25/12/2024

Mjeku i ushtarakut dhe xhandarmeria e Rames!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Nje mjek nuk e njollos nje spital, e aq ma pak nje sistem ndyresire si ky i joni! Nje mjek qe nuk merr leke, ne fakt, asht ‘delja e zeze’ ne kete sistem monstruoz dhe denigrues shendetesor qe asht instalue ne Shqipni!

Une besoj se ai djale do te dije ta ‘laje’ veten para maskarades se xhandarmerise shtetnore qe iu leshue ne mes te dites ne mes te pavionit, mas nji provokimi absurd! Show mjeran qe na u servir eskluzivisht neper ekranet qe shpejt do bahen show i radhes nga sulmi i xhandarmerise se kryeminitrit tuj, deshmoi se ai mjeku asht ‘delja e zeze’ e atij spitali ngrehine!

Edhe fmija 5 vjeç e din se ç’maskarade ka prodhue sistemi shendetsor ne kte vend qe nis qe nga ilaçet te gjitha te skadueme e po aq te damshme per njerzit, deri te mijera euro qe hidhen neper sheiket e spitaleve tona! Pa hy tek tenderat e spitaleve e tek kryevjedhja-vrasje kovidi!

Une gjithnje kam besue qe mjeket e ndershem, ne kete sistem monstruoz do te jene te rrezikuem ne çdo sekond te punes se tyne, sic asht i rrezikuem çdo njeri i ndershem i ktij vendi, ne çdo sektor, e ne çdo komunitet! Pra, ktu vjedhja, abuzimi dhe korrupsioni jane etikete nese ti do me mbete gjalle ne te kundert do arrestohesh se prish biografine e tufes! Mire qe pergojohesh, mire qe konsiderohesh i pazoti me kane si shumica, po nje dite te bukur te mrrine xhandarmeria e Rames dhe te fut ne vathen e hajduteve!

Ti smund te jesh perjashtim! Ktu smund te jesh i ndershem!

Te gjithe jena perballe me ushtri hajnash neper spitale, qe nga rojet e deri te shefa pavionesh e mjeke me emen! Ashtu siç jena perballe edhe me mjeke qe na kane lane me goje hapun e te shastisun si nga sjellja, profesionalizmi e deri tek mospranimi me u ul as per nje kafe! Duke qene se halli i kujtdo qe shkon aty asht ma i madh se sa leket, shqiptaret nuk e diskutojne vleren e tyne para vleres se jetes! Ndaj jane ba bashkefajtore me pahir! Mungesa e nje institucioni dalezotas ne kte vend na ka ba te jena te vetviktimizuem perballe maskarades se spitaleve, farmacive, sistemit ne teresi!

Gjithmone e kam pas bindje se ne spitalet tona, nese te bie halli, qe kujtdo i ka ra, te duhet ne nje dore kallashnikovi e ne tjetren valixhja e parave! Ne te kundert ose vdes kadale ose shpejt si me rastin e kovidit! Shqiptaret kto dy vite kane msue e psue shumecka neper spitale e asnje sguxon me hap za, as ata qe kane mujt me i nxjerr njerzit e tyne fshehtas nga germadhat e spitaleve kovid!

Sigurisht se ktu nuk ke ku flet! Ktu njerzit jane te bindun se nese flet vritesh, ashtu siç jane te bindun se rruga e vetme me i ba sherbimin robit tan te semure jane parate e shumta se ne spital nuk gjen dot as age e fasho, jo ma me i ba sherbimet qe i nevojiten nje pacienti!

Rasti i msymjes se xhandarmerise se Rames ne spitalin Ushtarak ishte mesazh! Ashtu siç ai di me çue mesazh qe diten qe ka marre pushtetin kur urdheroi hedhjen ne ere te shtepise se nje familjeje me emen! Prej 9 vjetesh ai nuk ka ba asnje pune tjeter veç mesazheve fikse dhe te mire orkestrueme ne çdo sektor, pune e njeri qe nuk asht mrena llojit te tij!

Dhe ajo qe i ndodhi mjekut ne spitalin Ushtarak mundet me i ndodh kujtdo ne kete vend! Kte mos e harroni-vetem hajnat, abuzuesit dhe te korruptuemit kane imunitet ne kete vend!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok