tjetër” mund të interpretohet si një përzierje e realitetit me fantazinë, ku subjektin e përfshin një botë imagjinare ose e ndikuar nga fantazia e tij personale. Kjo sugjeron se për subjektin, Athina është më shumë sesa thjesht një qytet; është një hapësirë ku ai arratiset nga kufijtë e zakonshëm të realitetit.

5.Fjalia mund të sinjalizojë një udhëtim shpirtëror të personazhit, një eksplorim të vetes, mendimeve dhe emocioneve të tij kur ndodhet në këtë qytet. Dimensioni tjetër mund të jetë një shprehje e hulumtimit shpirtërir që ai bën kur ndodhet në Athinë, ndoshta i nxitur nga atmosfera unike e këtij qyteti të lashtë. Shprehja hprehja “kaloj në një dimension tjetër”  japin qasjen me modernizimin.

Mund të zgjatemi dhe në shembujt të tjerë, por krijuesit e mëdhenj kanë provuar dhe pohuar se fjalia më e vështirë dhe vendimtare e një vepre letrare është gjithmon fjalia e parë, pse ajo hap dritaren drejt një përvoje të pasur e shumëdimensionale, duke vendosur një skenë që sugjeron një ndërveprim të thellë dhe kompleks midis subjektit dhe hapësirës, si një vend që transformon perceptimin dhe ndjeshmërinë e tij. Këtu duhet kërkuar një nga sukseset e Edmond Llaçit, por duke qenë se ne jëmi në promovimin e librit të tij  të ri, duke uruar suksese të mëtejshme  autorit ftojmë lexuessit që ta shohin dhe në këtë prizëm prozën e tij të shkurtër, e cila do ju shfaqet më e bukur dhe me shumkuptimshmëri.

Sarandë, më 25 gusht 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok